Home » Lajme, Vendore » Kumtesë: PROBLEMI I LUGINËS DUHET TË NDËRKOMBËTARIZOHET

Kumtesë: PROBLEMI I LUGINËS DUHET TË NDËRKOMBËTARIZOHET

Një delegacion nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, të prirë nga lideri i saj Jonuz Musliu, vizituan Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoni.

Gjatë këtij takimi, përveç përgëzimeve të shprehura nga Jonuz Musliu, për fitoren e historike të BDI-së, në të dy rrethet zgjedhore në Maqedoni, gjithashtu në agjendën e këtij takimi u bisedua për gjendjen e ashpërsuar politike në Luginën e Preshevës.

z. Musliu, e njoftoi kryetarin e BDI-së, z.Ali Ahmeti, për diskriminimin sistematik shtetëror, që ushtron Beogradi ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në fokus të këtij takimi ishte, gjithashtu, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit dhe reflektimi i këtyre proceseve edhe në rajonin e Luginës së Preshevës.

– Lëvizja e Progresit Demokratik, vazhdimisht ka kërkuar ndihmën e faktorëve relevantë shqiptar në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë, në mënyrë që çështja shqiptare e Luginës së Preshevës të internacionalizohet dhe të ndërkombëtarizohet. Beogradi, nuk ka vullnet për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve, por përkundrazi krijon probleme të reja, për t’i dëbuar nga vatrat e tyre stërgjyshore. E kemi thënë qartë se nuk ka privilegje për serbët e Kosovës e në anën tjetër të mohohet reciprociteti edhe për shqiptarët e Luginës, i tha mes tjerash zoti Musliu, kryetarit të BSI-së.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se zgjidhja më e mirë për Ballkanin Perëndimor do të ishte, që Serbia të nënshkruaj Marrëveshjen dhe të pajtohet me realitetin e ri të krijuar në Republikë e Kosovës.

Sipas tyre, ndryshimi i kufijve në rajon nuk  është zgjidhje sepse do të ketë domino efekt negative në vendet fqinje dhe mund të shkaktojë trazira të reja në këtë rajon, njofton Qendra për Informim e LPD-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch