Home » Lajme, Vendore » Kuizi i diturisë “NEKTARI I MJEKËSISË 2014″

Kuizi i diturisë “NEKTARI I MJEKËSISË 2014″

Kuizi i dituriseMe moton “ NEKTARI I MJEKËSISË 2014 ” si kontribut shtesë i shkollës për ngritjen e cilësisë në arsimin dhe edukim shkollor, nxënësit e shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, profili i mjekësisë  me iniciativë të tyre dhe me përkrahje të fuqishme nga ana e drejtorisë së kësaj shkolle zhvilluan kuizin e diturisë.   Pas kerkesës së nxënësve të cilët i bënë drejtorit të kësaj shkolle për lejimin e organizimit dhe mbështetjen e këtij kuizi , ai pa asnjë rezervë mbështeti  këtë projekt dhe njëkohësisht ndihet tejet i kënaqur në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e këtij kuizi.

“Une jam SHUME KRENAR dhe i gezuar që sot prezantoj në këtë kuiz të diturisë, i cili organizohet për herë të parë, dhe besoj që në të ardhmën edhe profilet tjera, aktivet tjera do të marrin shembull këtë organizim nga ky aktiv dhe do të zhvillojnë kuize të njejta. Iniciativë e tyre ishte që fillimisht të zhvillohet përbrenda këtij profili  dhe pastaj të garajojnë të gjitha shkollat.”  Ing.Telat Arifi

Në këtë kuizë, i cili ishte nga lëmia e mjekësisë , garuan nxënësit e këtij profili nga viti i I-rë deri te i  IV. Me organizimin u morën nxënëset  Elma Zejnullahu dhe Edona Rexhepi, duke u mbeshtetur rreth  realizimit dhe qëllimit nga dr.Nazmi Z. Mehmeti, duke mos lënë anash përkrahjen e madhe nga të gjithë profesorët dhe nxënësit e kësaj dege.  Anëtarë të komisionit ishin : Dr. Shkelzen ArifiInf. Ahmet Ahmetidhe prof. Anitgona Mustafa.  Vendin e pare e mori klasa 2/7 me kujdestar prof. Ramil Aliu.
Përveç pyetjeve arsimore, kishte edhe poezi, ese, këngë, video sensibilizuese për fenomenet negative në shoqëri, dhe në fund një koktej rasti.

 “Kuizi në fjalë dhe natyra konkuruese pa dyshim që motivon nxënësit që të përgatiten më mirë dhe të kontribojn për fitoren e grupit të tyre, përkatësisht profilit në shkollë. Motivimi është shumë i rëndësishëm për angazhimin dhe përmirësimin e mësimit tek nxënësit. Ja vlen mundi për të gjetur aktivitete të ndryshme që nxisin të mësuarit dhe krijojn një klimë të mirë për të mësuar në klasë si dhe për të inkurajuar bashkëpunimin dhe dialogun mes nxënësve. Angazhimi i nxënësve në aktivitetet për vetëvlerësim dhe vlerësim reciprok është mjaft mirë i pranuar nga nxënësit. E rëndësishëm është që çdo nxënës të jetë i përfshirë në aktivtete konkrete.” dr.Nazmi Mehmeti

10733974_663423533771887_6131145627181434002_n   Kuizi mobilizoi tërë nxënësit dhe stafin e mësimdhënësve në mjekësi, me ndihmën maksimale dhe pa rezervë nga drejtoria e shkollës.
Synimi i organizatorëve është që në një të ardhme të afërt  ky kuiz të bëhet tradicional dhe  të zhvillohet edhe tek shkollat tjera, ku do të kishin mundësi garimi të gjithë nxënësit në një kuizë të këtillë të di  jës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch