Home » Histori » KUJTIMET PËR HANET BRI RRUGËS NË “XHADEN E MADHE” TË MIT’HAT PASHAIT NË LUGINËN E PRESHEVËS DHE NË ATË TË BUJANOCIT

KUJTIMET PËR HANET BRI RRUGËS NË “XHADEN E MADHE” TË MIT’HAT PASHAIT NË LUGINËN E PRESHEVËS DHE NË ATË TË BUJANOCIT

 SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI

 

 

Shkruan: Reshat AVDIU * Preshevë, dhjetor 2011.

 

KUJTIMET PËR  HANET BRI  RRUGËS NË “XHADEN E MADHE” TË MIT’HAT PASHAIT NË LUGINËN E PRESHEVËS  DHE NË ATË TË BUJANOCIT

Prej kohërave të hershme Grykës së Moravës dhe Vardarit kalonin ushtri dhe tregtarë të ndryshme, të cilët udhëtonin prej Dubrovnikut në Selanik dhe për mes Grykës së Konçulit kalonin në Kosovë për në Novobërdë dhe në vendet tjera.   Nëpër fushën e Bujanocit kryqëzoheshin shumë rrugë të një rëndësie të veçant në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik. Kjo shkaktoi që në këtë udhëkryq kaq të rëndësishëm të formohet  një vendbanim fshatar që shumë shpejtë u transferua përmës tregëtisë në një qytezë tregëtie dhe të artizanateve të ndryshme mesjetare. Mu për këtë gjatë shekullit XIX, nën rrezhimin e perandorisë osmane, tregtia lulëzonte me një ritëm të shpejtë dhe mjaftë ishte profitabile në të gjitha segmented e saj të shëndosha.  Për ta bërë transportin e mallrave më lehtë dhe më shpejtë, Mithat Pashai reformatori turk, e ndërtoi Xhaden e Re (1863-1865), e cila prej Vraje kalonte përbri Bujanocit e shkonte mbi kodrën e Samolicës për në Çukark e që lidhej pastaj me Grykën e Vardarit. Pas ndërtimit të Xhades së Re (Carski Drum), Bujanoci u bë qytet më i vizituar nga udhëtarët dhe tregtarët e ndryshëm. Gomarët, kuajt dhe devet, të cilët shërbenin si mjete transporti filluan të zavendësoheshin me qerre druri dyrrotëshe të quajtura “koleshnik”; pastaj qerre katër rrotëshe të drurit dhe të hekurit. Njerëzit që bartnin mallin me qira (pagë) quheshin arabaxhi. Në fillim me këtë profesion merreshin serbët, kurse pas viti 1878 edhe (muhaxhirët e Vrajës, të cilët duke ikur nga zullumet e mëdha të ushtrisë serbiane të Princ Millan Obrenoviqit, e kishin lënë pas veti tërë pasurinë e tundëshme dhe ate të pa tundëshme atje në meleqetin e tyre të vjetër dhe e kishin marrë botën në sy, si muhaxhir (emigrant), për një kothere buke dhe një çfardo kulmi mbi kokë për ta dhe familjet e tyre të trishtuara nga të gjitha ato katrahura nëpër të cilat kishin kaluar duke ikur para falangës ngjekse vraste dhe sodomiste e ushtrisë serbo-ruso-sllave, nga Toplice e Sanxhakut të Nishit mandej nga Serbia Juglindore e Qarkut të Vrajës dhe të rrethinës së Masuricës. Edhe rapsodi popullor nga Ylqja jonë e vjetër ishte atëbotë mu në mesin e golgotës shqiptare muhaxhire e kishte rrahur dhimbshëm telin dhe i kishte vajtuar muhaxhirët e mjerë ashtu siç i kishte parë ai vetë me sytë dhe shpirtin e tij prej rapsodi.

”S’i vajtojnë t’mjert që kanë dekë,  Vajtojnë vetën qi gjallë kanë metë!”

Edhe gjyshi im Ahmeti dhe vëllai i tij Ibishi para se ky i fundit të katandisej gjithandej nëpër frontet e luftës së Jemenit. Ishin arabaxhinjët e parë muhaxhirë nga Bushtrani, ku mallin e bartnin nga magazet e Shkupit dhe të Kumanovës për në magazet e Bilaçit që ishin nën kontrollin dhe  mbikqyrjen e garrnizonit ushtarak turk aty afër kodrës “Top Bairi” të Bilaçit (vër. aut.).



 Këngë popullore muhaxhire per ato vite të stuhishme më 1877-1878.

Për udhëtarët e largët (arabaxhinjët) dhe kafshët e tyre të lodhura nga udhëtimi paraqitej nevoja për konak e pushim gjatë natës.Dhe mu për këtë arsye Xhades së Re (tashti rruga e vjetër, Bujanoc-Kumanovë) ndërtoheshin hane.Meqë kërkohej nevoja e madhe për ndërtimin e haneve nga Bujanoci e deri në Çukarkë, atëbotë u ngritën me dhjetëra të tilla. Më të njohura ndër to ishin: Hani i Zaim-Agës në Bujanoc, Hani i Agush Beut te Ura e Jerebicës (Thëllënzës) mbi lumin Moravicë, Hani i Pajazitit në Somolicë, Hani i Bilaçit dhe Hani i Rexhepit në Çukarkë të Preshevës.     Më vonë me ndërtimin e linjës hekurudhore më 1888, u tejkaluan vështërsitë rreth transportit të mallrave, për në vendet e largëta. Kështu hanet e atëhershme përbri rrugës, filluan ta humbisnin rëndësinë e tyre dhe vazhdimisht filluan të mbylleshin. Mirëpo, në ndërkohë Bujanoci ishte bërë qytet me tregti të zhvilluar dhe brenda qytetit paraqitej nevoja për hapjen e haneve të reja. Prej haneve që u ngritën gjatë kësaj kohe vëmendje të posaçme tërhiqte Hani i Zahir-Çaushit në Bujanoc, i cili dallohej për pozitën e tij të rëndësishme, pamjen e bukur dhe cilësinë e shërbimeve.Hani emrin e kishte marrë sipas emrit të pronarit të vet.                                                                          

Përballë hanit shtrihej tregu i kafshëve, ku të hënën, bëhej treg i madh dhe vinin njerëz nga të gjitha anët. Hani kishte dyer të mëdha të drurit dhe oborrin e rrethuar, kështu që brenda mureve të hanit më të sigurt ishin udhëtarët, për vete dhe për mallin e tyre. Në hanë kishte, gjithashtu, edhe vende për fjetje diku me një kapacitet prej 50 shtre- tërve. Poashtu në Hanin e Zahir Çaushit, mund të sigurohej edhe ushqimi për kafshët si dhe në afërsi të tij gjendeshin edhe mbathtorët “nallbanhonet” e usta Aliut dhe Bejzad Agës, ku njerëzit mund t’i mbathnin kafshët e tyre transportuese.   Mysafirët të përhershëm në hanin e Zahir Çaushit, ishin, zakonisht tregtarë që vinin nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia.     Prej tregtarëve më të rregullt të hanit ishin tregtarët më të shkathët dhe më të përmendurit e këtij rrethi si; vëllezërit Rama dhe Feta Leska, vëllezërit Saliu (Krivollakët) Veliu dhe Daliu, të cilët bënin tregti me Selanik e vendet të tjera e që ishin me origjinë nga Tërnoci.   Përpos tregtisë që bëhej në të, hani, gjithashtu, shërbente edhe si vend i kuvendeve, ku mysafirët shkëmbenin mendime të ndryshme rreth gjendjes së vështirë të popullit shqiptarë nën Perandorinë Osmane, e më pastaj edhe nën mbretërinë e ish Jugosllavisë së Krajlit.       Sipas fjalëve të Naxhije Zahirit nga Bujanoci, hani punoi diku prej vitit 1907 e gjer në mbarim të gushtit të vitit 1944. Pastaj në Bujanocë erdhën (brigadat partizano-çetnike komuniste dhe e rrënuan hanin me themel, siç e kishin djegur komunën e Bilaçit mandej serbët vite më parë e shkatrrojnë me themel xhamijën e Madhe të Bujanocit me Shkollën Ruzhdije dhe teqën e Bjanocit e cila gjendej në vendin e Gumoplastikës të sotme-vër. aut). Në vendin e hanit të dikurshëm, sot, gjenden dy shtëpi sebe mes zyres së avokatit Millutin Kovaçeviq dhe ndërtesës së Kuvendit Komunal, në vendin e mbathëtoreve “nallbanhoneve” gjendet Kuvendi Komunal, kurse në vendin e tregut të dikurshëm sot gjendet shkolla ekonomike “Sveti Sava.” Edhe sot ruhen të freskëta dhe me mjaftë nostalgji kujtimet për hanin e Zahir-Çaushit, vetëm si kujtes e hidhur sepse nga ky han pas rrënimeve(nga bishat piromane vandaliste karpatjane,nuk kanë mbetur as edhe gërmadhat e tij.

HANI I BILAÇIT

Xhahit Ramadani drejtor i parë shqiptar, pran “Radio Bujanocit,” shkruan dhe flet me mjaft nostalgji për të gjitha hanet shqiptare, në Kosovën Lindore, gjatë zamanit të Turqisë. Dhe në veçanti shkruan dhe flet për Hanin e Bilaçit, rreth “Xhades së Madhe” të Mithat Pashait, reformatorit turk me etni shqiptare.         Mit’hat Pashai ky reformator i shkëqyer, përveçse që e kishte trasuar “Xhaden e Madhe,” nga Vraja për në Kumanovë më 1863-1865. Por ai pasë dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve gjatë vitit 1867-1868, nga gjashtë nahit e Pashallëkut të Beogradit nga ushtria vrastare e Vozhdit të tretë serb  Mihajllo Obrenoviqit. Ai 150.000 mijë shqiptarëve që kishin ardhur dhe ishin vendosur nga  anë jugore e Mollës së Kuqe të Aliksincit. Ai për të gjithë muhaxhirët e shpërngulur dhunshëm  nga vatrat e tyre autoktone nga Pashallaku i Beogradit, bënë ngritjen e shtëpiave dhe objekteve tjera të nevojshme për banim.    Tregtia gjatë sundimit imperial Osman, kishte marr një hov të zhvillim gjatë shekullit të XVIII dhe XIX. Këtë lëmi do ta përshpejtonte edhe më tepër, Mithat Pashai,  me ngritjen dhe ndërtimin e rrugës, ku në popull ndryshe edhe do të quhej “Xhadeja e Madhe.” E cila rrugë nga Vraja do të kalonte afër Bujanocit, për në Kodrën e Somolicës, ku mandej do të zbriste nëpër fushën pjellore të Bilaçit, duke e lënë atë nga ana e majtë e saj, mandej rrugë do të vazhdonte për në Çukarkë duke u ndërlidhur me Luginën e Preshevës dhe ate tëVardarit për të vazhduar tutje për në Shkup dhe Selanik.   Në shej rrespekti dhe faleminderimit për ngritjen e kësaj rruge, e kishte marrë edhe emrin rruga e Mithat Pashait, në popull ende quhet dhe ruhet me nostalgji shprehja “Xhadeja e Perandorit” apo “Xhadeja e Moravicës”, Turqit rrugën e quanin “Yeni Cadde”(Xhadeja e Re). Shqiptarët gjithmon e quanin “Xhadeja e Madhe” apo “Xhadeja e Re.”Rruga e Mithat Pashait në krahasim me rrugët tjera egzistuese të deri atëhershme që ishin mjaftë të ngushta dhe gjarprore, ndërsa kjo Xhadeja e Re e Mithat Pashait, ishte mjaft  e gjërë dhe e drejtë me plot ura të bukura dhe të reja. Rreth saj ishin mbjedhur shumë drunjë të llojeve të ndryshme. Ndërsa njerëzit bëmirës për sevap rreth rrugës me kohë kishin ngritur çeshme të shumta. Për të udhëtuar nëpër këtë xhade për ate kohë ka qenë një kënaqësi dhe gëzim i vaçantë.

Një, përshkrim të shkëlqyer, për rrugën e Mithat Pashait, e ka dhënë shkrimtari i mirnjohur vranjanas Bora Stankoviqi në dramën e tij “Koshtana” thot: “Xhade e gjërë, e cila me plot kuptimin e fjalës ja vlenë të quhet rrugë e perandorit, nëpër të janë derdhur (ndërtuar) hane, saraje dhe çeshme të shumta.”  Nëpër këtë rrugë me qerre tërheqëse nga kafshët nga Nishi për në Kumanovë, është arrijtur për 24 orë. Me ngritjen e kësaj rruge tregtia në Pashallakun e Nishit, kishte arrijtur një lulzim të plotë. Disa vendbanime kishin filluar ta ndryshonin fizionominë e tyre, kjo më së tëpërmi kishte ndikuar në mënyrë reciproke për vet Bilaçin në veçanti.

Ndikim vendimtar në rritjen dhe zbukurimin e këtij vendbanimi, pati përveçëse rrugës perandorake, edhe ngritja dhe ndërtimi e kazermës ushtarake, për Garrnizonin Turk më 1878-1879. Edhe Jovan Cvijiqi me të drejtë Bilaçin e merr dhe e rangon si vendbanimin më të përkryer.

 

BILAÇI SI QENDËR TREGTARE – prej se mbahet mend të marteve në Bilaç, gjithmonë ka qenë ditë tregu, në pazarin e tij, më tepër vinin njerëz sesa në pazarin e Preshevës. Në panagjyrin vjetor, përveçse fshatarëve të rrethinës së Moravicës dhe të Pçinjës, aty vinin edhe tregtar nga: Kosava, Vraja, Krivo Pallanka, Ovçe-Polja dhe Velezi (Qupurlia) etj.

Bilaçi kishte filluar atëbotë të bëhej vendbanimi më i zhvilluar, rrënz maleve të Rujanit. Në të kishin filluar me të madhe të hapeshin: Hane, kafene, mandej lloj-lloj dyqanesh tregtie dhe punëtori artizanale. Me ringjalljen, e rrugës; Moravicë, Pçinjë, Qystendil. Qarshia e Bilaçit kishte filluar të zgjërohej, kishin filluar të mbijnë dyqane të shumta të cilët shtriheshin rreth kazermës ushtarake të Garnizonit Turk, madej rreth shkollës dhe komunës së Bilaçit. Përveçse dyqaneve në Bilaç ishin hapur edhe magaze mallrash me shumicë. Aty vinin tregëtar velezhas, ardhacak cincar (vlleh-vër.aut.) etj. flitej se në Bilaç gjatë zamanit të Turqisë, kanë egzistuar 120 dyqane tregtare.

Për udhëtarët e largët, arabaxhinjët dhe kafshët e tyre transportuese, nga rrugtimi i gjatë dhe i lodhshëm u bë domëzdoshmëri e kohës për pushim dhe strehim, për ta kaluar natën. Dhe mu për këtë arsye, rreth rrugës të Mithat Pashait sot “Xhadeja e Vjetër” Bujanoc Kumanovë, filluan të mbijnë dhe ndërtohen hane dhe se nga Bujanoci gjer në Çukark kanë qenë rreth dhjetë hane. Po i cekim si më të njohurit për ate zaman: Hani i Zaim-Agës në Bujanoc, Hani i Agush Agait tek ura e jarebicës (thëllënzës), mbi lumin e Moravicës, Hani i Pajazitit në Somolicë, Hani i Bilaçit dhe Hani i Rexhepit në Çukarkë të Preshevës. Të gjithë këto hane për diçka kanë qenë të njohur, nëpër këto hane kanë lindur dhe mbijetuar shumë anegdota dhe ngjarje të ndryshme që janë rrëfyer brez pasë brezi nga njerëzit e Kosovës Lindore. Hani i Bilaçit, ka qenë ma me në zë dhe më i randësishmi në kazanë e Bilaçit dhe si i tillë i vetmi ishte future në literaturën e shkruar ndërsa për të tjerit vetëm ishte përfolur dhe me kalimin e kohës ishin hedhur dhe mbetur në margjinë e harresës së kohës.                                                                                             Hanin e Bilaçit, e përmend dhe e vë në pahë Bora Stankoniqi në dramën e tij “Koshtana” dhe se kryeprotagonisti i kësaj drame Mitke, kishte ardhur nga Vraja që të dëfrehej, me zërin e ëmbël dhe tërheqës të këngës së gërnetës dhe muzikës të kristalt të çallgixhinjëve në Hanin e Bilaçit.

Përveçse Bore Stankoviqit, Hanin e Bilaçit e përmend dhe e zë n’gojë edhe kritiku letrar Millosh Savkoviq, ai mes tjerash thotë: “Se Deli Agushi kaçaku ma me në zë netëve të vona shpesh herë me shokët e tij kaçak, ka ardhur në Hanin e Bilaçit, duke ndenjur rreth votrës së zjarit  duke pirë duhan e raki me shokët e tij  për të dëgjuar ndonjë lajm të ri rreth qëndrimit dhe tendencës nga Porta e Lartë rreth tij dhe kaçakëve tjerë shqiptar që operonin me të madhe nëpër masivet malore të Karadakut dhe nëpër ato të Rujanit”! Zatën kazerma për Garnizonin ushtarak të Bilaçit ishte ndërtuar mu në Bilaç e jo në Tërnoc siç ishte paraparë, sepse atje lëvizja kaçake ishte më e koncentruar se nëpër lokalitetet e Kazasë së Bilaçit-vër.aut.).   Kush, dhe kurr është ndërtuar Hani i Bilaçit, nuk ka dëshmi të shkruara d.m.th. dokumentuese, mandej nuk dihet se deri kur ka shërbyer në veprimtarinë e tij dhe gjithashtu edhe nuk dihet emiri i pronarit të hanit. Duke e marrë parasyshë se ai gjendej në njërën nga ngastrat e Bilaçit, me siguri pronari duhej të ketë qenë Bilaças (shqiptar-vër.aut.) dhe për ate hani edhe e kishte marr emrin Hani i Bilaçit.

Nga ndërtimi arqitektural, ishte; “si një vajzë e bukur” (kao ubava devojka). Nga ana lindore e hanit 3-4 km, në lugshtajë shtrihej katunti i madhë-Bilaçi. Dhe se duke udhëtuar nga Vraja për në Shkup nga 26-29 tetor më 1886. Stojan Novakoviqi më 26 tetor 1886 ka kthyer në Hanin e Bilaçit që të pushonte dhe drekonte me suitën e tij. Dhe shumë gjallërisht i përshkruan deri në detale veçoritë e hanit.

Duke e krahasuar me Hanin e Somolicës i cili gjendej, nga kufiri serbo-turk 10 km në afërsi të Bujanocit i cili ishte në mes të fshatit i braktisur pa askend mbrenda. Ndërsa për Hanin e Bilaçit thotë se është: “Si njëri ndër hanet më të mëdhenjë të kohës, në shënimet e Novakoviqit thuhet se oborri i hanit ka qenë në formë katrore me një sipërfaqe për rreth 3.000 metra katrore i rrethuar me murë të lartë 2-3 metra. Dhe se në han hyej nga dyert e mëdha dhe të forta, rreth rrugës jo shum larg hanit gjendej çeshmja me koritën e madhe e punuar nga druri i bungut e cila shërbente për të pirë ujë kafshët tërheqëse të arabaxhinjëve që e bartnin mallin nga Shkupi e Kumanova dhe nga Selaniku i largët për në magazet e Hanit të Hasan Haxhiut që gjendej në Morave, posht Masuricës Plakë, ku mandej me arabaxhinjë tjerë distribuhohej nëpër tërë Toplicën e Sanxhakut të Nishit nëpër rrugën tjetër që quhej rruga e deveve (kamilarski drum).

Në mbrendinë e oborrit nga këndi i tij verior, ishte kuzhina në formë të shkronjës shqipe L, edhe nga ana përëndimore gjendej dhoma me të njejtën forme si edhe kuzhina e tij me votër dhe oxhak.Mënjëher pranë kuzhinës gjendej dhoma tjetër më e madhe me dritare të kthyera nga jugu me stufën e saj prej metali dhe se mbi tër sipërfaqen e kësaj dhome të fjetjes, shtrihej krevati i madh. Sipas shënimeve të Stojan Novakoviqit, krevati e përfshinte një të tretën e sipërfaqes së dhomës së fjetjes.Ai kishte qenë i mbuluar me hasra (rogoze), para dhomës dhe kuzhinës gjendej streha e mbuluar për gjatë, kjo mbulesë mbahej në shtylla (të punuara me shija nga dora e ndonjë mjeshtri shqiptar të profesionin përkatës sigurisht nga ndogjëra nga puntorit e artizanateve që ishin të shumta atëbotë në Bilaç-vër.aut.).    Në oborrin e madh dhe mjaft ipozant të hanit, udhëtarët dhe tregtarët i futnin qerret e tyre të ngarkuara me mall, ndërsa kafshët i vendosnin nëpër stallat e hanit dhe se mbrenda përmbrenda mureve të larta të hanit, ishin më të sigurt ata vet dhe malli i tyre që e bartnin. Nga rradhitja arqitekurale e hapsirës së ndërtesës e cila shërbente si han shihet se kuzhina e tij ka shërbyer edhe për përgaditjen e gjellërave të ndryshme. Lëkurat e deshve (ogiçëve) të cilat tereshin të mbërthyera për muret e mbrendshme të oborrit, dëshmojnë se në han janë therrur edhe desh dhe kështu për mysafirët e hanit janë përgaditur shujta me mish. Dhoma e madhe ka shërbyer për të fjetur, ndërsa mbi zjarrin e votrës në verig rrite varrur kusia e bakrit me ujë nga e cila mbusheshin xhavzet për zierjen tash në botë e njohur si kafeja Turke.  Hani i Bilaçit nuk ka qënë vetëm se si vend, ku kanë mundur udhëtarët dhe tregtarët e lodhur, ta kalonin një natë. Por, aty gjithmon kishte qenë një gjallëri e vaçantë, për arsye se i njejti gjendej në periferi (margjinë) të fshatit, ai gjithashtu ishte vend i dëfrimit dhe i sefasë. Të rijtë e Bilaçit  për të parën herë i kanë shijuar, pikat e para të alkoholit dehës dhe ashtu duke u fshehur nga njerëzit, netëve të vona janë kthyer të dehur nëpër shtëpitë e tyre.   Aty gjithmon mësohej diçka e re nga ndonjë udhëtar i rrallë nga viset e largëta, si për shembull ndonjë këngë e re dëgjohej dhe mësohej, apo edhe ndonjë anegdotë e pa dëgjuar deri atëher nga njerzit e Kazasë së Bilaçit. Duke lakuar në han udhëtarët e largët kanë sjellë dhe njëkosisht kanë shpjerrë më tutje informata të randësishme, mbi ngjarjet në Stamboll dhe për mbretërinë e madhe të Perandorisë Osmane. Sipas shënimeve të Stojan Novakoviqit, Hani i Bilaçit ka qenë shumë i vjetër, por i ruajtur shumë mire.Ai gjithashtu hanin e quante edhe si: “Përmendore të jetës mesjetare, vetëm se Turqit konzervator të cilët ishin të prirur për një jetë të tillë kanë mundur ta ruanin hanin e bukur të Bilaçit” përfundon Novakoviqi. Rreth Hanit të Bilaçit gjer më tani, ka pasur fjalë dhe shënime, mandej edhe për hanin e ri të Bilaçit në vetë qytezën mesjetare të Bilaçit ka shënime por jo edhe aq të thukta historike dhe bindëse si për hanin në Xhaden e Madhe të Mithat Pashait. Ndërtesa tjetër që sherbente si han atëbotë  gjendet nga ana e majtë e rrugës, kur nga çeshmja që gjendet në qendër të katundit, ku rruga mandej të shpie në drejtim të xhamijës, në lagjen e çitakëve të Bilaçit. Ndërtesa shpesh her e ka ndryshuar përdorimin i tij, duke iu përshtatur nevojave të kohës. Sipas kujtimit dhe rrëfimit, kjo ndërtesë është njëra ndër ndërtesat më të vjetra të Bilaçit, kjo një kohë ka shërbyer si kafene, më pastaj në të mësuesi i pa harruar Ali efendiu, në katin e sajë të dytë, ua mësonte bilaçasve të rinjë shkronjat e para të alfabetit arab (elifin), dova nga Kur’ani dhe matematikë.  Dëshmohet se kjo ndërtesë ndonjëher, ka qenë si shkollë dhe se bilaçasit shumë herët ia kanë ditur randësinë shkollës dhe diturisë (para dhe pasë dyndjeve të mëdha me dhunë të shqiptarëve nga Toplica e Sanxhakut të Nishit dhe nga Qarku i Vrajës më 1877-1878, se edhe stërgjyshrit tanë kur kishin ardhur në kazan e Bilaçit ishin pritur mjaftë mire se edhe ata tregonin vetë shkonin në mejtep me vendorët tjerë si me shqiptarët dhe turqit e Bilaçit-vër.aut.).   Pasë mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në ate ndërtesë veprimtarin zejtare të karpantjerit (zdrukthtarisë) dhe ate në katin përdhes e kishtin filluar ta ushtrontin mjeshtrit më me në zë në tërë Kazanë e Preshevës, usta Idrizi dhe Nazmi Çakërri, të dytë ishin bilaças të vjetër. Ndërtesa ishte pronë e vëllezërve Jakup e Nijazi Nallbanit, sipas të gjitha gjasave  këtë ndërtesë e kanë ble nga Baba Agushi. Qemajli djali i Jakup Nallbanit, i cili ishte edhe pronari i fundit e ka rrënuar ndërtesën më të vlefshme të Bilaçit, ku vendit i jepte një pamje impozante orjetale, në vendin e saj është ndërtuar, një ndërtesë e re e kohës së sotme.     Nga ndërtesa e rrënuar e Hanit të Bilaçit kanë mbetur vetëm se rrëfimet dhe anegdotat dhe ndonjë shënim për të, me zhvendosjen e kufirit serbo-turk më 1878. nga Molla e Kuqe në Ristovcë, hanet kishin filluar ta humbisnin randësinë e tyre dhe të shkatrohen.    Me ndërtimin e linjës hekurudhore më 1888, e cila do të kalonte jo shumë larg Bilaçit, transporti i mallrave me të madhe do të fillonte të bartej përmes hekurudhës. Hanet nga ajo kohë kishin filluar ta humbisnin vlerën e tyre, saktësisht nuk dihet se gjer kur ka punuar Hani i Bilaçit, ku sot nuk egziston as edhe gjurma më e vogël e tij. Përmendet vetëm se çeshmja e tij. Ajo edhe sot quhet “Han Çesmasi” (Çeshmja e Hanit), në bazë të së cilës mundet përafërsisht të përcaktohet vendi, se në një zaman të shkuar aty ka qën hani më i bukur i të gjitha kohërave.”7  Në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

 

 

 

* ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

 

 

 

P.Sh. Të nderuar lexues, ju që keni shprehur dëshirë te kontaktoni me mua këtë mund ta bëni në këtë email adresë: reshat_avdiu@hotmail.com mob.044-303588 apo  063-7181747.

 

Faktet historike në retrospektivë, për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e gjerë te Molla e Kuqe në Katund në veri të Nishit në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, nuk janë ndriçuar sa duhet dhe si duhet për shkencën e historiografisë sonë të lavdishme dhe të bujshme. Unë po pëpiqem me mundësitë e mia të bëjë diçka në këtë drejtim. Duke e ngushlluar  vehtën se do t’i nxisë një ditë që edhe bashkëmendimtarë tjerë nga ato anë të Shqipërisë Verilindore të shkruajnë edhe më mirë se unë. Për me qenë puna më nxitëse dhe produktive në këtë drejtim, duhet të kërkohet nga shikuesit dhe të interesuarit e atyre anëve dhe muhaxhirëve të Kosovës që RTP dhe RTK, të fillojn reprizimin e dokumentarit në 9 pjesë “Lugina e Preshevës dikur dhe sot”. Ku aty ne mënyrë shumë transparente janë dhënë shumë faktete historike nga tereni (life) për Sanxhakun e Nishit, Kazanë e Vrajës, Mollën e Kuqe etj.

 

 

 


 


 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch