Home » Opinione » Kulminacioni i të eturit për pushtet

Kulminacioni i të eturit për pushtet

XHAVIT ÇITAKUNëse eventualisht shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe nëse ky koalicion pas-zgjedhor vazhdon të jetë së bashku me Haradinajn për Kryeminister, LDK definitivisht do të shkrihet në AAK,por edhe në parti të tjera dhe fajin për këtë do ta këtë lideri i saj dhe gjithë Kryesia që i kanë futur veshët në lesh e asgjë nuk po kuptojnë

Nga XHAVIT ÇITAKU

Po dëgjoj, po lexoj, po edhe vetë po rezonoj, po edhe vetë po shtroj pyetjen se kah po shkon LDK, kah po ecën ky subjekt politik, që dikur ishte emër i përveçëm , ashtu siç ishte i përveçëm edhe  lideri i saj Dr. Ibrahim Rugova. LDK ishte një emblemë  e fillimit të ndryshimeve dhe të forcimit të faktorit shqiptar në ish-Jugosllavi dhe të rrugëtimit drejt pavarësisë së Kosovës nga okupatori serb. Athua ka mbet edhe pak frymë rugoviane në këtë parti, apo vetëm është një fjalë goje që ngarendin ta flasin udhëheqësit e saj. Unë personalisht mendoj se, sidomos, vendimi i fundit i kreut të LDK-së që të dorëzohet para kërkesave të AAK-së e posaçërisht që këtij subjekti politik t’i jepet posti i Kryeministrit, rugovizmit iu zu fryma në fyt. Merre me mend LDK, dikur lidere në skenën politike të Kosovës,  iu  nënshtrua aq papritmas një formacioni politik që mëzi mori mbi nëntë për qind të votave dhe kjo është më shumë së një ligështi dhe një rezonim jo me larg se deri të hunda. Isa Mustafa me këtë hap të ngutshëm që ndërmori dëshmoi qartë se nuk është një udhëheqës i denjë, se nuk është një prijës që mban premtimet, se nuk është një lider i vendosur për të çuar amanetin deri në vend. Së pari, Isa Mustafa shkeli vendimin e Kryesisë dhe të organeve më të larta të LDK, të cilat e patën nominuar që ai të qeverisë me vendin në katër vjetët e ardhshme. Së dyti, ky njeri doli  ndesh me premtimet që i dha elektoratit gjatë fushatës zgjedhore se Kosova do të qeveriset nga LDK dhe se vendi do të këtë një të ardhme të ndritur dhe një zhvillim të hovshëm ekonomik, përkatësisht se gjatë mandatit qeverisës, pos tjerash, do të hapen 120 mijë vende pune. Së treti, ky lider u tregua mendjelehtë, u tregua lakmitar, apo më mirë më thënë u tregua shumë i pa vendosur në realizimin e atyre premtimeve që vetë i dha dhe të cilat buronin nga kërkesat e organeve më të larta, anëtarësisë dhe simpatizuesve të kësaj partie politike. Ishte një program ambicioz që e u përkrah, u mbështet fuqishëm. Dhe tash prapë shtrohet pyetja si do të realizohen ato synime, ajo rrugë e ecjes përpara, ai gjallërim ekonomik, ai punësim i madh, kultura, sporti. Këto nuk do ta shohin dritën kurrë, se tjetër kush do të marrë “ kumonën” , përkatësisht me këtë do të merret Ramush Haradinaj , i cili doli “ faqe bardhë”, doli krenar para anëtarësisë së vetë. Doli me “ faqe të bardhë” se premtimin e dhënë se ai do ta qeverisë vendin e mbajti, e fitoi aq lehtë. Doli fitimtar para një akademiku . Doli i vendosur: ose unë Kryeminister, ose i bashkohem dikujt tjetër. Dhe nga frika se mund ta humb edhe pozitën e Kryetarit të vendit, pa një pa dy Isa Mustafa u dorëzua, i tha: për hajr kryeministria.

As pozitën e Kryetarit Isa nuk e ka të sigurt

Nisur nga zhvillimet e bisedave pas marrëveshjes pas- zgjedhore shihet qartë se edhe pozitën e Kryetarit Isa Mustafa nuk e ka të sigurt. VV tash për tash është një subjekt që vendos për realizimin e formimit të qeverisë së re, sepse numrat nuk i kanë tri subjektet e koalicionit. Udhëheqësitë e kësaj partie politike  qeverinë, që eventualisht do të formohet, e quajnë emergjente, që do të thotë se ajo është e përkohshme dhe do të këtë jetë më së shumti dy vjet, atëherë kur edhe i skadon mandati Kryetares aktuale Atifete Jahjaga. Me një fjalë, edhe përpara kushtëzimeve të Vetëvendosjes është rënë në “ gjunjë” lideri i LDK-së dhe vetëm sa nuk e ngrit zërin e të bërtas: aman merruni vesh se mbarova. Nga lajmet e fundit merret vesh se nga këshilltari i Angela Merkelit kërkuan që të bëjnë” trysni” tek minoritet që të jenë pjesë e koalicionit paszgjedhor sepse me VV-në nuk janë të “ Sigurt”. Po as me minoritet nuk do të këtë farë hajri sepse pjesa më e madhe e delegatëve do të jenë të udhëzuar nga Beogradi dhe kur të duan do të mund të “ përmbysin” qeverinë. I vetmi  “shpetim” që do të prodhoj qeverisje stabile me mandat të plotë do të ishte një koalicion ndërmjet PDK-së dhe LDK-së dhe eventualisht minoritet, ose vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse eventualisht shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe nëse koalicioni LDK, AAK dhe Nisma merren vesh, siç e bënë edhe këto ditë, që Kryeminister i ardhshëm të kandidohet  Ramush  Haradinaj, definitivisht LDK do të shkrihet në parti të tjera për shkak se anëtarësia dhe elektorati në përgjithësi i këtij subjekti politik nuk kanë për kë të votojnë apo thënë më mirë se qeveria po i “shitet”  AAK-së. Tash Isa Mustafa doli edhe me një sihariq tjetër se koalicioni me AAK do të jetë i përhershëm. Po cili politikan që ka tri herë më pak vota nuk do ta pranonte një gjë të tillë kur postin e Kryeministrit e ka të sigurt. Së këndejmi, Isa Mustafa duhet të rezonoj me logjikën e arsyes e jo atë të karrierës politike personale. LDK i duhet Kosovës. LDK duhet të bëhet më e fort, më e madhe, më e fuqishme në veprim. Mirëpo, nëse vazhdohet me këtë ngulm dhe vendosshmeri të pa menduar mirë nga lideri i saj, këtë subjekt politik nuk e presin ditë të mira në të ardhmen. Pra, pasojat do të jenë shumë të dëmshme dhe të pariparueshme. Për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm, në rend të parë, lideri i saj e më pastaj edhe Kryesia, organet më të larta dhe anëtarësia e gjerë. Reagimi duhet të jetë i shpejt, efikas, me përmbajtje e i pasur me ide të kapërcimit të kësaj “ amullie” në të cilën gjendet LDK.

Një koleg- gazetar në vitet e tetëdhjeta kishte fituar një post të rëndësishëm në një Komunë në Republikën e Kosovës. Pas një kohe u takuam dhe pos tjerash e pyeta: Pse bre burrë e lëshove gazetarinë e iu fute politikës? Ai kishte këtë përgjigje: Nuk e di ti se sa mirë është me kanë udhëheqës. Dhe duke i parë zhvillimet e fundit, përkatësisht cirkun e këtoditëshëm  politik të zhvilluar në Kryeqendrën tonë pa fije dyshimi po vërtetohet ajo përgjigje e kolegut se qenka mirë të jesh në pushtet dhe të kesh pushtet.

Mbështetje më të madhe PDK-së në parlament ia dha AAK-ja

Në deklaratat e tij Haradinaj me dëshiren e madhe për të filluar sa më parë detyrën  Kryeministrit, harron shumë shpejt se pas kthimit nga burgu ishte ai që i nisi bisedat për të bërë koalicion me PDK-në. Nga burgu “ yrysh” e në Kryeministri. Sa ka turp ky njeri që të sillet me këtë dyfytyrësi  nuk  mund ta kuptoj, por një gjë mund ta kuptoj se në vend që të jap përgjegjësi për dështimin e tij pas zgjedhjeve për një rezultat shumë të dobët të arritur, ai vazhdon të tregoj përralla se çka është e drejtë e çka jo. Si mund të thotë se është fitues i zgjedhjeve me 80 mijë vota karshi liderit të PDK-së që ka afër 50 mijë vota më shumë se krejt AAK-ja. Ndërkaq, tash thotë se askush nuk dëshiron të bëj koalicion me PDK-në. Është kjo e moralshme. Po t’ia lëshonte vendin e Kryeministrit Thaçi, për Haradinajn do të ishte gjithçka në rregull dhe koalicioni për të do të ishte një akt demokratik, e kam fjalën pas lëshimit nga burgu. Dhe dëshmia e dytë që Haradinaj nuk është serioz në deklaratat e tij tregon shembulli në Parlament. Cila parti i dha më shumë përkrahje e që e mbështeti PDK-në në legjislaturën e fundit. Pa dyshim kjo ishte AAK-ja. Vetëm kur ka inate, gjelozi e pse të mos themi edhe urrejtje është e mundshme që një lider që ka vetëm mbi nëntë për qind të votave të elektoratit të “ nominohet” për Kryeminister. Nuk është vetëm kjo. E thotë edhe atë se së Bashku LDK, AAK dhe Nisma me këtë rast janë fituese të zgjedhjeve, ndërsa në anën tjetër që të trija nuk i kanë numrat për të formuar qeverinë.

Qeveria e emërgjences dhe mbështetja për “ Partinë e haraçit”

Veprimet e fundit të liderit të “ Vetëvendosjes”, Albin Kurti, po e dëshmojnë si një politikan i “ rryer”.  “ Me një t’rame, tri tvrame”, thotë një fjalë popullore. Kështu veproj edhe Kurti duke i futur në një thes humbësin, “ haraçin” dhe të “ korruptuarin”. Kjo parti gjithsesi është kundër formimit të qeverisë Thaçi3, mirëpo në mënyrë të  vendosur është deklaruar se do të përkrah marrëveshjen e tre liderëve vetëm nëse qeveria e prodhuar nga ajo marrëveshje heq dorë nga bisedimet me Beogradin dhe të ndërpritet privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha ekonomike të vendit. Po cili subjekt politik, pos vetëvendosjes, ka guximin ta bëj një gjë të tillë. Asnjë. Dhe prapë po them asnjë. Por pse po themi se kjo parti dhe lideri i saj janë të pjekur politikisht. Në rend të parë, nisma e kësaj partie që opozita të lidhë një koalicion pas -zgjedhor ishte ide e saj, që pa një pa dy tre liderët ranë në “ grackë” shumë shpejt dhe në mënyrë bombastike para opinionit dolën me atë marrëveshje të arritur pa pyet Kryesi a ndonjë organizem tjetër partiak. “ Vetëvendosja” që po krijon një stabilitet në elektoratin kosovar dhe që po gjenë hapësirë të bollshme për të manovruar me të paditurit dhe të uriturit për pushtet, doli edhe me një emërtim të “ çuditshëm” të qeverisë që mendohet ta krijojnë LDK, AAK dhe Nisma . Lideri i saj po e quan Qeveri emergjente dhe sa unë mund ta kuptoj, kjo qeveri , nëse krijohet, nuk do të këtë jetë të gjatë. Se sa janë të vetëdijshëm këta lakmitarë të pushtetit për këtë emërtim mbetët shumë për të dëshiruar. Në të vërtetë, në momentin kur nuk realizohen kërkesat e VV, qeveria bie. Mos mbetsh me të qajt  komshiu. Megjithatë, po ia shoh për të madhe VV-së për shkak se edhe pas zgjedhjeve dhe marrëveshjes paszgjedhore partinë e Haradinajt e konsideron si “ parti të haraçit”, që i bie se mbështet dhimbjen, frikën e tmerrin që kanë njerëzit afarist nga kërcënimet e përditshme për jetën e tyre dhe të familjeve nëse nuk e paguajnë haraçin e përcaktuar. Nga disa deklarata të udhëheqësve të VV-së po shihet se edhe atyre po u “ Xiglohet” me u fut në qeveri, por sa do shkelin “ premtimin” e tyre të dhënë se nuk e përkrahin një qeveri që dialogun për sovranitetin e vendit, kjo mbetët të shihet. Megjithatë, shenjat e fundit flasin se diçka po lëshohet pe edhe në këtë pikë. Janë për biseda në parim, por… BE nuk mund të kushtëzohet. Po edhe këta do të mund të arsyetohen, tek e fundit, se këtë hap e ndërmorëm vetëm e vetëm që të mos instalohet qeveria “ Thaçi 3”. Pak fjalë edhe për Nismën.  Kishin paralajmëruar udhëheqësit e saj se do ta befasonin edhe pesimistin më të madh për rezultatet që do t’i arrijnë pas zgjedhjeve parlamentare. Vërtetë kjo nismë qytetare befasoi, por jo ashtu siç kishin paralajmëruar dy figurat kryesore të saj, Krasniqi dhe Limaj sepse mezi e kaluan pragun prej pesë për qind të votave të fituara.. Por, qëllimi i tyre, megjithatë, sikur është arritur. Po thonë se i kanë numrat që ta rrëzojnë ishin shefin e tyre.

Po ku mbeti PDK në këto allishverishe paszjgedhore. Po mbeti e vetme dhe sytë e vëmendjen e ka përqendruar tek Komisioni Zgjedhor se vallë mos, rastësisht, po ndodh mrekullia dhe AKR po kalon pragun dhe në këtë mënyrë t’ua prish planet atyre që menduan dhe planifikuan aq shpejt, me nguti e revanshizëm, që lideri i saj Thaçi të mos ulët në karrigën e Kryeministrit për të tretën herë. Po ashtu, përkundër një qetësie që po mbretëron në taborin e kësaj partie, në të parë, edhe këtu vërehet një lloj nervozizmi dhe një lloj dyshimi e pasigurie se si do ta interpretoj  Gjykata Kushtetuese kërkesën e Presidentes Atifete Jahjaga. Të befasuar me një triumf bindës karshi partive të tjera, udhëheqësit e kësaj partie nuk ishin sa duhet aktiv që gjatë gjithë kohës të kontaktojnë subjektet tjera politike për një koalicion të mundshëm. Se sa meritore është PDK që edhe një mandat të qeverisë me vendin këtë e vendosi sovrani, por, megjithatë, shumë punë nuk u kryen, shumë dobësi e dukuri negative ishin prezente gjatë gjithë këtyre gjashtëvjeçare të udhëheqjes së saj.

Atmosferën e fundit të krijuar në restorantet e Kryeqendrës sonë  mund ta pagëzojmë: Përralla me tupan- gazi i botës…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch