Home » Kulturë, Lajme » KUR GJERGJI U BÁ AZEM E AZEMI GJERGJ

KUR GJERGJI U BÁ AZEM E AZEMI GJERGJ

U rrita me legjendën e Gjergj Elez Alisë.
Ai kishte veç nji motër në shtëpi.
Në 9 vjet me 9 plagë në trupin e ti.
Ai luftoi si Hero me Bajlozin e Zi…

Gjergj Elez Alinë se pata njoft kurrë
Derisa e takova dy herë në jetë:
Te Azem Hajdari i Dhjetorit ‘90
Me 7 vite në Demokraci,
Te Azemi me 7 plagët e vitit ’98.

Gjergji u ba Azem.
Azemi u ba Gjergj.
Dy nga kreshnikët e kësaj toke të lashtë.
Dy legjendat u rriten bashkë:
Bashkë me ëndrra e plagë…!

Ende po presim të na vijnë Gjergj Elez Ali’
Ende presim të lindim e përcjellim Azema…!
Ende po rritemi me gjak… e me ëndrra.
Ende po jetojmë e ecim me legjenda…!

Ramiz LUSHAJ

Tiranë, 12 shtator 2018

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch