Home » Lajme, Opinione, Vendore » Kundër hajnisë, absolutizmit dhe aventurizmit të kobshëm antiamerikan!

Kundër hajnisë, absolutizmit dhe aventurizmit të kobshëm antiamerikan!

Shkruan: Nehat Hyseni
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po “vajton” e po e mallkon Grenellin dhe Amerikën, që e shkarkuan Qeverinë e tij, meqë ishte bërë shumëfish më e rrezikëshme se pandemia e coronavirusit!Kjo ka bërë që votuesit e 6 tetorit të zgjohen nga opiumi albinist dhe të shikojnë drejtë ardhmërisë së sigurt e të lumtur me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe partneritetit strategjik me SHBA-në dhe BE-në.Thirrjet dëshpruese e fajësuese të Albin Kurtit në mediat e Bosnes dhe Hercegovinës, që nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe që i është vënë tarifa 100% në mallrat e saj që importihen në Kosovë, ashtu si edhe Serbisë, që i vendosi Qeveria Haradinaj dhe i mbrojti me dashakeqësi antiamerikane Albin Kurti.Pra, duhet ndërpre ky avanturizëm antiamerikan i Albin Kurtit, që nuk i sjell asgjë të as atij personalisht dhe Vetëvendosjes si parti ultramajtiste e neokomuniste, e as Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, i rethuar me fqinjë armiqësor që gjatë historisë dhe së kaluarës tonë të afërt na sollën shumë fatkeqësi, vuajtje dhe tmerr e vdekje.Albin Kurti është çuar peshë në këtë kohë pandemie kundë Amerikës, duke flirtuar me diplomatë e përfaqësues të Unionit Europian, kryesisht të shteteve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran, që po na sjellë pafundësisht shumë telashe e pengesa të panumërta në çdo hap dhe është duke e mbajtur Kosovën në karantinë, të izoluar nga bota, sikur tani nga pandemia e coronavirusit, që nga viti 2008, kur Republika e Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt.Albin Kurti në një emision televiziv shprehi tërë diletentantizmin dhe avanturizmin e tij paranojak e të sëmurë mendërisht, kur deklaronte se duhet thënë jo edhe Amerikës dhe i fajsoi politikanët e tjerë të politikbërjes kosovare si “butakë”, që bëjnë amin për çdo gjë që urdhëron apo propozon Amerika!Albin Kurti, sa duket asgjë nuk ka mësuar nga historia dhe nga e kaluara politike e ushtarake e botës e as e rajonit, por po shihet qartë se nuk ka mësuar as nga vuajtjet tona nga regjimi fashist i Millosheviqit, nga i cili na shpëtoi Amerika, si superfuqia më e madhe politiko ushtarake që krijoi NATO-n, si aleancë e forcave demokratike euro-atlantike.Pa Amerikën si financuese kryesore, nuk do ekzistonte NATO. Kurse, SHBA-të kanë edhe ushtrinë shtetërore më të fuqishme në botë, që e bënë këtë shtet rojtar vigjilent të demokracisë dhe respektimit të të drejtave demokratike, kudo në botën bashkëkohore.Pa ndihmën dhe mbështetjen e gjithanëshme të SHBA-së, nuk do të ekzistonte as NATO, si formë e vetme e organizimit politiko-ushtarak të Europës dhe ky kontinent do ishte nën mëshirën e armikut më të madh të demokracisë dhe lirisë e pavarësisë së shteteve të Europës, të Ballkanit dhe sidomos të Republikës së Kosovës.Mos të harrojmë se Republika e Kosovës gjendet në gojë të ujkut, e rrezikuar nga Serbia, si këlysh i Rusisë, e cila është skajshmërisht armiqësore dhe paraqet rrezik permanent për pavarësinë dhe sovranitetin e integritetin territorial, si dhe për lirinë e Shqiptarve dhe të Republikës së Kosovës. Europa pa Amerikën dhe NATO-n nuk mund ta mbroj as vetveten nga Rusia armiqësore e Putinit sot dhe nesër, por as në të kaluarën.Prandaj, duhesh të jesh shumë i çmendur e i pamend që të ngritesh kundër Amerikës.Millosheviqi provoi, duke menduar se do e thejë unitetin midis shteteve të aleancës politiko-ushtarake të NATO-s, por dështoi për faqe të zezë dhe e harroi Kosovën, duke kërkuar ku ta fusë e ta shpëtoj kokën në “birë të minit” midis Beogradit.Nuk e shpëtoi dot nga bombat e NATO-s as Ushtria e Serbisë, që u shkapërderdhë e u shkërmoq si ngrehinë e kalbur prej letre, por nuk e shpëtoi dot as Rusia, vëllezërit e gjakut të serbëve, tek të cilët ai kishte aq shumë besim.Sa duket, Albini nuk arriti të mësoj nga pësimet e Millosheviqit dhe nga fati i antiamerikanëve në Ballkan, meqë i mungojnë kapacitetet mentale, të ndrydhura e të errësuara nga epshet paranojake për pushtet absolut në një shtet të brishtë që ia ka borxh lirinë dhe pavarësinë dhe sovranitetin e integritetin territorial, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Votuesit në Republikën e Kosovës padrejtësisht janë vënë para dilemës, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, apo më mirë me thënë përcaktimit, me pyetjen:A jeni për hajat dmth PAN-in, apo kundër tyre?PAN-i ishin: PDK, AAK, Nisma dhe AKR, që kishin keqqeverisur vendin , duke e vjedhur e plaçkitur dhe duke abuzuar me shtetin e pushtetin dhe si të tillë, sipas bindjes sime, nuk duhej votuar,Por, megjithatë ata morën vota, PDK-24 , AAK-13, Nisma-6, dhe AKR-0, gjithsej “hajnat” i morën 43 deputetë, që i bie 36% e Kuvendit të Kosovës.Kurse LDK me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministër pretendoi që ta zbusë zemërimin e votuesit për hisenë në keqqeverisjen e vendit dhe fitoi 28 deputetë, duke u radhitur si parti e dytë , pas VV-së.Të jem i sinqertë deri në fund, unë jam votues i LDK-së që prej fillimit, asnjëherë nuk kam votuar për kandidatë të tjerë, përveç disa kandidatëve të LDD-së në zgjedhjet e vitit 2014. Por, Vjosën e kam votuar gjithëmonë të parën!Vetëvendosja doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit me një diferencë minimale nga partia e dytë, LDK prej një deputeti, apo 0,84%. Dhe mbi këtë diferencë minimale, Albin Kurti e shpalli veten dhe VV-në si fitues të mëdhenjë, mbi të cilën ndërtoi ëndrrat për një pushtet absolut të partisë-shtet, me partnerin qeverisës LDK-në, të cilën me aminimin e pakusht të Vjosa Osmanit, Albin Kurti e shndërroi në shërbëtore të bindur, detyrë e së cilës ishte shërbimi besnik ndaj Padronit dhe luftës kundër elementeve “tradhëtare” brenda LDK-së, duke filluar me ministrin e padëgjueshëm dhe “tradhëtar”, Agim Veliun.Gjithësesi, Albin Kurti i ndihmuar e i trimëruar nga Vjosa Osmani si “pronare e 206. mijë votave të LDK-së të fituara në zgjedhjet e 6 tetorit, u vetëshpall edhe si shef politik i ministrave të LDK-së, por në një farë mënyre e shpalli veten edhe si kryetar i LDK-së, duke i dhënë obligim dhe të drejtë vetes që ta mbroj Vjosën nga kryetari dhe “të vjetrit” në LDK. Kuptohet se militantët “vajtues” të Vjosës, që në zgjedhjet e 6 tetorit ishin votues të VV-së, vërshuan rrjetet sociale e mediat në “xhihadin” e tyre politik kundër LDK-së dhe tradhëtisë ndaj idealeve albiniste, ultramajtiste e neokomuniste të VV-së.Në fakt, lufta “revolucionare” e VV-së kundër LDK-së në të njejtën kohë apo simultanisht me përhapjen e frymës antiamerikane, reth kërkesës për heqjen e taksës (tarifës) ndaj importit të mallrave nga Serbia dhe Bosna. Prandaj, LDK duhej shpallur si “tradhëtare” dhe si parti që nuk e lufton krimin dhe korrupsionin e PAN-it, meqë edhe vet është e përzier në hajni.Duke i përcjellur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet politike pas 3 shkurtit 2020, kur u zgjodh Qeveria Kurti, gjithënjë e më tepër ndihesha i trishtuar me rrëshqitjen e Albin Kurtit në autokratizëm absolut në menaxhimin e pandemisë së coronavirusit, që erdhi si “dhuratë nga Perëndia” për fuqizimin e prirjeve diktatoriale të Albin Kurtit në planin e brendshëm dhe në antiamerikanizmin e tërbuar në planin e jashtëm, me aminimin e partnerit qeverisës LDK-së dhe Vjosa Osmanit, e cila kishte hallin që me anë të Albin Kurtit ta fitoj betejën kundër Isa Mustafës në LDK, si dhe fitoren e Albin Kurtit kundër Amerikës dhe të dërguarit special Grenell.Pra, u krijua një aleancë makabre, Kurti-Osmani, si komplot kundër LDK-së dhe kundër Amerikës njëkohësisht, në marshimin triumfalistë Vjosës për mbështetjen e pushtetit absolut të Albinit, duke shkelur e nëpërkëmbur si leckë të pavlerë Kushtetutën e Republikës së Kosovës në çdo hap e në çdo veprim në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.Fitore kolosale politikbërja aktuale ka korrur, duke e fituar betejën së paku përkohësisht me rrëzimin e Qeverisë Kurti më 25 mars, në marshimin makabër të pushtetit absolut dhe antiamerikanizmit të kobshën nga tandemi Kurti-Osmani, që realisht paraqesin rrezikun më të madh për ardhmërinë demokratike e proamerikane të Republikës së Kosovës.Pra, duke luftuar krimin e korrupsionin në qeverisjen e vendit, nuk guxojmë që të bijmë në grackat e pushtetit absolut dhe diktaturës duke lëshuar rrugën e demokracisë dhe prosperitetit, “në miqësi të pëherëshme me SHBA-në”, siç na mësoi Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.Sepse, Kosova është dëmtuar shumë nga keqqeverisja, hajnia e korrupsioni, por ka vuajtur shumë më tepër nga Serbia dhe me ndihmën e Amerikës u çliruam prej saj dhe tani po e gëzojmë lirinë.Nuk guxojmë kurrësesi të mendojmë se shpëtim nga korrupsioni është antiamerikanizmi, si dhe askush nuk duhet të mashtrohet se 1000 testet e pranuara nga Qeveria Kurti prej Serbisë kundër coronavirusit, janë shpëtim nga pandemia!Politikanët e tillë janë e zeza e këtij vendi dhe shpëtimin duhet kërkuar në mbështetjen e fuqishme dhe të pakompromis të një qeverisjeje e Qeverie të ardhëshme që është demokratike dhe proamerikane.Zoti i Madhëruar e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me SHBA-në!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch