Home » Lajme, Politikë » Kurti: U vërtetua se zgjedhjet e sotme ishin referendum i cili u fitua

Kurti: U vërtetua se zgjedhjet e sotme ishin referendum i cili u fitua

Lëvizja Vetëvendsoje ka mbajtur konferencë për media pas publikimit të përqindjeve të para të dala nga rezultati i zgjedhjeve të sotme.

Para mediave ka folur lideri i VV-së, Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin.

Kurti ka thënë se u vërtetua se zgjedhjet e sotme ishin referendum i cili u fitua.

“Qytetarët morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua se ato ishin referendum. Ky referendum për drejtësi dhe punë u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Të gjith ata që mundësuan që të kemi një proces të rregullt e drejt zgjedhor. Dua të falënderoj mërgatën tonë, për qindra eurot e shpenzuara për postë, e për mijëra kilometrat e kaluara vetëm për ta sjellur votën e tyre. Ju i keni dhënë kurajo dhe shpresë një kombi të tërë. E falënderoj presidenten dhe kolegen time për përkushtimin dhe angazhimin e saj. Dua të falënderoj policët që kanë qëndruar në secilin vendvotim”, tha ai.

“Mediat dhe të gjithë gazetarët që kanë informuar publikun drejtë dhe paanshëm. Dhe nuk kam se si t’i harrojë ata që i dua më së shumti, aktivistët. Falënderoj dhe oponentët politik  për një garë pa incidente, dhe i uroj për reforma. Kjo fitore madhështore është mundësia që ne ta fillojmë ndryshimin. Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa dhe do të bëjmë ndonjë gabim, mirëpo qëllimin e kemi të mirë. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj kujtdo. Kjo fitore është e juaja, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit prej nesh”, tha Kurti.

“Pa inate, pa ryshfet, pa nepozitën e pa korrupsion, do ta zhvillojmë dhe demokratizojmë vendin tonë”, tha tutje Kurti. 

Kurti ka thënë se referendumi për drejtësi e kundër kapjes së shtetit u fitua.

Ai ka thënë se kjo fitore e VV është mundësia që të fillojnë ndryshimin që e duan.

“Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon që ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kjo fitore do të mbahet mend si dita kur populli foli me një zë dhe mori fatin e tij në duar e veta.

Sipas tij, do të mbahet mend për radhët e gjata të njerëzve në vendvotime e për ardhjen e mërgatës.

Ai ka thënë se duhet të ketë barazi në drejtësi e progres pa diskriminim.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch