Home » Opinione » Kulti i gjarpërit na qenka Iliro-Serb?

Kulti i gjarpërit na qenka Iliro-Serb?

”Vetë emri ilir, siç kemi theksuar edhe më parë, është i lidhur për një kafshë toteme – gjarpërin, ndërsa legjendat antike të cilat rrëfejnë për lindjen dhe prejardhjen e të parit të fisit të gjinisë ilire, Illyriosit mitologjik, tregojnë për lidhjen e ngushtë të këtij erosi me gjarpërin. Të përsërisim këtu se prindërit e Illyriosit, Kadmi dhe gruaja e tij Harmonia – edhe vetë janë shndërruar në gjarpërinj.”

Aleksandër Stipqeviç – Ilirët

 

 

 

 

Kur të kaluarën tonë e gjuajmë me gurë sikur dikushdreqin pas kodrës, dhe ajo e kaluar nuk largohet nga ne se prap duhet që në vitin tjetër ta gjuajmë , e kjo zgjatë me qindra e qindra vjet, atëherë jemi në një perpetuum mobile . Por këtu e kemi një ndryshim në mes të djallit të paskodrës dhe të kaluarës sonë. Ne të kaluarën e shofim në gjuhën që e flasim  , në dokomentat që flasin ,në nëntokën dhe nënujin tonë , kurse Dreqi i paskodrës është një imagjinatë së cilës duhet tí frigohemi dhe kështu duhet vazhdimisht ta gjuajmë me gurë.
A duhet hedhur gurë mbi të kaluarën tonë ? Prap po viejme deri te një një përfundim bipolar, deri sa Djallin e përmendur e gjuajmë dhe e gjuajmë­ , ate askush nuk e përvetëson  ai ritual i mbetet gjithmonë atyre ,kurse historinë dhe të kaluarën tonë duke e gjuajtur me gurë, duke e mohuar , duke e nemur dhe duke e mospërfillur atë e përvetësojnë të tjerët. Ajo (historia e jonë )ishte , ajo i shkruante rrjedhat   jetës , ajo preket  , ajo shijohet dhe është një terësi jo virtuale e cila kur nuk ”kullandriset” nga pronarët atëherë të tjerën e bëjnë si të vetën; sepse ata kan nevojë për histori ata kanë nevojë për mjë mbështetje. Një popull pa mbështetjën e së kaluar ai është një komb i shpifur.  Ai nuk ka ardhmëri. Ç´po ndodhë me ne ? Neve nuk na duhet historia, se atë e gjejmë në Europën e Bashkuar!. Jo, as Europa nuk të do ,nuk të pranon nëse je i pa histori ,nese nuk e ke një CV (curriculum vitae) së të kaluarës.

Një mik më shkruan:”I nderuari zotëri Fahri Xharra e kam një pyetje ? pse historianët dhe akademia e shkencave heshtin ose nuk ndermarrin diçka rreth ketyre fakteve të shumta historike që i kemi !!! me aktin e heshtjës ose të pasivitetit neve indirekt po i ndihmojmë “fqinjeve” qe ta shkruajnë historinë e tyre ne dëm te gjenezëz Shqiptare !!! pse po ndodh kjo ?”(I.Sh.) .Sipas të gjitha gjasave  tek ne heshtja paguhet- iu përgjegja.

 

Serbët e kanë një aftësi copy-paste ,që historinë tonë e përvetësojnë lehtë, e kanë për nder që të përshkruhen  me të kaluarën tonë , e kanë për nder që t´i thurrin hymne te ”kaluarës” së tyre , dhe krenohen me atë që nuk është e tyre. Sa vështirë që nuk ka ligj kundër plagjiaturës së historisë , dhe ne sipas të gjitha fakteve duheshim ti padisnim . Por kush ?  kur heshtja nuk flet ajo nuk të mbronë ajo nuk ta zbardhë fytyrën.Me siguri që duelin gjugjësor do ta humbnim. Në këso rastesh avokati më i mirë mbrojtës është libri ,janë librat ,janë dokumentet që flasin  se faket janë në duart tona. Botës duhet t´ia mbushim bibliotekat , internetit duhet bërë që të flet shqip.
E dëgjuat nga titulli i shkrimit se fjala është për kultin e gjarpërit që paska pasë folur serbisht që moti , që nga ilirët e deri sot. Gjarpëri mitik ilir e  paska folur  gjuhën e parë në botë ,gjuhën serbe.

 

Sipas serbëve: ” Ilirët ishin një grup i fiseve Indo-Europiane, të cilët e paskan banuar një pjesë të Ballkanit Perëndimor  si dhe brigjet jug-lindore të gadishullit të Italisë. Territori i banuar nga ilirët u bë injohur si Iliria nga autorët grek e romak, territore këto që ishin tokat e ish-Jugosllavisë (Serbisë, Bosnës dhe Kroacisë, dhe popujt serbë ,boshnjak dhe kroat i paskan rrënjët nga Ilirët)”

Pastaj vazhdohet.” Mitologjia dhe religjioni i Ilirëve është i njohur vetëm nëpërmjet përmendjes së perendive të ilirëve në Perandorinë Romake.. Në Ilirinë jugore  si i shenjt njihej gjarpëri i biri i Drakut dhe Drakenës. Vetë emri Ilir  në përkthim do të thot i lirë dhe është i shoqëruar me gjarpërin. Sipas legjend­ës Kadmusi me anën e Enkelejve u martua me Harmoninë dhe iu lindi djali Ylirosa, të cilit gjarpëri i dha fuqi dhe forcë magjike,kështu ai do të bëhët lindësi i Ilirëve.”

”Totemismi  ( sistem i besimit ku njerëzit, thuhet të jenë  në lidhje familiare ose marrëdhënje mistike me një qenje-shpirti të një bimeje apo gjalleseje..Totemi apo terësia thuhet që kanë bashkëvepruar më    një grup familiar apo një individ duke iu shërbyer si emblemë apo  simbol) duket që ka luajtur një rol të madh tek rrënjet tona (Illyrians Snake (OldSerbian Roots) , tek Ilirët. Ngajshmëria e emrave të disa fiseve serbe-ilire me objekte natyrale apo shtazë e sajon argumentin shumë të fortë për besimin e tyre totem. E rëndësishme është që itek Ilirët ( rrënjët e serbëve) ishin dy kulte ; ” kulti i diellit ” në veri dhe ”kulti i gjarpërit në Ilirinë Jugore. Gjarpëri është konsideruar si simbol i pjellëshmërisë , rotarë i shtëpisë dhe pasurisë dhe i pavdekshmërisë nëpërmjet ringjalljës .”

 

Një gjë ta kemi të sigurt që serbët e njofin historinë tonë shumë më mirë se ne.

Të vërtetat për pellazgët, ilirët ,luftërat tona , mbijetesën tonë dhe shqiptarët  i gjenë shumë më  mirë të shkruara në librat serb  se sa në ”historitë ” tona.

Që të jem më i qartë , nëse lexoni diçka mbi të kaluarën parahistorike dhe historike të serbëve  , vetëm aty ku shkruhet serb lexoni  shqiptarë dhe e keni historinë në duar.

 

Serbët janë të aftë për manipulime historike ; i kanë mbushur bibliotekat e Europës me trilogjitë e tyre , me ” të kaluarën ” e tyre , me ” vuajtjet” e tyre gjatë historisë. E ne ?

 

Fahri Xharra, 06.11.13

Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch