Home » Lajme » Kush është “Schumacheri” i Kosovës Lindore, shqiptari nga Presheva i cili me FERRARI shkon me kosit ?!

Kush është “Schumacheri” i Kosovës Lindore, shqiptari nga Presheva i cili me FERRARI shkon me kosit ?!

Valdrin Edipi, përvec se është student i shkëlqyeshëm në Universitetin e Zurichut (Fakulteti Ekonomik) ai është edhe futbollist i mirë në kantontonin e tij ku jeton. Ai është edhe adhurues i veturave me katër e më shumë cilindra. Valdrini aktualisht nget FERRARI (të kuq) të tipit më të ri me 506 ps (2008) me shpejtësi 360 km.h..

Mërgimtarët tanë në perendim sot nuk janë më si dikur sharragjinj të Esad Mekulit në Beograd. Se ata janë integruar mirë në Zvicër, Gjermani, SHBA, Austri, Belgjikë, Itali..dëshmon jo vetëm gjuha e tyre që flasin mirë, por edhe postet dhe detyrat e tyre si patron firmash në biznese të suksesshme, mjek, ingjinier, ekspert të lëmive të larmishme, arkitekt, avokat si dhe një numë ri madh i studentëve të profileve të ndryshme…

Njëri nga ta është edhe Valdrin Edipi, nga fsh.Miratoc i Preshevës i cili ka lindur në Zvicër. Valdrini jeton qe prej kohësh me prindërit në Flawil të Zvicrës. Babi i të cilit është pedagog dhe ingjinier, drejtues i firmëms “EDIPI”, ndërrmarje kjo e njohur e ndërtimtarisë së shtëpive, objekte private dhe shoqërore në Kontonin e Sant Gallenit.
E pabebesueshme por e vërtetë…një i ri nga Presheva nget rrugëve të Preshevës nget tipin më të ri të Ferrarit…bile me te shkon edhe me kosit ?! Ai është parë në kolonat e veturave i pari me flamur kuq e zi, në dasma e ahenge të ndryshme, ketyre ditëve të pushimeve verore kur mërgimitarët tanë kanë pushtuar vendlindjet e tyre. Valdrin Edipi, përvec se është student i shkëlqyeshëm në Universitetin e Zurichut (Fakulteti Ekonomik) ai është edhe futbollist i mirë në kantontonin e tij ku jeton. Përveq ketyre dy obligimeve primare, siq thotë ai, Valdrini është edhe adhurues i veturave me katër e më shumë cilindra. Valdrini aktualisht nget FERRARI (të kuq) të tipit më të ri me 506 ps (2008) me shpejtësi 360 km.h..

Ferrari i tij ka 4 cilindra, me peshë gati 2 tonë. Mund të thuhet se ky Ferrari ishte i pari që e shkeli Preshevën… Kosovën Lindore. Babai i tij E.E. rrëfen për agjencinë informativ “Presheva Jonë” duke lëvizur kokën se “kohrat po ndryshojnë aq shpejt dhe shumë..sa nuk ta merr mendja. Unë kur kam diplomuar në Prishtinë më kujohet si sot baba im rahemt i past shpirti, më kishte blerë një parë patika..Ndërsa, sot për likudim të vitit me sukses të mirë blehet Ferrari për djalin? Cfarë të them zotëri gazetar lum kta djem, kjo gjeneratë dhe cfarë fati ju ka rënë për të QENË pjesë e kËtij mileniumi të zhvilluar si nga ekonOmia ashtu edhe nga informatika. Ne këto gjëra nuk i kemi parë as në ëndërr. Edhe sot rinia jonë në cfarë kushtesh jetojnë dhe nëse nuk mësojnë apo nuk janë të dëngjueshëm ndaj prindërve të tyre do të ishte tmerr..”

Ekpi i agjenisë sonë “sheferin” e ferrarit vizitoi në shtëpi, në fshatin Miiratoc…Por, kur vizituam “shoferin” e Ferrarit, alias studentin e Universitetit të Zurichut për momentin nuk ishte aty, por papritmas u kthye me ferrari i cil mbi te kishte lidhur kosën..E pyetëm se ku ishte? ai u përgjigj thjesht “isha pak me kositë në fushë dhe me hangër qershia të gjyshit që kishte mbjellur për ne kur ishim të vegjël..Ja kosita barin përreth trungujve të qershive..”. Ai, është modest ju shmanget bisedave rreth veturës së tij, por e pranon se “Ferrarin e ka dhuratë nga babai për sukseset e tij në studime dhe futboll. “Por, babai im me ka qitur punë, sepse tash duhet të punoj edhe më shumë për ta justifikuar dhuratën e prindërve dhe më duhet të përkushtohem vëmendje studimeve që të dilomoj sa më shpejtë.”

Duke folur për shpejtësinë e veturës së tij, kuptuam se ai shkon sa dy here më spejtë se s aveturat normale..Shkon në 360 kom.h. Se a e ka prvouar ket shpejtësi Valdrini përjgigjet duke qeshur “jo, jo…sikur ta shkilja në maksimum dhe të kishte flakra sigurisht do të fluronte dhe për 2 orë do të isha nga Sant Gallen via Miratoc te qershitë gjyshit..Po e kam shkelur në autostradën Zagreb-Beograd por jo deri në fund, vetëm 320 edhe ate më provokuan një kolonë e mercedesave të zi me regjistrim Beogradi të cilët sigurisht ishin delegacion serbë dhe pak ma hypën gjakin, se nuk ma lëshonin rrugën dhe u desht pak me e shkel dhe besda nuk deshta ta kurti as veten e as Ferrarin. Dhe t’ju them të drejtën kur e shkela në 320 më dukeshin se ata me regjistrim BG shkonin temas, apo e kishin qitur në rikferc..”

Se a e kishte porvouar një shpejtësi të tillë në Zvicër, Valdrini në vazhdim përgjigjwet “jo, jo kurrë dhe as që e kam ndërmend. Bile, atje dal rrall vetem vikendeve ndonjëherë. Në të rinjtë në zvcër dhe kudo duhet të jemi shembull dhe jo të bëjmë marrina të kmpremetojmë kombin tonë. Në fakultet shkoj me tren sepse është më komode të punosh edhe në tren, sepse kam një orë nga bendi ku jetoj deri në Universitetin e Zurichut..
Preshevë, 2 gusht / AIK-Presheva jonë

Video playlist twitter for teachers online essay writing jobs keep watching the player below to see the rest of the playlist, or view it on youtube

One Response

  1. me vjen mire qe paska mrri me blejt kesi veture ishalla i plotsohen gjitha deshirat po ska nevoj per marketing mu livdu teper
    fundja osht vetem veture po duhet me bo vepra te mira bamiresie sidomos ne ket muaj te shenjt ramazan kush ka mundesi e jo mu lidvu qe ka bo kerr ferrari

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch