Home » Lajme, Rajonale » Edhe sot vazhdojnë të shtënat në Kumanovë

Edhe sot vazhdojnë të shtënat në Kumanovë

kumanovo pokriv10 Maj 2015 – Edhe gjatë ditës së sotme janë dëgjuar të shtëna në qytetin e Kumanovës ku gjatë ditës së djeshme u zhvilluan përleshje mes forcave policore dhe një grupi të armatosur.

—————————————————

Kumanova foto pas konfliktit 2015

9 Maj 2015 – Sipas informatave të gazetarëve të TV Alsat-M nga tereni, aksioni policorë në Kumanovë ka përfunduar. Është asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me policinë derisa raportohet se njëri prej tyre është vetëvrarë. Të tjerët i janë dorëzuar policisë.

——————————

Kumanova foto pas dorezimit

Grupi i armatosur është dorëzuar me flamuj të bardhë. Kjo mësohet jo zyrtarisht në minutat e fundit dhe ka zëra gjithashtu se dorëzimi ka ardhur pas negociatave. Ende mbeten të paqarta detajet rreth negociatave dhe negociuesve megjithatë intensiteti i të shtënave është ulur. Sipas dëshmive nga Kumanova mendohet se të paktën 20 pjesëmarrës nga grupi i armatosur janë dorëzuar ndërkohë për rreth 10 të tjerë vazhdohet të negociohet. Këto të dhëna akoma nuk janë konfirmuar nga policia. Ekipet e xhirimit  të Alsat vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes dhe mund të konfirmojnë reduktimin e të shtënave.

 

 

——————————

Jankullovska: Pesë policë të vrarë, mbi 30 të plagosur

Gordana Jankullovska_20Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska në konferencën për media njoftoi për bilancin e përleshjeve të sotme në Kumanovë, me ç’rast theksoi se nga radhët e MPB-së kanë mbetur të vrarë 5 police derisa mbi 30-të kanë mbetur të plagosur.

Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin  1981 nga fshati Bërvenicë, Nenad Serafimovski i lindur në vitin 1987 nga fshati Zubovcë i Gostivarit, Sasho Samojllovski i lindur në vitin 1982 nga Tetova. Ndërkohë nuk janë bërë publik edhe emrat e dy pjesëtarëve të tjerë të mbetur të vrarë, nga shkaku se akoma nuk janë njoftuar familjet e tyre.

Jankullovska u shpreh se MPB-ja nuk ka informata për civil të plagosur, ndërsa ka viktima edhe nga ana e grupit te armatosur  por nuk e dinë numrin e saktë të tyre. Sipas saj bëhet fjalë për persona nga vendi dhe shtetet fqinje.

Jankullovska gjatë konferencës gjithashtu njoftoi se forcat policore edhe më tej mbeten të pozicionuara në Kumanovë, në pikat strategjike ngase sipas saj vlerësohet se  gjendja akoma është e rrezikut të lartë.

Aksioni ka qenë i vështirë dhe është një ndër aksionet më të vështira me të cilat është përballur policia e Maqedonisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch