Home » Kulturë, Lajme » Kush e vrau Milladin Popoviçin ?- Vet serbët

Kush e vrau Milladin Popoviçin ?- Vet serbët

“Ti që nuk lexon, je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë, por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon. Ti që nuk lexon, i bën të gjitha të zezat; Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafioz”.
Por ,edhe ti që shkruan në vend të atyre që s`guxojnë të shkruajnë  ,edhe ti e deformon historinë , na e le mollën e sherrit në mesin tonë , na e humbe dashurinë per atdheun , na e shëmtove mendjen , na e shpërlave trurin ose na e mbushe mendjen  ashtu , që as shekujt nuk munden ti dalin ballë shëmtisë dezinformuese , edhe ti na  sjellë belanë
Edhe unë nuk do të isha aq trim edhe sikur t`isha i lindur  në kohën e pas luftës së dytë botërore atëherë kur kufinjt për ne nuk ndryshuan, , atëherë  kur vendimet e “Konferencës së Bujanit “ u përdhosën , atëherë kur  “nuk e njihte qeni të zo`në “ atëherë kur vendimet e ndarjes territoriale  ishin në favorin e madh të Serbisë, atëherë kur Kosova së dyti mbeti ndër Serbi: të bëja diçka të madhe , të shkruaja të vërtetën. Mllefin e kam kundër atyre që sot shkruajnë dhe i frikohen të shkuarës së rrezikshme, që sot shkruajnë sepse janë të porositur për dezinformim , që sot shkruajnë pse ashtu iu ka ëndja..

Fole or mik dhe thuaje të vërtetën sepse je në Shtetin e pavarur të Kosovës ; fole or mik, fole të vërtetën se PPSh -ja ka vdekur, fole or mik të vërtetën dhe tas heh edhe Europa që je  duke e gëzuar hisen e saj në lirinë tonë !

A mos ishte Enver Hoxha njeriu i gabuar për Shqipërinë , në kohën e duhur për Serbinë ? Enver Hoxhën e mbanim për simbol të bukurisë dhe mençurisë. Në njërin i logjikim pra njërën anë paskemi pas gabuar . Por ne nuk ishim femrat e Beogradit të rraskapitura nga dhunimet e çlirimtarëve rus që vraponim pas një burri të bukur . Ishte kjo kur ai e vizitoi Beogradin .
Enver Hoxha ishte i ngjitur në rrjetën e merimangës serbe dhe vështirë e kishte të ç`ngjitet. Ishte edhe i rrethuar nga vendorët tradhtar.  Të ç`koqesh nga rrjeti i merimangës duhej mjeshtri, por ai këtë nuk e kishte. Ishte totalisht në kurthin serb. Mjerë ai !  Edhe nga agjentet serb që shkonin në Shqipëri , nuk e dallonte te mirin dhe të keqin. Cili ishte i miri ?
Kishte edhe nga ata , por serbët me qëllimet e tyre drakonike na bindën edhe neve që ta duam tradhtarin për atdhetar , e atdhetarin për mashtrues. Fajet i kishte Enver Hoxha. Enver Hoxha , i gjendur në mes tradhtisë së shqiptarëve dhe dhelpërisë serbe,pse nuk iku dhe të shpëtojë veten dhe Shqipërinë . Ishte sedra e tij e lënduar , e arnuar dhe e njollosur që nuk e lejonte . Pse nuk iku që të shpëtoj Shqipëria ?

Por , sidoqoftë  roli i Jugosllavisë apo më mirë të themi roli i Serbisë në PKSh ka qenë shumë specifik dhe me shumë kurthe antishqiptare , Vërteta e atij bashkëpunimi është një mister i madh.  Arkivat shqiptare nëse nuk janë zhdukur e kishin për të treguar të vërtetën ashtu si ishte . Por edhe kjo varet nga rrethanat politike në Ballkan , Europë dhe gjerë.
Një  është e sigurt që arkivat serbe nuk lejohen aq lehtë të « lexohen «  , sepse Serbia e ka një fuqi të madhe të vetëdijes së saj politike dhe kurrë nuk i jep hapësirë publikimit të emrave të bashkëpunëtorëve të saj , kudo qofshin ata  në tokat shqiptare apo për cilën do kohë që mbahen arkivat. . Arsyeja shumë e thjesht , se bashkëpunëtori i Serbisë (nga shqiptarët ) mbahet  i shantazhuar që nga stërgjyshi e deri tek nipi i ditëve të sotme . Kultura e tyre politike është shumë e lartë gjë që e cila tek shqiptarët le për tu dëshiruar.

Në dorë e kam një libër të mrekullueshëm të autorit Avni R. Këpuska «  Bashkimi mbarëkombëtar «  2016, Prishtinë .  Autori i librit , ka arritur  që me kompetencë të flet me anën e argumenteve shkencore të nevojshme dhe të bollshme për periudhat e ndryshme historike.

Nëse historia e LNÇ- është shkruar ashtu siç është «  dashur «  të shkruhet . tani e kemi kohën në duar tona që ta shkruajmë ashtu siç ka ndodhur., këtë e bënë edhe Avni R. Këpuska në librin që e përmenda më sipër.

Argumentet janë shumë kokëforta dhe duhet pa tjetër të lexohet edhe libri i Dr. Skënder Rizajt «  E drejta historike e shqiptarëve  për vetëvendosje » të cilin e citon edhe autori  kur shkruan se Milladin Popoviçin e kanë vrarë vetë serbët . Nacionalisti shqiptar  të cilit i vishet vrasja e Milladinit , ishte vrarë po atë ditë ,por nja tri orë më herët.
Na tregonin tinëz se kur nëna e Milladinit e qante kufomën e thoshte : «  Ubili su te tvoji ! « , pra ishte koha kur shushurihej sepse nuk guxohej të flitej  «  Milladin , të vranë të tanët »

Fahri Xharra,24.08.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch