Home » Lajme, LPD, Vendore » Kumtesë: VULLNETI POLITIK I SHQIPTARËVE TË LUGINËS, BASHKIMI ME KOSOVËN

Kumtesë: VULLNETI POLITIK I SHQIPTARËVE TË LUGINËS, BASHKIMI ME KOSOVËN

Lëvizja e Progresit Demokratik                                                 

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

Data: 14.06.2012

 

 

Kumtesë

 

VULLNETI POLITIK I  SHQIPTARËVE TË LUGINËS, BASHKIMI ME KOSOVËN

 

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, në agjendën e veprimit të vet politik e ka realizimin e verdiktit të popullit të shprehur me Referendum, konkretizimin e Marrëveshjes paqësore të Konçulit dhe marrëveshjeve të tjera shqiptare pa përjashtuar mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, pjesë përbërëse e së cilës ka qenë gjithmonë gjatë historisë.

 

LPD ka shpalosur qëndrimet e saj se është kundër ndarjes së Kosovës, si diçka e rrezikshme dhe destabilizuese për rajon, por nuk heq dorë nga kërkesat legjitime për bashkim me Kosovën.

 

Loja me opsionet rreth veriut të Kosovës dhe lindjes së saj, nuk i shkojnë për shtati stabilitetit rajonal aq më tepër proceseve të drejta dhe të qëndrueshme për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Luginë.

 

Duke u marrë me modalitetet e zgjidhjes së problemeve në Luginë dhe rajon, shqiptarët e Luginës janë vënë para një pozicioni të vështirë politik. Ata edhe më tej diskriminohen në të gjitha fushat e veprimtarive shoqërore e kombëtare. Edhe më tej ata mbeten në periferi të zgjidhjes së problemeve themelore jetike si punësimi, shkollimi, integrimi, zgjidhja me ligj e përdorimit të lirë të simbolit kombëtar, zbatimi në praktikë i dygjuhësisë, krijimi i kushteve për kthimin e të të zhvendosurve dhe kompenzimi i dëmeve të luftës etj. Ata, thjesht, mbahen nëpër burgjet e Serbisë me akuza të kurdisura politike, ata edhe më tej bastisen, arrestohen madje edhe vriten te pragu i derës, pa u zbuluar kurrë motivet e vrasjeve.

 

LPD kërkon nga subjektet politike shqiptare të Luginës së Preshevës, të jenë sa më unik rreth vizionit për zgjidhjen e çështjes shqiptare të Luginës së Preshevës, në momentet kur shqiptarët po bëhen bashkë për ta kremtuar 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Për të qenë bashkë shqiptarët së pari duhet t’i bashkojnë mendjet, idetë, qëndrimet dhe vendimet, ngase vetëm kështu ecet përpara drejt proceseve integruese evropiane.

 

 

NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

_________________

One Response

  1. Zotni Jonuz me fjal te mdhaja dhe me demagogji nuk behet bashkimi kombetar.Kur je ne Prishtin je patriot i madh dhe je kunder zgjedhjeve serbe ne Kosov e te nesermen kur vjen ne Lugin deklarohesh per te njejtat zgjedhje parlamentare dhe lufton me mish e shpirt duke fallsifikue votat dhe duke i huazuar me se 8000 vota nga GVOZDENI PUKI i Kurshumlijes vetem per ta cue Riza Pashen ne parlamentin Serb, per te ja sjell juve cdo muaj nga 10 mij euro me te cilat pastaj i bleni ndjenjat dhe moralin e disa ish ushtareve labil per ta perca popullaten e Lugines dhe me thes ne dor i ofroni nga 30 deri 60 mij euro keshilltarve serb per te kalue ne anen tuaj dhe per ti eliminuar rivalet politik shqiptar sepse ende nuk po mundeni me u pajtue me realitetin qe pobratimat e juaj nuk jan me ne anen tuaj.Dashuria 2 vjecare me ta nga 2010 -2012 ju ka mbet ne kujtime te mira prandaj po ju mbyt nostalgjia per ta.Kjo ashte mjerim per shqiptaret e lugines.Mjer ne kush po na udheheq .Patriotat e rrejshem shpejt do ti takojn te kaluares.Se paku 1-2 vite pas keryre marrinave qe i ke be ti me Shaipin dhe pseudoktorin Mejdijen ,mos folni me per komb dhe patriotizem se njeriu kur i lexon deklaratat tuaja nuk mundet te kaloj pa vjell per goje dhe pa i ardh turp qe esht duke jetue ne te njejten epok me juve.Aman mos folni ma ju lutem se e keni teprue skajshmerisht me diftrirsin dhe tradhtin tuaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch