ShqipEnglishDeutsch

Home » Histori, Lajme » Kush ia nxori sytë Simonides ?

Kush ia nxori sytë Simonides ?

Simonida pikturaHovi i ekspansionizmit serb, i nxitur nga miti i Kosovës, përfundimisht u ndal nga lufta e armatosur e shqiptarëve dhe ndërhyrja ushtarake perëndimore kundër makinerisë shfarosëse ushtarake serbe. Mirëpo, është për të ardhur keq se edhe sot e kësaj dite politika e Serbisë, kisha ortodokse serbe, por fatkeqësisht edhe pjesa më e madhe e kombit serb, karshi Kosovës si shtet, nuk po mund të çlirohen nga fryma ekspansioniste e mitit të Kosovës dhe nga ana tjetër ky mit po vazhdon ende ta mbajë peng Serbinë dhe të ngadalësojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si nevojë e domosdoshme e integrimeve europerëndimore të këtij rajoni.
T`i kthemi të kaluarës , e këtë kohë të viteve 1899  kur u hap Konsullata serbe në Vilajetin e Kosovës në Prishtinë. T`a mendojmë mirë edhe 20 vjet do të mbahej Konferenca e Londrës ,; këtë e dinin serbët , po këtë e dinin edhe turqit osman . Sa ishin shqiptarët të njoftuar me atë se çka do të ndodhte me ne?
Ishin , po si jo ; por jo të pagatitur në mënyrë diplomatike . E vetmja përkrahje ishte Austro- Hungaria.

Qëllimi i hapjes kësaj konsullate ishte përgatitja e Evropës me shpifjet më të tmerrshme për shqiptarët. Kur flite nga vendi i “ngjarjes “ është më e besueshme.
“ Konsullata e Prishtinës e mbulonte një territor më të gjerë se sa Kosova dhe Metohija. Qendra e pushtetit otoman  për Vilajetin e Kosovës ishte në Shkup .” Për çudi , Perandoria otomane iu mundësoi serbëve që me konsullatën e Prishtinës  të mbulohet Kosova , Sanxhaku dhe krahina e Rashkës .

Hapja e konsullatës në Prishtinë ( 1889) e shënoi fillimin zyrtar te pranisë së Serbisë ne Kosovë , edhe pse
“ jeta e serbeve nuk u përmirësua aspak “ shkruan historia serbe

Sipas shtypit serb , për konsuj ishin zgjedhur njerëzit më të zgjuar të Serbisë e ndër ta ishte edhe intelektuali Milan Rakiç ( si konsull 1909-1911 )
E rëndësishme është për njoftim të lexuesve se në Manastirin e Graqanicës është edhe Freska e Simonides  (gruaja e pestë e  Kryepeshkopit Milutin Nemanjes ) ; freskë të cilën  me urdhrin e Milutinit u vizatua në vitin 1310 . Freska që nga  vitin 1321 ishte dëmtuar ( hekja e syve të Simonidës ); por Milan Rakiqi gjatë kohës sa ishte diplomat e shkroi vjershën “Simonida” (me nëntitull “ freska e Graqanicës “ )e cila në përkthim të lirë nga Mark Krasniqi ( Gjurmë e gjurmime , f.157 )  tingëllon kështu :
“T`i nxorën sytë e bukura pikturë !
Një natë shqiptari , i mbrojtur nga terri
Në kishën e vjeter aty mbi mur
Me maje të thikës  të dy sytë t`i their”

“Poezia e Rakiqit , deri më tani është botuar dhe ribotuar me mijëra herë në forma të ndryshme – shkruan Mark Krasniqi në librin e tij “ Gjurmë e gjurmime” (1979 , Prishtinë) madje edhe në në libra leximi, në lekturën shkollore, në antologji etj.  “  .E tërë kjo me qellim të paraqitjes së shqiptarëve ashtu si donin serbet , karshi botës.
Bile edhe sot e kësaj dite shumë turist që e vizitojnë manastirin e Graqanicës , me dëshirë të madhe e presin ta shohin Simoniden pa sy , sepse ata qysh në bankat shkollore e kanë mësuar këtë “krim” të shqiptarëve.
Po sot , në këtë kohë të përgjumjes se madhe të shqiptarëve , çka flitet për Simoniden , bukurinë e gjymtuar nga shqiptarët? Me çfarë bindje largohen turistet e jashtëm ( të botës ) që domosdoshmërisht e vizitojnë Graqanicën. E , e dimë shumë mirë ndjeshmërinë e tyre ndaj këtyre “krimeve “.
I vetmi që e ka nxjerr para botës të vërtetën për Sytë e Simonides ishte Akademiku Mark Krasniqi , i cili që në vitin 1979 e botoi librin “ Gjurmë e gjurmime “ dhe e japi të vërtetën  dhe  përgënjeshtroi mashtrimin  serb të Milan Rakiçit
“T`i nxorën sytë e bukura pikturë !
Një natë shqiptari , i mbrojtur nga terri… “ e tmerrshme , si rrenë e lere më t`ishte e vërtetë .

“Konstanitin Jireçek ( Istorija srbe I . Beograd 1952, 190 -194 ) shkruan: Kryepeshkopi Milutin i kishte nxjerr sytë djalit të Stefanit për së gjalli, pa kurrfarë procedure gjyqësore.
“Milorad Jankoviç ( revista Feljton , Beograd 1960 ) shkruan” “ Luginës së Lepencit , nga Nerodimja , u nis Simonida me disa njerzë për në shkup e pastaj në Selanik kjo nuk ishte një largim i zakonshëm  por një ikje nga hakmarrësit  ,hakmarrjen e të cilëve nuk e kishte merituar “
Ishte viti 1321 , kur vdiq Milutini , Simonida e gjeti rastin të ikë nga skëterra martesore .Por me gjithat ata u hakmorën.  Freska në Graqanicë , ajo freskë e bukur, ashtu siq ka qenë e bukur edhe Simonida; e qetë . e palëvizshme i priti të ramët e thikave e të hanxharëve , që e kishin pë cak sytë e bukur të saj.”
Sipas Mark Krasniqit ,  serbët vet të ndikur nga besëtytnitë për të shëruar sytë e sëmurë , filluan  gërryerjet e më  tutjeshme të gropëzave të horasanit nga merrej material nga sytë e Simonides. Këtë e vërteton edhe gazeta “ Politika “ e Beogradit  e 30.03.1976.
Mark Krasniqi i sjellë edhe dy shkrime të Milivoje Peroviqit ( Politika , Beograd 1962 ) dhe Zhivko Miliqit “ “Smeh I suze Graqanice “ ( Jedinstvo, Prishtinë , 19.05. 1955 )  ku vërtetohet se besimtarët  e bënin këtë gërryerje në vazhdimsi . Pra deri në vitet  e 70 -ta.
Po , sot ? kush po ia nxjerë sytë Simonides ?

Fahri Xharra,05.05.16
Gjakovë

One Response

  1. nazmiu thotë:

    JENI SHUM NJERI I MADH O I NDERUAR FAHRIU LUM SHQIPETARIJA QE TE KEMI SE GJERGJI ME SHPAT E JUVE ME PEND ME KENAQET ZEMRA KUR TE SHIKOJ PROFILIN NE FOTO BRAVO TE LUMTE DHE PAQ SHENDET TE MIRE……

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress