Home » Lajme » Kupa e Amerikës, Kili ruan kreun e grupit

Kupa e Amerikës, Kili ruan kreun e grupit

Kili dhe Uruguai kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit C, në turneun e Kupës së Amerikës.

Në Mendoza, kombëtarja e kaltër me treshen Cavani-Forlan-Suarez dhe Kili i stërvitur nga Sanchez kanë luajtur me ekuilibër përsa u përket rasteve për gol.

Nga një traversë për secilën kombëtare në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, pas daljes së Cavani për shkak të një dëmtimi në gju, arritën edhe golat.

Në minutën e ‘9 Pereira shënoi për Uruguain, ndërsa në minutën e ’20 Sanchez për Kilin, që mbetet në krye të grupit me 4 pikë, ndërsa Uruguai me 2.

Ndërkohë, kombëtarja e Perusë ka arritur një fitore të merituar ndaj Meksikës, me rezultatin 1-0, që mbylli turnin e dytë të të njëjtit grup.

Meksika, e pranishme në Argjentinë me një kombëtare nën 22 vjec, ka konfirmuar se nuk ka ndonjë ambicje të madhe në këtë turne.

Goli i Perusë erdhi megjithatë 7 minuta para përfundimit, me anë të Guerrero, që shënoi edhe golin e dytë personal në Kupën e Amerikës.

Në krye të klasifikimit qendrojnë Kili dhe Peruja me nga 4 pikë, Uruguai me 2 dhe Meksika me 0 pikë. Të martën luhen ndeshjet Kili-Peru dhe Meksikë-Uruguai.

At first, I chalked it up to boys just being boys click the link now

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch