Home » Kulturë » Kur Nëna mungon dhe nuk ke asnje foto të saj…!?

Kur Nëna mungon dhe nuk ke asnje foto të saj…!?

8 MARSISILUETA E NËNËS…

( Kushtuar asaj, në poezinë time të parë )

 

Shkrova një libër autobiografik

E, që në faqen e parë të tij,

Per ty, Nënë, vendosa-kushtim,

Se kisha aq  shumë dhimbje e mall,

Për ty,  që në kujtesë më mbete,

Ashtu si një siluetë e vetme.

Këtërvjeçar, isha fëmijë i vogël

E me lodra në thjeshta kohën kaloja,

Kur një klithmë nga kulla me frengji doli.

Pashë nëna, veshur me të errta rroba

E më dukej çudi, që me atë ngjyrë korbi,

Lotët e valë me kuje i fshinin ato.

Në mes lodrash të thjeshta orët i kalova

E shpejt mbrëmja e zezë ra mbi fshat.

Ndërsa, kur koha e gjumit erdhi,

Ty, nënë, të kërkova në shtrat.

Por, ah, sa ftoftë që pata atë natë

E kurrë trupi nuk m’u ngroh;

Ndoshta, e ndieja se mbërdhije dhe ti,

Thellë, atje poshtë, në dheun e zi!?

…Ditët rodhën, si ujë burimi

E britmat e asaj dite, në veshë

Përherë mua më kanë mbetë,

Shoqërim i pandarë  i një siluete,

Deri në fundin e kësaj jete…

Ishte 31 gushti, 1944 viti !

Lexues, të lutem më fal,

Se kjo ishte poezia ime e parë!

 

Tiranë,

17 maj 2011

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch