Home » Lajme, LPD, Vendore » Kundërpërgjigje: DEMOKRACI NUK DO TË THOTË EDHE “SALLAMADI”!

Kundërpërgjigje: DEMOKRACI NUK DO TË THOTË EDHE “SALLAMADI”!

Lëvizja e Progresit Demokratik                  

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

E-maili: lpd_00@hotmail.com

Data: 09.07.2012

 

 

Kundërpërgjigje

 

DEMOKRACI NUK DO TË THOTË EDHE “SALLAMADI”!

 

 

Çdo subjekt politik, pra edhe Lëvizja e Progresit Demokratik, i ka rregullat, normat dhe aktet normative të parapara me statut dhe program të punës. Kush i shkel me vetëdije apo pavetëdije këto rregulla ndëshkohet. Nuk ka centralizëm partiak, ama edhe veprimet e njëanshme, tendencioze dhe qëllimkëqija të individëve brenda partisë kritikohen dhe denoncohen.

Rasti i sekretarit të përgjithshëm i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shefket Jakupi, është i pashembullt. Askush nuk e ka përjashtuar sekretarin nga partia e as që i është dhënë ndonjë vërejtje me shkrim. Ai, për çudi, vet jep dorëheqje, vetë përjashtohet dhe vet ndëshkohet.

Dorëheqja e tij për kinse janë shkelur parimet e demokracisë dhe vullneti politik i elektoratit të LPD-së, pse ka mbetur në opozitë, është një akt i ulët dhe jo i matur politikisht.

Po të kishte qenë LPD pjesë e koalicionit aktual qeverisës, a do të kishte ndodhur dorëheqja e Shefket Jakupit, nga funksioni i sekretarit të përgjithshëm të partisë?! Me siguri se jo! Prandaj të thuash se angazhimi në pareti politike bëhet për “rizalilah”, kjo do të ishte baras me naivitet.

Çdo parti politike e ka me program luftën për pushtet lokal dhe natyrisht në këtë betejë sipas angazhimit do të nderohen aktivistët me poste e funksione pushtetare.

Lëvizja e Progresit Demokratik, nuk e ka princip të merret me individë si Sheket Jakupi, kush nuk pajtohet me programin dhe statutin e kësaj partie i “qoftë rruga e mbarë!”, në këtë rajon ka mjaft parti politike, sa që ka për të zgjedhur dhe përzgjedhur.

Nga kryesia e LPD-së

 

Jonuz Musliu – kryetar

__________________

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch