Home » Lajme, PDK, Vendore » Kumtesë: PSE RAMUSHI KRYEMINISTËR?!

Kumtesë: PSE RAMUSHI KRYEMINISTËR?!

Zhvillimet politike në Kosovë rreth ndryshimeve të mundshme në qeverisjen e vendit, i ngjajnë më tepër lojës “ngre e mos këput”.

Këto lojëra bëhen më tepër nga koalicioni qeverisës për ta mbajtur gjendjen e “status quos”, deri në zgjedhjet e reja.

Kalkulimet politike se a duhet Ramush Haradainaj të bëhet kryeministër, kanë një matematikë të pastër.

Ramush Haradinaj i AAK-së duhet të bëhet kryeministër. Arsyet janë të shumta dhe argumentuese. Kur ishte Ramushi kryeministër e PDK-ja në opozitë, gjërat ishin krejtësisht ndryshe.

Ramush Haradinaj, në emër të UCK-së dhe ushtrive të tjera shqiptarë në hapësirat etnike, pranoi vullnetarisht të shkoj në Tribunalit e Hagjës, për të dëshmuar luftën e drejtë të Kosovës për liri, mëvetësi dhe demokraci. Ai, hoqi dorë nga posti i kryeministrit, pa ndonjë zhurmë, protesta e tollovi politike. Shkoi në Hagë si burrat dhe u kthye faqebardh si burrë Kosove.

Lidershipi shqiptar një ditë pas manifestimit qendror të 100 vjetorit të pavarsësisë së Shqipërisë e priti Ramushin burrësisht si hero kombëtar.

Ramush Haradinaj kur u desh të sakrifikohej për Kosovën, ai, u gjend në ballë si në luftë ashtu edhe në paqe.

Partia Demokratike Kombëtare, që nga viti 2006 e pat lansur idenë për një qeverisje të sukseshme kosovare në mes: PDK-së, AAK-së, AKR-së, një koalicion prgmatik dhe i qëndrueshëm.

Nuk është e vërtetë se po u bë Ramushi kryeministër, do të zbehen bisedimet shqiptaro-serbe, do të ngriten tensionet në veri dhe do të ashpërsohet situate në lindje të Kosovës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përkundrazi gjërat do të ecin mbarë dhe suksesshëm.

Partia Demokratike Kombëtare, kërkon nga institucionet kosovar të jenë unik dhe parimore sa i përket zgjerimit të koalicionit qeveriësë dhe postit të kryeministrit. Këto institucione assesi nuk gabojnë po qe se merren vesh për kycjen e AAK-së dhe Ramushit kryeministër në qeverisë e Kosovës, le të vijë njeriu i duhur në vend të duhur, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDK-së, të nënshkruar nga lideri i saj Nexhmedin Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch