Home » Lajme, Opinione » Kush është dhe kush bëhet njeriu më i urryer dhe më i neveritshëm në shoqëri?!

Kush është dhe kush bëhet njeriu më i urryer dhe më i neveritshëm në shoqëri?!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Njeriu më i urryer në shoqëri është ai individ prej të cilit shoqërisë dhe kombit i vijnë skandale,vuajtje, trauma, dëme dhe fatkeqësi.

Njeriu më i urryer dhe më i neveritshën te opinioni shoqëror në një shtet bëhet individi i cili zotëron pushtetin, dhe pikërisht  personi i cili qeveris vëndin dhe shoqërinë  dhe që  është në krye të pushtetit  por që abuzon duke spekuluar shumë rëndë me të.

Më i urryer në shoqëri bëhet individi i cili  tregohet hipokrit, mospërfilles dhe arrogant; kur ai nga lartësia e pushtetit përbuz, tall dhe injoron vegjëlinë dhe të gjithë ata të cilët megallomania e mëndjemadhësia e tij i konsideron se janë poshtë tij, dhe si i tillë ai është një mizantrop i zhveshur nga përgjegjësia, nga dhimbshuria dhe nga ndjesia sociale.

Njeriu më i urryer në shoqëri është kryepushtetari i cili i rrëmben të gjitha, edhe sovranitetin e zgjedhësve të tij, edhe ligjin ,edhe drejtësinë si dhe  ai i cili bën punë të pista: vjedhjen, tradhëtinë dhe korrupsionin edhe me duart e të tjerëve servilë, puthadorë dhe sejmenë   të dobët nën veten e tij dhe të zgjedhur si besnikë të tij.

Njeriu më i urryer behet  tradhëtari  dhe pushtetari frikacak të cilin e bën cinik, mendjemadh  dhe trim vetëm pushteti.

Njeriu më i urryer dhe më i neveritshëm për shoqërinë është pushtetari më i lartë i shtetit kur prej tij shpërthejnë skandale, tradhëti  dhe paturpësi publike.  

Njeriu më i urryer për shoqërinë është ai i cili eksaltohet në pushtet, ai i cili vetëmashtrohet se triumfon  me pushtetin e tij, por që realisht kthehet në dramë dhe në fatkeqësi për popullin e tij.

Individi më i urryer në shoqëri bëhet ai  i cili nuk di se çfarë të bëjë me pushtetin e tij.

Kur këtij individi i del boja si mashtrues, gënjeshtar e keqbërës publik; kur flet dhe premton vetëm për të gënjyer dhe për të mashtruar popullin e tij dhe kur  pushteti këtij individi ia errëson atij mëndjen dhe  ia verbon pamjen , atëhere realiteti , opinioni dhe veprimi i publikut e hedh atë si mbeturinë publike.

Kur këtij tipi sundimtari i del boja në publik si i tillë, ai bëhet njeriu më  halabak, më i urryer , më i neveritshëm sa që kur del dhe duket bajatshëm dhe vënd e pavënd krijon te publiku edhe tugun, vjelljen shpirtërore.

Të tillë a nuk janë sjellë dhe a nuk sillen edhe sot pushtetarët dhe politikanët e lartë shqiptarë, dhe po këta a nuk janë bërë individët më të shpëlarë , më të neveritshëm dhe më të urryer te publiku  sa që janë bërë të pështirë dhe të bajatshëm kur duken e kur flasin, madje jo vetëm ata por edhe ato media të cilat i reklamojnë dhe vazhdojnë t’i përcjellin dhe promovojnë ata?!

Populli ka gjykim të madh dhe të paimagjinueshëm, dhe vlerësimit e gjykimit të tij nuk mund t’i shpëtojnë ata të cilët vetëmashtrohen se e bëjnë, e manipuilojne dhe e sundojnë opinioni e tij.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch