Home » Lajme, Ndërkombëtare » KUR VJEN NENTORI YNË, NË FILADELFIA…

KUR VJEN NENTORI YNË, NË FILADELFIA…

(Shёnime dhe mbresa, nga festimet  e Ditёs së Flamurit)

 

Shkruan: LLAZAR VERO

 

 

Këngë e valle masive, në qendër të qytetit…

 

1.

 

Kur vjen Nёntori, tё gjithё ne shqiptarët, mё shumё se kurrё, mendojmё Flamurin, ditёn e madhe tё Pavarёsisё, tё lirisё, tё mbrothёsisё. Zё fill kjo rrugё, qё nё Nёntorin , kur Heroi ynё Kombёtar, Gjergj Kastriot-Skёnderbeu, ngriti Flamurin kuqezi nё kёshtjellёn e Krujёs , nё vend tё flamurit tё pushtuesbe osmanë. Udhёtoi ky Flamur, pёr gati pesё shekuj, nё mё shumё se 300 beteja tё popullit shqiptar kundёr pushtuesit,  deri nё 28 Nёntorin e vitit 1912, kur plaku i urtё  Ismail Qemali, sё bashku me trimat e pushkёs dhe tё fjalёs, si Isa Boletini e Luigj Gurakuqi, e ngriti atё pёrsёri tё lirё, nё Vlorёn tonё tё dashur. U priu ky Flamur edhe luftёtarёve tё lirisё kundёr pushtuesve nazifashistë, nё Luftёn e Dytё Botёrorё dhe u ngrit pёrsёri i lirё, nё njё ditё nёntori tё vitit 1944. Ёshtё pёrsёri ky Flamur, qё u priu trimave tё UCK-së, kundёr hordhive serbe, deri nё pavarёsimin e Kosovёs. Realizohet kёshtu edhe njё pjesё e ёndrrёs sё burrave trima dhe tё mёnçur tё 1912-ës…

Por kemi ende udhë pёr tё bёrё, pёr tё qenё pёrherё  tё bashkuar dhe me mёnçuri, rreth kёtij Flamuri, nga mё tё vjetrit, nga mё tё pastёrtit , nga mё tё ndershmit nё Botё.

Kur vjen Nёntori , kudo nё trojet shqiptare, kudo ku jetojnё bashkatdhetarët tanë, emocionet shtohen, kujtimet gjallёrohen, historia ёshtё mё afёr nesh, sepse vjen Dita e Flamurit, siç e thёrrasin emigrantёt. Fillojnё pёrgatitjet, shtohen veprimtaritё, ndjehen tё gjithё mё shumё atdhetarё. Nё qytetet mё nё zё tё Botёs ngrihet solemnisht Flamuri i Kombit tonё, flamuri i kuq me shqiponjёn dykrenore të zezë nё mes.  Shqipёria ёshtё kudo nё kёtё muaj, nё kёtё ditё tё shenjtё tё shqiptarёve, nё Kryeditёn e gjithё vitit, pёr shqiptarёt e vёrtetё.

Edhe bashkatdhetarët tanë nё Filadelfia kishin kohё, qё i kishin filluar pёrgatitjet pёr kёtё ditё tё shёnuar. U bënë pёrgatitje të shumta pёr mbrёmjen festive, pёr ngritjen e Flamurit, mё 27 Nёntor 2013, nё qendёr tё Filadefias, nё shtizёn e Bashkisё sё kёtij qyteti historik,  pёr  tërë Amerikёn. Ёshtё viti i dytё radhazi qё Shoqata Atdhetare  Kulturore Shqiptare-Amerikane, “Bijtё e Shqipes” nё kёtё qytet, organizon ceremoninë e ngritjes sё Flamurit tonё Kombёtar. U morën tё gjitha masat edhe pёr porositjen e flamujve shqiptarë e amerikanë, pёr bluzat e kuqe më shqiponjёn  dykrenore nё mes etj. Por dhe kёngёt e valet nuk u harruan. Kompozitori kuksian, Hamdi Gjana punoi me ngulm me fёmijёt e Shkollёs Shqipe “Gjuha Jonё”, të cilën e ka hapur kjo Shoqatё prej 11 vjetёsh. Se ata do të interpretoninm kёngё mjaft tё bukura , tё kompozuara nga ai vetë.

2.  

Erdhi dita e mbrёmjes festive, pёr shqiptarёt e Filadelfias. Ishte mbrёmja e parё qё hapi radhёn e disa mbrёmjeve, qё organizohen  nё kёtё qytet. Përgatisin mbrёmje tё tilla dy biznesmenё shqiptarё, por edhe Kisha shqiptare, ndoshta edhe ndonjë tjetёr. Ndërsa, jo pёr “mburrje”, por vetёm mbrёmja e Shoqatёs “Bijtё e Shqipes”  i kushtohet tёrёsisht kёsaj dite, ёshtё nё shёrbim tё Bashkasisë sonë. Edhe ato pak pare, qё mbesin pas veprimtarisё, shkojnё pёrsёri nё shёrbim tё shkollёs shqipe, nё ndihmё tё familjeve nё raste fatkeqesish, pёr veprimtaritё kulturore qё bёn gjatё vitit Shoqata etj. Pra, nuk shkojnё nё xhepat  e disa individёve, tё bizneseve tё tyre. Kishte kohë, që pёrgatitej e sallёs, ku do tё organizohej mbrёmja festive. Nё skenё, si çdo vit tjetër, u venddos portreti i madh, nё pikturё, i Ismail Qemalit-“Hero i Popullit”.  Nё tavolina u vendosën vendosur tollumbacet kuqezi. Tё gjithё anëtarёt e Kёshillit Drejtues tё Shoqatёs u përfshinë me detyrat, qёmorën pёrsipёr. Ja, Sadiku, Bujari, Dritani, Zana,Krista, Dhimua,, Ivziu, Vlashi, Llazari, Bashkimi e Petriti, ishin pёrherё nё lёvizje dhe tё shqetsuar paksa pёr mbarёvajtjen e festёs. Se çdo gjё duhet tё ishte nё nivelin e festёs mё tё madhe tё vitit pёr shqiptarёt. Por këtë gjë mund ta bёjnё vetëm njerёz tё pёrkushtuar ndaj Bashkësisë së tё tyre, ndaj Flamurit tonë Kombëtar.

 


Gjatë ceremonisë festive…

Nё festimet e kёtij viti na nderuan me pjesёmarrjen e tyre: Senatori i Shtetit tё  Pensilvanisё,  z.Anthony H. Ëilliams dhe disa antarё tё stafit tё tij; anёtari i Dhomёs sё Pёrfaqёsuesve  tё Shtetit tё Pensilvanisё, z.Ed Nielson me tё shoqen, Doris dhe miku i shqiptarёve e i Shoqatёs sonё, gjykatёsi Mattheё Carrafiello, me bashkatdhetarin tonё, bamirёsin Beniamin Risilia. Nga Nju Jorku erdhi grupi i fёmijeve, tё drejtuar nga Pranvera Çobo. Ndërsa, mungonin nё kёtё mbrёmje pёrfaqёsuesit e vendit tonё, nё Ambasadё dhe Konsullatё. Ftesat ua dёrguam me kohё, por as njё pёrgjigje mirёsjelljeje nuk na dёrguan ose njё pёrshёndetje me e-mail!? Se mendojmë që ështё detyrё dhe nё nderin e tyre, kjo gjë.

 

3.

Kёshilli Drejtues i Shoqatёs “Bijtё e Shqipes” zuri vend nё krye tё sallёs, në restorantin  “Cansstater V.V”. Tingujt e himneve kombёtare, të Amerikёs dhe Shqipёrisё, mbushёn sallёn dhe te gjithё pjesёmarrёsit nё kёmbё nderonin e kёndonin sё bashku kryekёngёt  e këtyre vendeve. Mbrёmjen e hapi kryetari  kёsaj Shoqate, z.Sadik Elshani. Pasi i pёrshёndeti tё ftuarit e nderit, ndёrmjet tё tjerash,   tha : “Ky ёshtё 28 Nёntori, kjo ёshtё porosia e madhe e 28 Nёntorit. Tё jemi gjithmonё sё bashku, nёn njё Flamur, nёn Flamurin kuqezi, Flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Tё jemi pёrherё tё bashkuar, se kёshtu na thёrret Himni Ynё Kombёtar, se kjo ёshtё porosia e fundit, qё na la Skёnderbeu, para se tё kalonte nё botёn e lavdisё sё pёrjetshme”.

Pastaj, fjalёn e rastit e mbajti sekretari veteran i kёsaj shoqate, z.Vlashi Fili. Duke bёrё njё përshkrim tё shpejtë tё rrugёs heroike tё Flamurit tonё,  nё historinё e Shqipёrisё, ai tha:  “Sё pari, para mё se pesё shekujsh,  strategu i madh, gjenerali i lavdishёm, biri i fisit tё Kastriotёve, Gjergj Kastriot  – Skёnderbeu ngriti nё Krujёn legjendare flamurin e lirisё dhe pёr mё se njё cerek shekulli udhёhoqi luftёtarёt e popullit tonё nё mbrojtje tё kёsaj lirie, tё kёrcёnuar pa ndёrprerje. Pёr herёn e dytё, liria u fitua 101 vjet mё parё, pёr tё mos humbur mё, me shpalljen e Mёvetёsisё sё Shqipёrisё, me ngritjen e Flamurit Kuq e Zi, nё Vlorё, nga atdhetari i madh, plaku i mёnçur, Ismail Qemali. Por mos tё harrojmё edhe Nёntorin e 1944-ёs, kur Shqipёria, aleate e SHBA-së, Rusisё dhe Anglisё nё Luftёn e Dytё Botёrore, dha ndihmesёn e saj të pakursyer, nё mposhtjen e nazi-fashizmit. Bijtё dhe bijat e popullit luftuan me heroizёm, deri nё sakrificat sublime, pёr njё jetё tё lirё dhe demokratike”.

Duke pёrfunduar fjalёn e tij, z.Vlashi Fili tha se ёshtё  “Njёkohёsisht rasti mё i mirё pёr ne tё shprehim vlerёsimet, respektin dhe falëndrimet pёr popullin amerikan, shtetin dhe Qeverinё e kёtij vendi tё madh demokratik, pёr mbrojtjen, solidaritetin dhe ndihmёn, qё i ka dhёnё popullit edhe vendit tonё, pёrgjatё njё shekulli tё tёrё, dhe vazhdon ta japë, deri në ditët tona”.


Çasti solemn i ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar, në qendër të Filadelfias…

Pas kёsaj ceremonie tradicionale, “fjalёn” e morёn kёngёtarёt Luljeta Pёllumbi, Mikel Bega e Fredi Nazifi, qё me pёrvojёn dhe zёrat e tyre,  e bënë mё tё bukur kёtё mbrёmje. Me tingujt e këngëve, ata kalonim nga njё krahinё nё tjetrёn dhe na dukej se, me ne në atë mbrëmje, festonte e gjithё Shqipёria. Njё vend tё veçantё zuri dhe DJ i talentuar, Ervin Cani, me tingujt e valleve popullore dhe muzikёn e zgjedhur tё vallëzimeve.

Po pёr mua dhe besoj për pjesëmarrësit tjerë në festë, pjesa mё e bukur e mbrёmjes ishin zёrat e fёmijёve tё Shkollёs  Shqipe “Gjuha Jonё”, qё ka hapur kjo shoqatё prej 11 vjtetёsh.  Ata janё pёrgatitur nga kompozitori  me pёrvojё, Hamdi Gjana, qё punon tash më shumë se dy vjet me kёta fёmijё. Ai solli nё sallё, me zёrat e pastёr tё fёmijёve, kёngёt e kompozuara prej tij,  me aq dashuri dhe pasion, si: kёngё kushtuar Atdheut, mallit të pashuar pёr tё, gjuhёs shqipe etj. Eshtё njё jetё e tёrё kushtuar fёmijёve dhe muzikёs pёr ta.

Pas tyre e morёn “fjalёn” fёmijёt e ardhur nga Nju Jorku.  Pjesёmarrёsit i pёrshёndesnin tё dy grupet e fёmijёve, me duartrokitje te zjarrta . Kanё emocione tё vecanta kёngёt e fёmijёve, ndaj priten pёrherё me ngrohtёsi.

Njё e papritur e kendshme, kёtё herё, erdhi nga larg, nga Parma e Italisё. Ish- kryetari i Shoqatёs Atdhetare “Skёnderbeg”, nё kёtё qytet, juristi Gentian Alimadhi, qё ka ardhur pёr vizitё te prindёrit kёtu nё Filadelfia, na u afrua me vajzёn e tij, Noemin katёrvjeçare, e lindur nё Itali, me propozimin qё ajo tё kёndonte njё kёngё shqiptare pёr fёmijё. Kështu, Emi e vogёl, siç e thёrrasin prindёrit,  hipi nё skenё dhe me zёrin e bukur solli midis nesh kёngёn e mirёnjohur tё fёmijёve shqiptarё, “Globi rrotullohet”.  Sa kujtime dhe emocione solli kjo vajzё e vogёl, qё ndoshta nesёr do ta shohim nё skenat e mёdha tё shfaqjeve. Tё faleminderit, Emi!

Por dhe tingujt e valleve tona popullore  mbushёn sallёn. Ja, djemtё e Librazhdit zbritën nё “logun” e  kёrcimit, nёn tingujt e veçantё tё valles sё mirёnjohur tё Rajcёs. Ja, Bujar Çela, Ruzhdi Karaj… me zonjat dhe fёmijёt e tyre hynё nё njё konkurs, se kush e kush ta kёrcente mё bukur kёtё valle, qё tё mbёshtjell nё vorbullёn e saj marramendёse. Njё tjetёr valle e dёgjuar, ajo e Kukёsit, e rёndё dhe kryelartё, ashtu siç e kёrcen oficeri veteran dhe autori i mjaft librave, Hysё Hasa nga Vila e Kukёsit. Përkrah ёshtё miku i tij, dibrani i palodhur pёr Bashkësinë tonë, Haki Çollaku. Vallja, si jeta, i do shokёt tё mirё. Kёshtu, kalojmё nga njëra krahinë, nё krahinёn tjetër tё Atdheut tonё tё dashur, me vallet e mrekullueshme popullore, të cilat kanё ‘pushtuar” shumё herё sheshet dhe skenat e festivaleve ballkanike, europiane e botërore,  me bukurinё e tyre, ritmin, muzikёn e veshjet  shumёngjyrёshe tё valltarëve.

Vërehet edhe njё fakt interesant: Brezi i ri ёshtё i dashuruar pas kёtyre valleve. E kush ra nёn magjinё e tyre dhe nuk mbeti i dashuruar, pёrjetёsisht?  Ato tё bёjnё me krahё, tё ngrenё zemrёn peshё, tё japin diçka nga krenaria e tyre, nga hijshmёria, pёrpjekja, bukuria. Ato i flasin tokёs dhe qiellit, zemrёs dhe mendjes, ashtu lashtёsisht, shqiptarisht. E pamё kёtё dashuri tё tё rinjёve pёr vallen edhe tri ditё mё vonё, pas mbrёmjes festive, para sheshit tё Bashkisё sё Filadelfias, kur u ngrit pёr tё dytin vit me radhё Flamuri ynё kuqezi . Ёshtё Flamuri ynё, qё i fton  tё rinjtё tё jenё pranё tij dhe, ashtu si valёvitja e tij, ata hapin krahёt dhe hidhen nё valёt e valleve shqiptare. Na ngrohёn zemrat.

 


Simbolika e bukur, e festës sonë të paharruar…

 

4.

Më 27 nёntor 2013, që herët në mëngjes, në krahun verior tё Bashkisё sё Filadelfias, kishin filluar pёrgatitjet pёr ceremoninё e ngritjes sё Flamurit tonё Kombёtar. Haki Collaku, me tё birin Drinin, punonin pёr ngritjen  e tendёs, qё kishin pёrgatitur pёr kёtё ngjarje. DJ Ervin Cani vendosi pajisjet nёn tendë dhe tingujt e muzikёs shqiptare u pёrhapën nё sheshin para Bashkisё. Erdhën njёri pas tjetrit anëtarёt e kryesisё sё Shoqatёs, pastaj disa bashkatdhetarё dhe njё grup tjetёr, me studentё shqiptarё tё Shkollёs sё Mesme “Abraham Linkoln”. Pak mё vonё erdhi njё grup nga Shkolla e Mesme e Northeastit. Sakaq, sheshi u mbush me vallatarёt e rinj, djemё e vajza, si lule shumëngjyrëshe. Janё nga gjithё Shqipёria.  Midis tyre: Olsi Jazaj, Xhevahir Sinani, Franko Ahmetaj, Arjol Shpuza, Mariklen Kercini, Kevin Deliaj, Eniona Kiamo, Arsi  Prendi, Helena Sazhdanaku, Bedri Devollaj, Armir Rexhepi, Refiola Memushi, Klea Shurdha dhe të tjerë. Qё tё gjithё me flamuj nё duar ose hedhur krahёve. Flamujt tanё e mbushën sheshin. Midis tyre edhe flamuj amerikanё, tё vendit tё madh tё demokracisё dhe  mikpritёs tё shqiptarёve emigrantё.

Pёr pak minuta u vendos qetёsia. Nёn tingujt e Himnit Amerikan, tё gjithё nderojnё me respekt, atё çka bёrё  Amerika pёr vendin tonё, nё kёta 100 vjet, nderojnё popullin punёtor amerikan, bijtё e bijat e tij, qё i shёrbejnё demokracisё kudo nё botё. Pastaj, nёn tingujt e Himnit tonё Kombёtar, Ll.Vero ngriti Flamurin tonë Kombëtar nё shtizёn e lartё, pёrkrah Flamurit Amerikan.  Fjalёn pёrshёndetёse e mban z.Sadik Elshani. Midis tё tjerash, duke folur pёr kёtё ditё tё shёnuar pёr popullin tonё, ai theksoi se 28 Nёntori ёshtё dita mё e lavdishme e popullit shqiptar. “Pёr shqiptarёt,-vazhdoi mё tej folёsi,-nuk ka simbol mё tё shёnjtё se ky Flamur. Flamuri kuqezi e ka udhehequr popullin shqiptar nё beteja tё pafundme, nё luftёn pёr liri dhe pavarёsi. Eshtё ky Flamur i lirisё, qё konkretizon dhe pasqyron shpirtin e pastёr dhe karakterin e fortё, dinjitetin dhe vlerat e larta morale tёshqiptarёve. Ёshtё ky Flamur, qё bashkon shqiptarёt dhe territoret e tyre. Ky Flamur ёshtё historia e Shqipёrisё, e qёndisur nё të…Ngritja e flamurit shqiptar nё Bashkinё e Filadelfias, nё venlindjen e Pavarёsisё dhe Kushtetutёs amerikane, ёshtё njё nder i veçantё pёr Shqipёrinё, shqiptarёt dhe veçanёrisht pёr Bashkësinë Shqiptare-Amerikane tё Filadelfias”.

Pёrsёri jehuan kёngёt e vallet shqiptare. Studentёt e nxënësit vallazonin dhe nuk ndjenin tё lodhur. U bënë njësh me vallet dhe flamujt, qё mbanin ndër duar. Kёshtu, pёr mё shumё se dy orё. Herё pas here, nё valet tona u pёrfshinë edhe qytetarё amerikanё, të cilat i tёrheq ritmi dhe pasioni i tё rinjёve tanё, pёr kёto valle.

Prej sheshit tё Bashkisё, nё qendёr tё qytetit, festimet e Ditёs sё Flamurit vijuan nё Qendrёn Kulturore tё Shoqatёs. Ato vazhduan deri nё mbrёmje vonё, me kёngё e valle dhe me nga njё dolli shqiptarçe : “Pёr Flamur!”,  “ Gёzuar Ditёn e madhe tё Pavarësisë!”, ”Tё rrojё Shqipёria!”

Filadelfia, nëntor 2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch