Home » Lajme, PVD, Vendore » KUMTESË E KRYESISË SË PVD-së

KUMTESË E KRYESISË SË PVD-së

Në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur, të premten në Bujanoc, PVD ka shqyrtuar dhe analizuar situatën aktuale në Luginë të Preshevës

Zhvillimet e fundit në bisedat me përfaqësuesit e  Qeverisë së Serbisë rreth kërkesave për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, sidomos, mos aprovimi i amendamenteve  të deputetit Riza Halimi në procesin e aprovimit të Ligjit për selitë e gjykatave dhe prokurorive, dëshmon qartë mosgatishmërinë e qeverisë serbe që zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve t’i qaset me seriozitetin e duhur dhe në frymën e standardeve të BE-së.

Tendenca e imponimit të zgjidhjeve duke u bazuar në rezultatet jot ë plota të Regjistrimit të popullatës më 2011, duke e konsideruar Bujanocin komunë me vetëm 214, Preshevën me 461 dhe Medvegjën me 521 shqiptarë, duke mohuar në këtë mënyrë ekzistimin e mbi 60 mijë shqiptarëve tjerë, për PVD-në është e papranueshme.

PVD, po ashtu e sheh të dëmshëm qasjen e ministrive përkatëse ndaj Këshillit Nacional të shqiptarëve të cilat në mënyrë sistematike, duke shkelur ligjet vendore, ia mohojnë dhe bllokojnë  kompetencat këtij institucioni.

PVD, gjithashtu, shpreh brengosjen dhe indinjatën më të thellë me rastin e vdekjes në rrethana të paqarta të Reshat Bajramit, veçanërisht, kur ekzistojnë indicje të bazuara se I ndjeri R. Bajrami, më herët, kishte kërkuar ndihëm mjekësore e cila nuk i është ofruar.

Duke pasur para sysh gjithë këto argumente, PVD, konsideron jo produktiv dhe të dëmshëm vazhdimin e bisedave me këto kushte diskriminuese

 

Bujanoc 22. 11. 2013

 

Partia për Veprim Demokratik

                                                                                                                               Riza Halimi kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore