Home » Opinione » KUR TRISHTIMI TE ZGJON PREJ GJUMI

KUR TRISHTIMI TE ZGJON PREJ GJUMI

Eca nëpër historin e viteve të mbajtura në mend , të shkruara e besa edhe të përjetuara por asnjëher nuk gjeta qetësi prehje , gëzim , harmoni , dashuri . Përsëri eca tani në hapsirë , përskaj lumenjëve , liqejve e detrave , i rash përmidis sanxhakut të Nishit nëpër kodra e male të gjelbruara,  fusha , ara e livadhe plot lule . U ndala i lodhur të pushoj nënë hijen e nje peme që moti i thon molla e kuqe, por nuk u ndjeva i lire mu duk vetja si i huaj edhe pse vazhdimisht mëkanthënë  se kto jane tokat tona.

Dikur fillova të sodis ndjenjat , zemrat e pse jo edhe shpirtrat e shokëve , miqëve, bashkëpunëtorëve dhe mereni me mend mu aty gjeta shqetesimin – trishtimin ma të madhë që nuk më le të qet edhe në gjume. E pyea veten athua trishtimi po vie nga shikimi i tyre apo veprave të pabesa e të flliqura që vetëm njeriu mund ti bëjë.Po pse bash ndaj shokut e mikut ?

Shkova ne shkollat tona , por menjehere me than mos të futem në detale të një studimi të hollësiishëm se pastaj do të mbetesh i dëshpruar nga fakti se do të gjesh gjithçka por jo edhe kultur dije , arsimim dhe edukim .O zot po aty gjeta “ mësimdhënës “  pa prëgatditje profesionale, me diploma falso, me farmerka e me mjekrra, aso që nuk dijne me e mbajte orën , nuk dijne me e spjegu landën etj.. Nxënës me  nga diqind mungesa e nuk përjashtohen , nxënës me nga dhjet të dobëta   dhe përsëri e kalojne klasën me urdhër nga larte. Mbane në mend aty ku nuk rrespektohen normat por rrespektohen urdhrat politike nga larte ajo gjendje është kaotike që ne i themi anarhi.

Bile këtë shembull të shkollave tona   me mungu e mos me u përjashtu me i pas të gjitha të dobëta e me kalu  klasën është mirë edhe institucionet tjera me e ndjek psh me vozit  veturën në qytet me shpejtësi prej  200km/h e polici mos me të denu , me vjedh dhe pastaj menjëher me ta fal , besa edhe me vra njeri dhe mos me të fut në burg -ruana zot . Pastaj duke më shoqruar dëgjova se komuna po i fut masat edhunshme nëpër shkolla duke tentu me i ndrru drejtorat pa arsye vetem pse i përkasin ndonje partije tjetër politike . Thash athua nuk u mësuan shqiptarët nga mandati historik kur gjysma  i shkoi duke u marr me drejtorin Dulën deria sa e ndrrun,  tani po get I njejti skenar  prap   duhet me e ndrru Ilmijën edhe ndonje drejtor tjetr për me tregu rezultate në qeverisje. Kjo eshte e qelluar se gjakovari ka thene nëse nuk ke çka bënë luaje derën.Poa veç problemi i drejtorave qenka , në vendin ku shifra e papunësisë krahasohet me shtetet afrikane.

Duke shfletuar mjetet elektronike dhe të shkruara vrejta  se pushteti actual në Bujanoc ( pushtet shumë i madhe) “ pushtet I shqiptreve” i ka larguar 60 shqiptar nga puna .Lexova edhe   reagimet nga disa të pushtetit( egzekutoret e veprave) që than se nuk është e vërrtet me thënë të drejtën edhe unë nuk besova se në këtë kohë të krizës ekonomike dhe pas vuajtjeve shekullore, presioneve shtypjeve dëbimeve ,vrasjeve , luftës që është zhvilluar në këto troje do të gjendet shqiptare që do të largoj shqiptarin nga puna – tmerr. Une ende nuk po mundem me besu se  bashkepunetori  Komandant Lleshit  tani drejtori i direksionit për ndërtim në Bujanoc pa kurrfar turpi  largon shqiptaret prej pune .

Nuk u ndala eca edhe më tej për të justifikuar veten në kërkim të së vërrtetës e thash të ndalem nëpër faltore e të takoj prijsit fetare . Për çudi, më shetitën nga një qytez në tjetrën mga një bashkësi islame te tjetra dhe u lodha duke degjuar prej tyre kundertheniet ndasit përçarjet për egzistimin e disa bashkësive etje etjera.Eca nëpër fshatra të luginës të lëna shkret. Shtëpi të rrënuara, shkolla të mbyllura që prej kohësh kishin mbetur pa nxënës, xhami të mbyllura nje pamje nje ndjenje ma se trishtuese.  Poju të Bashkësisë Islame e dini për misionin tuaj të shenjët  , për të përhapur dhe forcuar fen. Pse i leni xhamit e mbyllura. Kryetari Bahkësisë Islame të qytetit më than se punon imam në xhamin e mesme në Tërnoc , punon në shkollë pra mësimdhënës i mësimit fetar dhe merret me politik dhe me punë tjera,   hallal I koft mire është një dite me u bo ballanxhi e me i çu xhematin edhe në haxh e me ba taman fitimin.

Më treguan se kryetar i xhamis së mesme në Tërnoc qenka i zgjedhur një pijanec( ndashte thash ma nuk pin) me nofkën Pura, thash athua hoxha me fakultet nuk e di se kush mundet sipas fes islame me qen kryetar .

Por po them ,  ruana zot prej atyre që jan të padijshëm .Por mëshiroji zot ata që jan të dijshëm  por veprojne ndryshe. Shoqeruesi më tha pak nga inati se hoxhallarët tan punojnë nëpër tre vende të punës dhe të gjithë sikur të marrur veshkanmercedesa une këtë herë nuk u trishtova por vetem nuk besova- ju xhemati këto i dini ma mire. Pastaj duke eksploruar ambientin e vrejta një pano ku ishte  projekt i zbukurimit të xhamis edhe me katër minare shtes dhe një ambient të ri për me u fal edhe grat.

Ibn Abasi transmeton se I Dërguari I Allahut ka thënë : “ Unë nuk jam urdhruar të ndërtoj xhami të mëdha dhe të larta”.

  Fjalët e hadithit të transmetuar në librin e Ibn Huzejmes janë: “ Do të vij një koh kur njerzit do të krenohen  për ndërtimin e xhamive , pastaj shumë pak njerz do ti frekuentojn ato”.

Njëri që ishte pran meje tha; po e knaçën burrat tash po ndertojme vend me u lut edhe grat.Poedhe kështu në xhamin e mesme ka nevoj edhe për një hoxhë se njëri ka dal në pension por ende nuk ka vullnet të mire nga ana e Sulës( imami i xhamis, prof ne shkolle dhe kryetare I Bi – së) që të pranohet i dyti. Më than se një hoxhë me fakultet të mbaruar të teologjis në arabi ka konkuruar , pastaj ka fituar në këshillin e xhamis pra ka marr shumicën e votave por nuk e lënë. Me than se ka munguar ndjenja e mëshirës te Sula dhe te një pjes e instrumentalizuar e xhematit dhe tani hoxha me fakultet me familje e me tre femijë është pa pune e këta le ti majn tre vende të punës ( po get se hoxhallarve nuk i bëjnë zarar). O sa shpesh hoxha e përmend mëshirën tha njeri , bile tregon se si muslimani duhet ta ndihmoj vllaun e tije , etj.etj  po get se end vlen thënia e hoxhës plak “ ndëgjoni çka po them ( ligjeroj ) mos shikoni se çka po veproj”. Me thënë me sinqeritet kam menduar fuqishëm se këta hoxhallar me fakultete do të jene shembull i vetëdijsimit dhe krijimit të një besimi më të devotshem ndaj zotit , por mjerishte dola i mashtruar dhe besa i trishtuar nga veprimet e disa prej tyre

 

 

Shoqeruesit i thash të mos më shetis edhe nëpër hapsirat tjera jo që une të ruhem nga trishtimi por që trishtimi mos të bëhet pjes e jetës së shqiptarëve .

Mua trishtimi më ka zgjuar prej gjumi ju zgjohuni pa e pritur trishtimin.

Abaz Sulejmani: Prof. I Sociologjis ne Univerzitetin e Prishtines

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch