Home » Lajme, Vendore » Kumtesë – SHOQATA “GURI I ZI”, KUNDËR QEVERISJES SË NJËANSHME LOKALE NË BUJANOC

Kumtesë – SHOQATA “GURI I ZI”, KUNDËR QEVERISJES SË NJËANSHME LOKALE NË BUJANOC

Kryesia e Shoqatës “Guri i Zi”, me seli në Bujanoc, në një takim me disa përfaqësues të shoqatave të tjera dhe përfaqësues të partive politike dhe këshilltarë komunalë, Këshillat e bashkësive fetare, ka ardh në përfundim se pushteti aktual i koalicionit multi-kulti, nuk po punon për të mirën e qytetarëve, por për interesa të ngushta partiake, familjare, nepotiste, lokaliste etj.

Ky pushtet i dirigjum prej Shaip Kamberit, Jonuz Musliut e Stojanqa Arsiqit, po e qon vendin drejt shkatërrimit politik e ekonomik.

Punësimi mbi baza partiake dhe familjare, ndarja e projekteve fifti-fifti për partiakët militantë, ka iritu të rijtë dhe qytetarët e ndershëm, në këtë drejtim edhe të disa partive dhe këshilltarëve, të cilët janë të gatshëm ti shprehim mosbesim kësaj qeverisje lokale e cila më shumë po prodhon humbje se sa fitime.

Kryesia e Shoqatës “Guri i Zi”, fton të gjitha OJQ-të, Këshillat e Bashkësive fetare, këshilltarët komunalë dhe faktorët e tjerë, ti bashkangjiten kësaj iniciative për thirrje e një seance të jashtëzakonshme për mosbesimin e kësaj qeverisje lokale.

Para konferencës për shtyp, Shoqata “Guri i Zi”, nuk e përjashton mundësinë e mediumeve që ta publikojnë këtë kumtesë, me shpresë se shembulli i kësaj shoqate të shtrihet edhe ë Preshevë, ashtu si u veprue edhe në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë.

 

 

Bujanoc, më 14.05.2017                             Msc Fatmir Sopi – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress