Home » Kulturë » Kultura e Vinçes dhe të parët tanë

Kultura e Vinçes dhe të parët tanë

”Kur po kritikojme per hajni, korrupsion, familjarizem, degradim, ahmaki, kamishoizem, xhigavje, sjellje-pshtellje, zhvleresim, tenderomani, antigjygje, pakurrizoizem, para-institucionalizem e zaptim, nuk po e bejme vetem se po na humbin pak pare ketu e pak aty, pak shancë kendej e pak andej.

 

Po e bejme se po na humbin ditet, mundesite e potencialet per te bere nje SHTET. Nje shtet qe nuk ja palojne xhamadanin te tjeret sa here qe kane qef, por nje shtet qe zhvillohet ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht aq sa per te prodhu’ mireqenie e siguri per qytetaret e vet. Nje shtet qe kur flet megjithate zgjon respekt e dinjitet.(Lumir Abdixhiku)”. Kurse unë  fjalën e kam për të dy shtetet shqiptare.

 

Po ç`ka lidhje kjo që u tha më lartë me Kulturen e Vinçes? Ka bile edhe shumë.

. Kultura e Vinçës është një fakt ,është një epokë e gjatë historike që nuk mund të përvehtësohet nga serbët edhe pse ata pjesërisht  sot jetojnë në ato toka ku ishte zhvilluar ajo kulturë,pra Kultura e Vinçës..Por ata po e përvetësojnë.

 

Në një hapësirë prej Detit Egje e deri në Budapest, nga fushat e Sofjes e deri në gjysmën e Bosnës është zhvilluar Kultura e Vinçës ,kultura më e madhe më e zhvilluara parahistorike e Europës. Llogaritet që kjo Kulturë  e lashtë në Ballkan  ,një civilizim 5 000 – 4 000 vjet para krishtit është vazhdimësi e një kultureje të lashtë të Neolitit e cila mbështetej 1ë në kohën e zoolitit (burime serbe)

Shtrirja gjeografike e Kulturës së Vinçës

 

Kultura e Vinçës e ka marrur emrin sipas lokalitetit Vinça ,14 km largë Beogradit të sotëm. Dikur në vitin  1892 në takimin e Shoqatës së gjeologëve të Serbisë,JovanZhujoviqiiu tëhoqi vërejtjen për vebdodhjen e këtij thesari historik.. Në vitin  1897 u treguan eksponatet e gjetura aty  u arrijt përfundimi që kishin të bënin me një lokalitet parahistorik ( (Nikoliq D. dhe Vukoviq J. , 2oo8Vinça- nekripoli parahistorik)

Vinça si etillë është vendbanimi neolit më i famshmi dhe më i madhi në Europë. Këty ku takohe lugunat e Danubit dhe Beloçicës gjindej para 45-35 shekuj paraKrishtit , metropola e një kulture tejet të pasur.. Nga kjo del që Vinça  është një fenomen i cili pasqyron zenitin e kultures së Neolitit në Europë.

 

Shtresat e shtresimeve historike në thellësi 10,5 m na japin një pamje rrënqethëse të parahistorisë.. Si një shtrojë të shtrenjtë  në vijën vertikale të thellësisë nga sipërfaqja e tokës shtrihen njëra pas tjetrës gjurmët e verdhe,të kuqrremta, te përhirta dhe të zeza të formuara  nga mbetjet e vendbanimeve të shkatërruara, kolibave të djegura, gropave dh gropëzave  ,shpellëzave dhe varreve.. Çdo shtresë e tillë e  i pasqyron  fazt e veçanta të posaqme të jetës në Vinçë, të cilat përmbajnë thesarët e vërtetë të materialeve më të ndryshme që nga armët e  veglat  nga guri dhe ashti,enëve  për përdorim të përditshëm, vaza të zbukuruara në mënyrë luksoze ,nga figurinat antropomorfe dhe dhe zoomorfe, ,bizhuterive   bëra nga metalet e shtrenjta dhe të rralla të gjitha këto të mbaruara në Vinçë.

Vinça është e hulumtuar pak, Në vendin e hallakatur janë gjetur me mijëra gjësende të vlerëshme të cilat sot i xbukukrojnë muzetëe Serbisë dhe të Europës, Vinça nuk është e vetme por kultura me emrin e dhe të epokë së saj janë gjetur edhe në lokalitetet e Vërshacit, Kragujevcit , Mitrovicës dhe ,Prishtinës( duke mos u përmendur gjetjet  dhe zhdukjet e gjetjeve nnë Pejë dhe Gjakovë.) bëhen në atë kohë qendra religjioze e në të njejtën kohë edhe vatra që në mënyrë shumë të madhe ndikojnë në krijimtarinë artistike të Evropës së mesme dhe asaj Juglindore të kohës së neolitit.

. Qindra mijëra figurina e dhe vazat rituale të gjetura në ato vende e trgojnë jo vetëm dhuntinë e madhe të atij populli për art dhe sajimin  e praksës religjioze në kuadër të kultures së Vinçës.

Fotoja : Kurtouazi e Znj, Brunilda Renova

 

Ajo  jetë  e posaqme e shenjtë  e krijuar në Kulturën e Vinçës u krijua më së voni 40 shekuj para ardhjes së krishterimit në këto anë.. Këtu u krijuan edhe themelet e  e mitologjisë së Dimitrit dhe Dionisit dhe farkëtarit hyjnor të Efesit. Me metodën S-14 është konstatuar se Kultura e Vinçës kulmin e saj e kishte rreth 37 shekuj para epokës së re. ”(burime serbe)

 

 

Po e përseris ”… po na humbin ditet, mundesite e potencialet per te bere nje SHTET. Nje shtet qe nuk ja palojne xhamadanin te tjeret sa here qe kane qef, por nje shtet qe zhvillohet ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht aq sa per te prodhu’ mireqenie e siguri per qytetaret e vet. Nje shtet qe kur flet megjithate zgjon respekt e dinjitet” . Pra kishte me na u dasht një Shtet me dinjitet e autoritet ndërkombëtar që  që të kemi guxim që të kërkojmë që së paku t`i kemi edhe njerzit tonë në zbulimet e lartpërmendura se ato hala nuk kanë mbaruar. Historia e jonë është më shumë nën tokë se sa mbi te..

 

Zbulimet më të reja të arkeologëve serb hudhin dritë në këtë civilizim që mendohej se ishte vetëm  bujqësor dhe e përpunimit të qeramikës.Burimet serbe thonë ( se ku të marrim ato burime shqiptare për këte qytetërim):” Hulumtimet në lokalitetin e Bellovodës tregojnë se  banorët e lashtë të Serbisë( kush ishin ata? fxh) e kanë njohur edhe përpunimin e metaleve ,si dhe egzistimi i minierave të asaj kohe”

Në kohën e përmendur , Belovode ishte metropolë e rëndësishme e Europës- vendbanimi shtrihej në sipërfaqe mbi 100 hektar dhe që kishte 700-800 shtëpi.Edhe për përmasat europiane ky do të ishte vendbanim shumë i madh i kohës së neolitit të cilët zakonisht shtriheshin  nga 5 në 10 ha.Ky vendbanim ishte themeluar 5500 vjet para Krishtit dhe ishte zhvilluar deri në vitet 4500 pr.K. .Lokalitetin e kishte gjetur një arkeolog amator Nikola Kërstiqi , arsimtar. Ai që ne vitin 1950 e kishte krijuar harten  arkeologjike të atij vendi (Homolje-Belovoda) duke i shënuar mbi 187 lokalitete arkeologjike,dhe ku kishte gjetur vegla dhe keramikë të ndryshme.

Kutuazi e Z.Mirsad Çapriçit

 

Mu për këte po e lypi të kishim një shtet plot dinjitet i cili e rrespekton edhe arkeologjinë. Por të vazhdojmë me shënimet serbe : Pastaj u zbulua një zbulim  senzacional ( pra rrethi i Pozharevcit) xehe e pa përpunuar e bakrit, sipas së cilës vërtetohej se epoka e Vinçes  e njihte përpunimin e metaleve.

Ovakvi nalazi upućuju na zaključak da je Vinčanska kultura prva metalurška kultura u Evropi, a možda i u svetu. Sipas përshkrimit të fshatarëve të vendit që aty gjinden do xehe të kaltërta ( malakit dhe azurit), dhe me hulumtimin e mëtutjeshëm u zbuluan  sistemi i kanaleve dhe gropave dhe u gjet xeherorja më e vjetër në Europë. Zbulimi ishte epokal ,me përmasa botërore; sepse deri atëherë (1995) mendohej se djepi i metalurgjisë ishte Lindja e Afërme dhe se njeriu e njifte përpunimin e metaleve para 4 mijë vjetësh , gjë që zbulimi i Belovodes e shtyu epoken e përmendur edhe për 1500 vjet ( më herët)

Lajmet e fundit bëjnë të ditur se në këtë lokalitet është kyqur edhe Muzeu Britanik , mu për shkak të rëndësisë botërore arkeologjike dhe historike, të këtij zbulimi.

 

”Nje shtet qe kur flet megjithate zgjon respekt e dinjitet” – po sigurisht vetëm në atë mënyrë e bëjmë vendin tonë të vlerëshëm. Si dhe pse?

Ne nuk dijmë ti ruajmë gjërat tona që fati na i ka lënë në tokat tona që ne sot i zotërojmë; se ato gjëra që e vërtetojnë historinë tonë vetë i zhdukim apo iu ndihmojmë të huajve  që sa më lehtë të na i zhdukin.: ”Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ( të Shqipërisë) sqaroi dje ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditët e fundit të 2012-s në Kishën e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit ku janë shkatërruar në mënyrë të përbindshme afreske të Onufrit. Ministria nëpërmjet drejtorit të saj të Trashëgimisë Olsi Lafe e ka ndjerë për detyrë një sqarim për opinionin publik vetëm sepse media ka publikuar ngjarjen e rëndë dhe ka bërë përgjegjëse ministrinë me gjithë heshtjen e saj. Lafe ka paraqitur një kronologji të ngjarjes dhe qëndrimin e ministrisë, e cila e ka mësuar aktin e dhunës më 2 Janar 2013, kur e ka njoftuar Kisha Ortodokse. Dhunimi i kishës ka ndodhur duke u gdhirë 31 dhjetori. Kemi të bëjmë me një Monument Kulture të Kategorisë së Parë prej vitit 1963. Muret e kishës janë pikturuar nga Onufri në vitin 1554 dhe pasqyrojnë skena të ndryshme biblike. … Nga inspektimi i këtij grupi është konstatuar se afresku është dëmtuar, goditur, prerë dhe shkulur në mënyrë të dhunshme dhe mekanike nga mjete të forta dhe persona të pandërgjegjshëm dhe të painformuar mbi procesin e shkuljes apo heqjes se një pikture murale. Grabitja është bërë e fragmentuar dhe e fokuÇështjasuar në pjesët e portreteve të shenjtëve kryesorë të ikonografisë biblike. Në tentativë për t’u vjedhur por në pamundësi për t’u shkulur ka qenë portreti në figurën e Shën Mërisë me Krishtin tek altari, portreti i figurës së Shën e Premtes (shenjti të cilit i është dedikuar kisha), shkrime të ndodhura në pjesën e brendshme të altarit (ndër to është shkruar emri i piktorit të kishës Onufri), figura mbi nike, pjesë të portretit të dëmtuar të një shenjti në të majtë të absidës (portreti i të cilit është dëmtuar gjatë shkuljes dhe është lënë i fragmentuar kishe.(Shekulli,10.01.13)

Çka është bërë në restaurimin e Kulturës së Komanit?

Fahri Xharra

21.01.113, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch