Home » Lajme, Vendore » KUMTESE E PVD LPD UDSH: KUVENDI BUJANOCIT SHKARKON 66 SHQIPTARË

KUMTESE E PVD LPD UDSH: KUVENDI BUJANOCIT SHKARKON 66 SHQIPTARË

KUVENDI BUJANOCIT SHKARKON 66 SHQIPTARË

Koalicioni aktual serbo-shqiptar në Bujanoc, në përbërjen e të cilit janë PD e Nagip Arifit me 12 këshilltarë, ndërkohë që bllokun serb prej 9 këshillarëve e përbëjnë DS, Grupi qytetar Stojança Arsiq, SPS dhe grupi joformal „Sveti apostolli Petar dhe Pavle“, në stilin e spastrimeve ideopolitike të kohës së komunizmit dhe të spastrimeve etnike të kohës së Millosheviqit, para skadimit të mandatit, ka shkarkuar nga detyrat e anëtarëve të bordeve menaxhuese të ndërmarrjeve komunale 66 shqiptarë, për t,i zëvendësuar ata me pjesëtarë besnik të këtyre këtij koalicioni. Aq më tepër vendime e sotme janë aprovuar në një seancë jolegjitime, në të cilën kishte munguar kuorumi i domosdoshëm për vendimmarrje, i cili me Statutin e komunës është 21 këshilltarë. Duke mbajtur seancën me 18 këshilltarë legal dhe legjitim, koalicioni aktual ka shkelur dispozitat e Rregullores së Kuvendit-neni 83- të Bujanocit, dhe Statutit të kësaj komune neni 37, i cili parasheh: „Kuvendi komunës vendos nëse në seancë marrin pjesë shumica nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve“, ndërkohë që shumica e domosdoshme për kuorum është 21 këshilltarë. Kjo për shkak faktit se koalicioni aktual kishte humbur shumicën e domosdoshme prej 21 këshilltarëve që në seancën konstituive pasi që me rastin e marrjes së funksioneve të reja, tre këshilltarë kishin humbur statusin e vet. Çmimi të cilin do ta paguajë komunitetit shqiptar në këtë komunë për funksionimin e këtij koalicioni nuk përfundon me kaq. Pak ditë më parë, drejtuesit e rinj komunal kanë ndërprerë realizimin e dy projekteve kapitale për shqiptarët, rrugën Tërnoc-Breznicë dhe asfaltimin e asaj për Muhoc. Projekte që popullata e këtyre vendbanimeve i ka pritur mbi 50 vjet. Arsye për këtë ndërprerje është fakti i ndarjes së kulaçit financiar me serbët e koalicionit, të cilët nuk përkrahin realizimin e këtyre projekteve kapitale për shqiptarët. Koalicioni aktual shqiptar në opozitë (PVD, LPD dhe UDSh) do të ngrisë procedurë juridike ndaj këtij vendimi jolegal në të gjitha instancat e domosdoshme.

*Grupi i 18 këshilltarëve * * * * * * * * *

*PVD LPD UDSH* 1.Ragmi Mustafa, 2.Dr. Adnan Salihu, 3. Nagip Aliu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch