Home » Lajme, PVD » Kumtesë Partia për Veprim Demokratik – Bujanoc

Kumtesë Partia për Veprim Demokratik – Bujanoc

pvd- logoMe rastin e 7 Marsit, “Ditës së Mësuesit”, Dega e PVD-së në Bujanoc, uron të gjithë mësimdhënësit Ditën e Mësuesit “7 Marsin” për angazhimin sublime në edukimin e gjeneratave të ardhëshme.

Fryma e të mësuarit ishte dhe intelektualët e fillimvitive të 90-ta ishin inspirimi për të u vetëorganizuar edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për qasje të përbashkët në mbrojtjen e substances  kombëtare dhe identitetit kombëtar në Luginën e Preshevës.

Ishin po mësimdhënësit që morën përgjegjësinë historike për të organizuar shqiptarët ndaj një fushate demonike e aranzhuar nga regjimi i Millosheviqit për spastrimin etnik.

Në rujtjen e një trashigimie historike të rilindasëve inkurajuan rezistencën paqësore nga rreziqet që i kanoseshin shqiptarët, kjo rezistencë me gjithë potencialin e vetë i doli në mbështetje dhe unjisua edhe në rezistencën e mbrojtjes së pragut të shtëpisë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ne, sot, përulemi me nderimet më të larta ndaj të gjithë veprimtarëve dhe aktivistëve që nxitën avancimin e identitetit tone kombëtarë dhe me krenari kujtojmë përpjekjet e vazhdueshme dhe kontributin përkundër tendencies përshtypjes, përçmimit dhe shfarosjen shqiptarëve ngaLugina e Preshevës.

Sot, pas kaq vitesh duhet theksuar se në katër vitet e funditnëBujanocështëbërëdegradimiiinstitucionevemë sublime, shkollavetona. Në një pushtet i cili mbeti pastericë e Stojança Arsiqit ka shkaktuar dëme të pariparueshme në instuticionet shkollore.

Atëherë kur misioni dhe objektivi I mësimëdhënësit është përçmuar skajshmërisht nga politika dhe joprofesionalizmi. Megjithate, shpresë e vetme mbeten mësimdhënësit e vërtetë që po idedikojnë tërë qenien e tyre arsimimit sa më të drejt e më të mire për gjenerat që vijnë mbrenda këtyre kushteve të pa pranueshme dhe të pa drejta.

Mësimdhënsi i vërtetë edhe sot mbetet modeli më i mirë e më fisnik për tu ndjekur e që po përballen me situatat edhe gjendjen e viteve 90-ta. Përfundimisht, një menaxhim i tillë do të marrë fund pas prillit të këtij viti, kur shkollat definitivisht do të depolitizohen, kur të instalohet sistemi i meritokracisë së mësimdhënsve e jomanipulimi me disa mësimdhënës në ndarjen e një norme në shumë pjesësza për militantët partiak. Ku do të instalohet mbarëvajtje e procesit eduktivo-arsimor me standardet e kohës, ku do të kthehet dinjiteti dhe krenaria e mësimdhënësit.

Andaj urojmë edhe njëherë Ditën e Mësuesit “7 Marsin”, se për ditë më të mira për të gjithë mësimdhënsit e vërtetjanëshumëafër, se stoicizmi i tyre i ka bërë ballë edhe kohërave më të vështira e kjo e fundit është në mbarim.

Dega e PVD-sëBujanoc

Shaip Kamberi – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress