Home » Lajme, Shoqëria Civile » Kujtesa historike: ME BURRAT E MALËSISË…

Kujtesa historike: ME BURRAT E MALËSISË…

Burrat e MalësisëMalësia e Bujanocit, është njëra ndër krahinat më të bukura të etnikumit shqiptar. Shtrirja e saj përgjatë vijës kufitare Kosovë – Serbi, pozita gjeografike dhe gjeopolitike, lartësia mbidetare, klima atmosferike etj, e kanë shndërruarë këtë zonë, krejtësisht, shqiptare, në një ambient të volitshëm për investimet vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë aspekt treva e Hashanisë apo krahinëza e Hashanisë, si e quan Prof Dr. Bahtijar Kryeziu, në librin “Onomastika e Hashanisë”, është shumë e veçantë. Hashania është një krahinëz etnografike po aq e veçantë, në mos më e veçantë se Gallapi dhe Anamorava,

veçmas sa i përket të folmes ose gjuhës. Sado që nuk mund të themi se aspekti gjeografik, relievi, klima, etj. nuk kanë ushtruar ndikim gjatë procesit shekullor të formimit të krahinave etnografike, ky aspekt nuk është vendimtar e aq më pak i vetmi që e përcakton një krahinë të tillë.

Krahinëza e Hashanisë të cilën e përbëjnë 9 fshatra kodrinore-malore sa i përket relievit, klimës, lartësisë mbidetare dhe bimësisë, është shumë e ngjashme me krahinën e Gallapit, ndërsa sa ju përket karakteristikave të tjera ndër të cilat është e folmja që janë veçori të cilat e bëjnë një krahinë të veçantë etnografike, ndryshimet janë të mëdha dhe këto treva janë tërësi të veçanta etnografike. Krahinëzën e Hashanisë e përbëjnë fshatrat: Gjergjec, Kranidell, Novosellë, Qarr, Priboc, Ramabuqë, Sedllar, Suharnë dhe Zarbicë. Tani komunës së Dardanës i takojnë vetëm dy fshatra: Kranidelli dhe Sedllari, ndërsa të tjerat i takojnë komunës së Bujanocit. Fshatrat Priboc e Zarbicë, pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1949 i kanë takuar Komunës së Dardanës, ndërsa në atë vit i janë marrë kësaj komune, pra i janë marrë Kosovës e i janë dhënë Komunës së Bujanocit, gjegjësisht Serbisë.

Zullumi i Beogradit ndaj Malësisë së Bujanocit, nuk pushoi me vite të tëra. Kulminacionin e dhunës etnike Serbia, e arriti gjatë vitit 1999, kur nga këto vise etnike dëboi me qindra familje shqiptare, duke e lënë këtë krahinë të bukur shqiptare me pak banorë.

Pavarësisht zullumit të ushtruar të Beogradit ndaj Malësisësë Bujanocit, nga kjo zonë kufitare, dolën burra, që me trimëritë e tyre i lanë namin kësaj krahine, duke u kthyre në një daulle të kauzës kombëtare.

Nga Malësia e Bujanocit, dolën burra të pushkës, të fjalës e besës shqiptare, emri i të cilëve zë vend krenarie në faqet e ndritura të lavdisë kombëtare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch