Home » Opinione » Kush ishin Venetët?

Kush ishin Venetët?

Venetët jetonin në gadishullin e Istrës , në verilindje të Italisë së sotme dhe të Sllovenisë.Mendohet që ata e themeluan qytetin e Venedikut.Fis i prejardhjes ilire nga Istria lindore të cilët njifen në libra mbi 1000 vjet para Krishtit.Ata e i kishin ndërtuar qytetet Atetste , Acelum, Patavium ( Padova) , Opitergium(Oderzo), Belunum ( (Belluno) dhe Vicentia ( Vicenza). Ishin tregtarë të mëdhenj , rreth lumitPo,me krypë dhe peshk.

Vëllezër të gjuhës me Histritët dhe Liburnët ,pra me origjinë Ilire.Qendruan gjatë pa u asimiluar ,gjer në shekullin e tretë pas Krishtit ,kudhe pastaj u robëruan nga Perandoria Romake. Sot njihen si lidhje në mes  civilizimit romak dhe atij Ilirik. Mu për ate  edhe sot flitet për ngjashëritë gjuhësore në mes të gjuhes Latine dhe asaj Venete( Ilire) të tyre.

Qartë shiheshin dikur dhe shihen edhe sot si fis Ilir që ishin, ishin shumë më të civilizuar se Galët (sot të zhdukur) dhe Ligurët dhe zotërues të Pataviumit ( 300 prK), ku shihe që edhe Padova ishte qytet i fortë ekonomikisht dhe shumë mirë i organizuar administrativisht.
Situlat,  ishin dhe janë dokument e gjallë i shoqërisë së Venetëve.. Pas vitit 600 paraKrishtit, në gjysmën e periudhes së Hallstattit  ,filloi lulëzimi artistik në mesin e Venetëve të Adriatikut ,krahinave të Alpeve qendrore dhe luginë së  poshtme të Lumit Po si dhe Adriatikut të epërm që është Sllovenia e sotme e deri në Italinë Veriore.Situlat e venetëve ishin prodhim i enëve të bronzit të zbukuruara me zbukurime të përmendura , të bëra me dorë me një teknikë të posaçme toreutike.

Enët e vogla ceremoniale quheshin situla dhe përdoreshin kryesisht për pirje rituale. Situlat ishin një kompozim dhe funkcionim i dalluar me prejardhe Etruske., të cilat kishin edhe ndikim të madh artistik  në zhvillimin e kulturave që në atë kohë lulëzonin .
Kulturat e tilla . secilat e kishin karakteristikat dalluese ,por edhe elementët e përbashkët , por Situllat të cilat prodhoheshin nga Venetetë e Adriatikut  ishin posaqërisht një prodhim i posaçëm(unik) ku arkeologët dhe historianët i dhanë një emër të të përveçëm:
dhe si të tilla u quajtën Arti i Situlave  Venete (J.Shavli, Matej Bor dhe Ivan Tomazhiç Veneti – First Builders of European Community, Editiones Veneti, Vienna, Boswell, British Columbia, 1996)
Burimet italiane thonë:” Krahina në mes Veronës dhe detit Adriatik , i njohur nga Romakët siVenetia, duke që është shumë e vjetër dhe ka shumë gjurmë se lashtë e banuar nga një popull i vjetër -Etruskët. Më vonë u popullua nga Venetët , fis Ilir. emri i të cilëve jeton edhe sot e kësaj dite si Venicë dhe si i tillë e tërë ajo pjesë quhet

IlVeneto“

Homeri i përmend Venetet e lashtë si fis Ilir në shek,XII-të PrK në kohë e luftës së Trojës.Më vonë ,Venetët përmenden edhe  nga Heodoti Euripidi. Sofokliu, Polibi Straboa dhe shumë klasikë të tjerë.

Në pjesën e 13-tëë të Iliadhës , Homeri thot që Mbreti Pilaimen i udhëhoqi Paflagonët në Trojë që nga toka e Enetëve(1). Homeri gjithashtu thotë që Pilaimeni shoqërohej për në Trojë nga i biri Harpali i cili nuk u kthye kurr në tokën e të parëve(2) , pra neë tokën e Enetëve.

Hulumtimet sllovene tregojnë që Venetët në tokat e sotme sllovene quheshin Vendelici dhe ata ishin të parët e atyre tokave, Venetët , nuk njiheshin vetëm me emrin Veneti por me emra tjerë si :Veneli, Venienii,Venocontes(3)

 

Provat kruciale të Kulturës Crannoge në Sloveni u gjetën në Lublanica në Smreçica . Blatne Brezovica Bistar ,Notranje Gorice ,Shivçev Prokop

,pastaj në lumen Izhica në Parte, Maharski Prokop,Veliko Mostishte dhe Shpica (Stepan Panteliç ,Veneti were autochtonous in Carinthia (1,2,3,)
Histritët klasifikohen nga i njejti burim  si “venetik” , fis Ilir me pak veçori gjuhësore nga Ilirët tjerë.Përmenden edhe nga Dante Alighieri.

 

Gjetjet janë , gjetjet arkeologjike por ato nuk flasin shqip se ne jemi large kësaj dege ,jemi large edhe me mentalitet se duhet ta gjejmë vetën pas shekullit 16.
Mbi 400 gurë ,tabelëza metalike , urne që datojnë para shek 4 para Krishtit , janë gjetë rreth Padovës ,qendër e madhe kulturore. dhe ishte mbetje nga kulturat që lulëzonin në këto anë ,mbi 2000 vjet përpara. Disa shkrime janë në latinisht e disa të tjera në Venetishte, të cilat ende sot e kësaj dite nuk janë deshifruar..Por në qarkun e këtyre tabelëzave gjindet mësheftësia  e karakterit Venet .

Përmbi të gjitha gjetjeve ,janë edhe një numër i statujave të vogla , veglave të ndryshme pune, armë, vazne, para metalike, por më kryesorja janë mbi 200 shkrime në shkrimin Venet të cilat quhen Tabelëzat e Alfabetit të cilat e mbajnë edhe qelsin e misterit.

 

Kultura Venete e shekullit 7-4 prK e kishte edhe Perëndeshën Reitia.

 

 

Për të treguar se të tjerët mundohen ta gjejnë vetën edhe aty ku dhe kur nuk ishin tregon edhe kjo: “ Një poet i duartrokituur(!!!) ngaSlovenia, Matej Bor  , është i pari që i ka dekriptuar Skriptat e vjetra Venete(???) dhe thot që Venetishtja është një gjuhë proto-sllave . Ai gjithashtu e thot që gjuha e Frigase ishte gjuhë Sllave. Ky person , i cili është i përkrahur nga qeveria Sllovene për” zbulimet ”e tija arkeologjike  dhe i cili është duke u dekoruar me tituj dhe çmime të larta akademike të Sllovenisë , së basku me historian dhe arkeolog të tjerë është duke e përhapur tezën qesharake se ”” Venetet janë Sllovenët e lashtë””( burime italiane)”

 

Pona ,more  v`llazni? A dijmë diçka ma teper?

 

Fahri Xharra

10.04.13 , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch