Home » Opinione » KUSH DHE PSE E PËRJASHTOI SHOQATËN PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE?!

KUSH DHE PSE E PËRJASHTOI SHOQATËN PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE?!

Pas mbajtjes së Akademisë Përkujtimore kushtuar Abdullah Krashnicës-Presheva,  në Preshevë

 

 

KUSHDHE PSE E  PËRJASHTOI SHOQATËN PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE?!

 

 

Shkruan: Xhemaledin Salihu

 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, në vitin 2012, me rastin e 66-vjetorit të vdekjes së Abdullah Krashnica-Presheva e inicoi dhe mori qëndrim për organizmin e një Akademie Përkujtimore. Për këtë iniciativë, kryetari I sak e njoftoi djalin e Abdullah Krashnicës, Z.Durgut Krashnicën. Dëshira e Durgutit ishte që referatin kryesor në Akademi ta ketë Dr Ramiz Abdyli. Mirëpo, në kontaktet e tija me Dr Ramizin, ai i arsyetohet se për shkak të arsyerave shëndetësore nuk mund ta hartojë referatin për Akademi. Dhe kështu dështoi Akademia për vitin 2011.

Ta përkujtojmë opinionin se Gafurr Hyseni, drejtor i Shkollës fillore “Abdullah Krashniva” në Miratoc dhe autori i këtyre rreshtave shkruan nga një shkrim, të cilët u publikuan në mjetet e informimit.

Në vitin 2012, prap Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore inicoi organizimin e një Akademia Përkujtimore, me rastin e 95 –Vjetorit të Lindjes së Abdullah Krashnica-Presheva.Për këtë u bisedua edhe me djalin e Abdullahut, Durgur Krashnica e disa veprimtarë të tjerë.

Ta themi se Shoqata, jo vetëm që e inicoi, por ajo e kishte planifikuar edhe në Programin e punës së saj, për vitin 2012.

Kështu Këshilli drejtues i Shoqarës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, në mbledhejn e tij, më 13 shtator 2012 e shqyrtoi dhe miratoi organizimin e Akademisë Përkujtimore. Dhe filluan përgatitjet, për organizimit e Akademisë. Për këtë shkruan edhe mjetet e informimit.

Mirëpo, ndërkohë lindën edhe ide dhe iniciativa të tjera, ndër to edhe në Gjilan, për këtë na njoftoi Durgut Krashnica dhe sikur u marrë qëndrimi që së pari Akademia Përkujtimore të organizohet në Gjilan e pastaj në Preshevë. Në atë bisedë reagova ashpër dhe kërkova që së pari Akademia të organizohet në Preshevë, sepse Abdullahu është i joni, më i afërtë e pastaj në Gjilan. Bile, ra propozimi që autori i këtyre rreshtave dhe Sadri Qazimi të jenë në Këshillin organizativ të Akademisë.

Asnjëherë nuk u ftova në mbledhjet e këtij Këshilli.

Filluan shushurimat se ku duhet së pari të mbahet Akademia, dikush thonte në Preshevë, dikush në Gjilan.

Një ditë, në rrugë më takoi Durgur Krashnica dhe më njoftoi se të nesërmen duhet të takohemi në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” autori i shkrimit, Durguti, Agron Boriçi dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës.

Atë prita gjatë dhe askush nuk u lajmërua për takimin që e lamë, por pas shumë orëve zbrita në zyren e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, aty gjeta Agronin dhe drejtorin. Ata më thanë ishte Durguti dhe u vendos që së pari Akademia të mbahet në Gjilan. Reagova po pse kështu, pastaj edhe drejtori reagoi dhe ishim të një mendimi, se së pari duhej të mbahej në Preshevë.

Aty kuptova se diçka nuk ishte në rregull me iniciativën tonë. Bile, duke ikur nga zyrja fola se nuk është mirë që idea të mirret dhe të përjashtohet Shoqata. Nuk pati komentime.

Më 3 tetor 2012, në Gjilan u mbajt Akademia Perkujtimore dhe në këtë manifestim nuk u ftova.

Në një bisedë me Agronin, më tha se nuk është përjashtuar Shoqata nga organizimi i Akademisë.

Mirëpo ndodhi e kundërta në Akademinë Përkujtimore, kushtua 95-Vjetorit të Lindjes së Abdullah Krashnica, më 21 nëntor 2012, në Shtëpinë e Kulturës, Shoqata u përjashtua dhe nuk ishte ndër organizatorët.

Shoqata u përshëndet nga Durgut Krashnica për pjesëmarrje, por jo edhe për inicim të saj. Përshëndetje për idenë dhe organizimin shkuan në drejtim të personave të tjerë.

Autori i këtij shkrimi  dhe Shoqata ishin jetësisht të angazhuar që Akademia Përkujtimore, kushtuar Abdullah Krashnicës të organizohet në Preshevë dhe sa më mirë, se Abdullah Krashnica është pjesë e Lëvizjes Kombëtare dhe Kujtesë Kombëtare.Këtë e dëshojnë edhe shkrimet e Xhemaledin Salihut, me rastin e 66-Vjetorit të Vdekjes dhe 95-vjetorit të Lindjes së Abdullah Krashnica, me titull:

“ABDULLAH KRASHINA-PRESHEVA, HERO I POPULLIT SHQIPTAR”, i cili u botua në shumë mjete informative.

Pra, nga e gjithe kjo përfundojmë se Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore në Preshevë u përjashtu, shtrohet pyetja: KUSH DHE PSE?!

 

 

PRESHEVË, MË 30 NËNTOR 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch