Home » Lajme, Vendore » KUR LUFTËTARËT E DËSHMUAR PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT TRANSFORMOHEN NË MJESHTËR TË MASHTRIMEVE, TË TJERËT PËR RRETH TYRE DUHEN TË JENË SY QEL!

KUR LUFTËTARËT E DËSHMUAR PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT TRANSFORMOHEN NË MJESHTËR TË MASHTRIMEVE, TË TJERËT PËR RRETH TYRE DUHEN TË JENË SY QEL!

– Në kuadër të aktiviteteve për zdhjedhjet lokale të 6 majit 2012,në Bujanoc ka ndodhur një fenomen shumë intrigues dhe interesant, por gati fare i pa hetuar apo i papërmendur nga askush deri sot.  Në listën e kandidatëve për këshilltarë të PVD-së në Bujanoc, të dërguar në KKZ, i radhitur në vendin e 7-të gjindet emri i Sali Salihut, Kryetarit të PDSH-së në Bujanoc, parti kjo me seli në Preshevë e udhëhequr nga Ragmi Mustafa. Asgjë interesante dhe për tu habitur?!-Vetëm se në listën e PVD-së për këshilltarë nuk figuron emri i koalicionit PVD-PDSH edhe pse para kamerave televizive u tha se po!. Ky veprim në Bujanoc kaloi si vepër e mjeshtrit të mashtrimeve. Ama po krijon huti dhe habi te simpatizuesit e këtyre dy partive në Preshevë, por edhe te dy partitë e koalicionit parlamentar UDSH dhe BDL , ku pritet që këto tri parti: PVD-UDSH dhe BDL në Preshevë, në rast të një rezultati të favorshëm në zgjedhjet lokale të 6 majit 2012 sipas gjitha parashikimeve pritet të formojnë një koalicion qeverisës lokal në Preshevë. Diçka po ndodhë dhe diçka po zihet, do të kishte thënë ndokush!!- PSE-sepse, para katër viteve në Preshevë nëse nuk keni harruar:-Ujku dhe dhia (PVD dhe PDSH) u pajtuan në mes tyre dhe formuan qeverinë lokale duke lënë “OUT” UDSH-në dhe BDL-në.  Ky variant i ngjanë më shumë “Historisë së tehut të sharrës në drynin e shitorës dhe zërit të muzikës që do të dëgjohet të nesërmen”. Varianti i dytë është që Sali Salihu është futur në “anijen e PVD-së në Bujanoc” pa e bërë çekingun e biletës në selinë e PDSH-së në Preshevë, por kjo ka si pasojë mosdiciplinën partiake nga e cila nuk janë imun politikanët shqipëtarë.  E gjithë kjo STORIE e heshtur me qëllim apo e rastit shtron një pyetje fatidike?- A janë PVD dhe PDSH si ujku dhe dhia, apo e gjithë kjo është një farsë apo lojë, dhe ndodhë çdo herë kur është nevoja: Dy qengjët (PVD dhe PDSH) sa herë që është nevoja veshin petkun e ujkut dhe dhisë, çka do të ishte një farsë me përmasa kolosale për popullatën shqipëtare të Preshevës.

–  Kthehemi edhe një herë në Bujanoc, këtu Regjisori dhe Skenaristi i kësaj telenovele po dihen, njëri është personi i cili kualitetin e liderit monotonisht duke e përsëritur dhe argumentuar e duke cituar thënje Filozofike dhe ato Latine e duke shpërndarë edhe njohuri të organizimit politik në shtetet e mbarë Botës pa e harruar edhe Korenë e Veriut, e në fakt harron se është vetëm kryetarë i një komune të varfur e në 4 vitet e fundit të cilës jo që i solli të mira me thëniet Filozofike dhe ato Latine, por që edhe e kthehu mbrapa për 20 vite, dhe tjetri është personi i cili e ka humbur rrugën sikur gusa në mjegull, duke u hallashtisur ta kurtalise zuzën e vetë e harroi edhe cilit subjekt i përket (kuptohet nëse nuk është lojë).

–  Por nëse Regjisori dhe Skenaristi i kësaj farse të publikuar në formën e telenovelës, adresën e kanë në Preshevë, atëherë Peshqit mund të jenë edhe më të mëdhenjë se sa këta këlysht e Bujanocit.

Shkruan: Nexhat Behluli

/Autori është udhëheqës i shërbimit për informim i Partisë Demokratike – Bujanoc/

2 Responses

  1. Nëse PDSH “Partia Demokratike Shqiptare” nuk na sqaron cka ka ndodhe me ta në Bujanoc, a është futur në koalicion me PVD atëher nuk është me të vërtetë në rregull nga ana e tyre. Si është e mundur që këtu në Preshevë me tëvërtet jemi sikur ujku e dhia me PVD e në Bujanoc kanë nënshkruar marëveshjen për bashkëpunim, a do të thot se Riza Halimi në Bujanoc do ti mare votat e PDSH,s për me shku si deputet e Ragmi Mustafa në Preshevë na fton ti bojkotojmë zgjedhjetë Parlamentare, cvar lojna more janë këto kështu, nuk besoj se lojë më të fllicur luhet dikund tjetër në trojet shqiptare sikur këtu në Luginë të Preshevës, po skan faj politikant se e kanë gjetë popullin e urt ose edhe budall. Ragmi Mustafa , urgjentisht presim mi sqaru popullatës cka ke bo në Bujanoc e cka po na thua në Preshevë, përndryshe denimin nga populluta do ta merësh më 6 Maj. flm për mirëkuptim nga Preshevari i vërtet.

  2. nici thotë:

    kshyr ruju ty pot len dikush OUT tan jeten duni qosh rrugeve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch