Home » Lajme, Vendore » Kultivuesit e duhanit të pa kënaqur me çmimin e pagesës

Kultivuesit e duhanit të pa kënaqur me çmimin e pagesës

Skender  Emini  nga fshati Bushtran ka 40 vite që merret me kultivimin e duhanit . Kjo punë e vështirë  nuk po I paguhet sa duhet pasi me çmimin e tanishëm nuk po arrit ti mbuloj as shpenzimet.Si Skenderi, të pa kënaqur me çmimet  janë edhe shumë  kultivues të tjerë. Të gjithë familjarët  i përkushtohen kësaj kulture bujqësore me zell,por fundi është i hidhur për ta pasi me ato të holla nuk arrijnë të mbijetojnë.

Dikur Komuna e Preshevës ishte ndër kultivuesit e mëdhenj të prodhimit të duhanit , por profiti nga kjo prodhimtari I ka shuar shpresat  e bujqëve. Fshati Bushtran është prodhuesi më i madh i kultivimit të duhanit. Në këtë fshat 30 shtëpi edne vazhdojnë të merren me këtë kulturë bujqësore.

Një sukses në këtë lëmi e ka dëshmuar edhe Selim Salihu nga fshati Tërrnoc i cili ishte fitues i gjethit të artë të duhanit, për vitin 2012 në Panairin ndërkombëtarë të bujqësisë në Novi Sad.

Grumbullimi i duhanit në vendin tonë fillon nga data 12 nëntor .

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch