Home » Lajme, Ndërkombëtare, Opinione » KUPCHAN: ÇËSHTJA E SHKËMBIMEVE TERRITORIALE DUHET TË MBETET OPSION

KUPCHAN: ÇËSHTJA E SHKËMBIMEVE TERRITORIALE DUHET TË MBETET OPSION

Charles Kupchan, këshilltar i dy presidentëve amerikan, ka thënë se çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë duhet të mbetet si opsion në tryezën e bisedimeve midis dy vendeve.

Ai ka folur të mërkurën në “55 minuta” në RTK 3.

“Çështja e shkëmbimit të territoreve mendoj se duhet të mbetet pjesë e tryezës së bisedimeve, thjesht sepse ofron mundësi potenciale për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë mënyrë e sqaron rrugën për vendet e Ballkanitqë të integrohen në BE  e NATO”, ka thënë ai.

“Me të vëtetë nuk dua ta shoh Kosovën të penguar nga Serbia si një vend normal ku nuk e merr pozitën e vet. Heqja dorë prej veriut e marrja e një pjese të Luginës do ta zgjidhte problemin do të duhej të ishte një prej opsioneve në tryezën e bisedimeve”.  

Ai ka theksua se është e rëndësishme që të theksohet se Kosova e ka mirëmbajtur shpirtin multietnik dhe serbët kanë gëzuar siguri. “Por nëse shkëmbimi do të sillte paqe në rajon, është vështirë të thuhet, por do të avanconte prospektet për paqe, duke krijuar normalitet mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Kupchan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch