Home » Opinione » Kush janë Shqiptarët e Serbëve?

Kush janë Shqiptarët e Serbëve?

Exclusive për “Zemrën Shqiptare”

 

Kushjanë Shqiptarët e Serbëve?

 

Shqiptarët . Nënë gjeografinë , njerkë historinë …

Luigj Toni

 

 

Kushjanë shqiptarët e serbëve?  Pse ne ishim të atillë ,vetëm ashtu si donin serbët të na paraqisnin? Pse Europa iu besonte? Pse shqiptarët njiheshin në Europë vatëm ashtu  dhe të tillë si ç`na përshkruanin serbët? A punonte koha për ne? Edhe kur punonte , a e dinim t`a çfrutëzonim atë kohë? A mos vallë Europa po i ribindet vetëm shkrimeve dhe përshkrimeve serbe  për ne? Ku jemi ne?  Pyetjet janë të panumërta,por edhe mundësia qe t`i përgjigjemi  është e panumërt. Aq shumë ka shkrime serbe për ne ,kundër nesh dhe për përjashtimin tonë ; sa që

edhe nëse do të botonim përditë nga një libër si kundërpërgjegje dhe me fakte bindëse nuk do të mundnim t`i errësonim të gjitha ato që janë shkruar nga serbët  për ne. Ku ishim ,dhe ku jemi? Me shkrime po mendoj.

Apoa ishim të tillë dhe a jemi sot të tillë si po duan të tjerët?

 

Në letrën e botuar me 3 janar 1913 ,në gazetën :Temps” dr.G.M. Jakshiqi në mënyrë shumë të “bukur” –sipas serbëve e ka paraqitur shtrirjen jonatyrore të shqiptarëve jashtë kufinjëve të” vërtetë” të Shqipërisë: në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Fushën e Kosovës ,nëpër Sërbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni. Shrirja e shqiptarëve ,jashtë kufinjëve të Shqipërisë paraqitej si një lum vërshues , i cili del nga shtrati i tij ( sepse s` është kush t`ia rregullon shtratin); dhe se tani ( 1913)  erdhi koha që ai lumi shkretues-vërshues të kthehet në lum të qetë dhtë plleshëm. Që të kthehet në shtratin e tij është detyra  Shteteve të Mëdha të  brengosura, të cilat e zgjidhin problemin e kufinjëve të Shqipërisë  ,dhe ato do t`a bëjnë këtë nëse e vendosin  Shqipërinë në ‘megjet “ e saja natyrale.

A ishte kush që në atë kohë t`i kundërvihet kësaj letreje?Apo, a donte kush dhe a e kishte kush fuqinë,besueshmërinë dhe dëshirën  që gjërat mos të  shkojnë sipas dëshirës së serbëve; dhe që shqiptarët e serbëve të rahatoheshin një herë e përgjithmonë në “shtratin” e tyre  naturor? Po,  një farë pretendenti për karrikën mbretërore shqiptare i ashtuquajturi Arbanas ,princi Fuad me prejardhje ngaKavalla,kurse i lindur në Egjipt, i cili sorrollatej nëpër hotelet e Romës.  Zotërinjt e fatit të shqiptarëve si gjithmonë i fajsonin të tjerët për shpërndarjen aq të madhe të një numri aq të vogël të shqiptarëve nëper tokat serbe.

 

 

Shikoni se si i spjegohet Europës qështja  shqiptare: Lumi shkretues-vërshues shqiptarë nuk është dalur nga shtrati për shkak të shpejtësisë së madhe të rrymimit që e ka  e aq ma pak që është dalur nga shtrati i tij për shkak sasisë së madhe të ujit për të vërshuar.Por e tëra është përgaditur nga të tjerët duke ia ndërruar shtratin e “vërshimit” sipas nevojave të veta politike. Lumi vërshues  i shqiptarëve iu nevojitej turqëve në mënyrë që turqit të mbajnë pushtetin mbi popujt që e kërkonin lirinë (?) Shtrirja e shqiptarëve  jasht lumit të tyre nuk është e vjetër ,ia mbushin mendjen Europës. Kufinjtë e Shqipërisë si shtet  i pavarur ( e ka fjalën për kohën e Skënderbeut) ishin shumë të vegjël , edhe shkurt në kohë; ashtu edhe më vonë si  krahinë ndër Turkun. Ata kufinjë nuk ndërrohen as në dy shekujt e parë të pushtimit turk.   Ata ishin në një hapësirë të vogël. Europa vetëm ndegjon. Serbët flitnin e nga ana e shqiptarëve dilnin esatpashatë. Por vetëm në kohën kur turqëve iu filluan të dalin dorësh popujt e krishterë e posaqërisht Serbët, atëherë shqiptarët e paskan pas kalur “megjen” e tyre. Shqiptarët qenkan përdorur  nga Turqit për shuarjën e lëvizjeve për liri si dhe përhapjen e muslimanizmit.

“E vërteta “që është pak e njohur ,e të  cilën Serbet mundohen ta plasojnë në Europë në kohën e thyerjeve të mëdha në kohën kur ne ende mundoheshim ta ruajmë gjumin pesëshekullorë ,në kohën e lëvizjeve vendimtare për një të ardhme shumë të  rrezikshme për ne; serbet mundohen të “rregullojnë” shumë padrejtësi që iu paskan pas bër gjatë historisë. Ajo “ e vërtetë”  ishte ,se shqiptarët kishin një rol të madh në përhapjen e muslimanizmit dhe shqiptarizimin  me dhunë të  srbëve të “ pastër” që ishin në kufijë me atë Shqipëri që s`paska pas egzistuar kurr.

 

Por thonë ata : “ që mos të na shihet se ne e kemi në shenjestër vetëm marrëdhënjet e serbëve me shqiptarë , ne do ta japim edhe historinë e shkurtër të vendbanimit shqiptar në Sanxhak, i cili nuk ishte muhamedan por i krishter. dhe dhunën ndaj tyre prej vetë shqiptarëve,me këte të tregojmë  si plotësim se si shqiptarët muhamedanë ishin pa kurrfarë vetëdije kombëtare,por vetëm shërbyes të urdhërkryes të turqëve në muslimanizimimin e të krishterëve të robëruar.”

 

Pra ,po e shofim viktimën e terrorit shqiptarë ndaj serbëve të pastër në kufirin e ngushtë me Serbët.

E njejta lojë edhe tani,serbët viktima të shqiptarëve dhe përgjegjës historik për “vuajtjet” e tyre. Kurse ne prap s`mundemi të ndahemi nga ajo që” mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit  dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjën e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapnë kthetrat  e lartëmadhërisë së saj-ish robërisë.”

Edhe sot ka thyerje të mëdha, edhe sot nuk ka përfunduar asgjë Ende sot : “ Bac` s`u krye”.

Jo që po e them unë, por çka po shofim dhe çka po dëgjojmë e kemi vetëm një përsëritje të së kaluarës jo të largët; 100 vjeqare.

 

Të shofim se si spjegohen shqiptarët e serbëve,po e them shqiptarët e serbëve ,sepse vetëm ata kanë folur për ne,na kanë përhapur na kanë cunguar , na kanë sjellur nga malet na kanë paraqitur njerzë me bisht ; sepse ne nuk dinim të flisnim ,nu donim të flisnim apo nuk na lejonin të flisnim.:” Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin., Novi Pazar,Krushevac,Prokuplje ,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339). Këta paskan pas qenë tregëtarë dhe zanatlinj që erdhën në qytete ku kishte karakteristika katolike dubrovnikase. por kishte edhe andej e këndej të shpërndarë nëpër fshatra të cilët qenkan larguar për ti ikur dhunës së bashkëfisnorËve muhamedan apo të shpërndarë nga vetë turqit për qëllime politike. Në të gjitha ato vende shqiptarët e krishterë si edhe të krishterët tjerë ishin të shkelurit e perandorisë. Pra largë kufirit të ngushtë të Serbisë me Shqipërinë paska pas pasur shqiptarë e edha të krishterë (Pohimi serbe i një të vërtete e cila sa do që tentohej të mëshifej ajo iu ikte nga klishetë e përgatitur për botën perëndimore) .

Shqiptarët në Kaqanik paskan pas ardhur  si   plaçkitës në shek XVI-të ,të cilët i zënin pritë karavaneve ,dhe vritnin e plaçkisnin vetëm e vetë për të plaçkitur e të përkrahur nga turqit.(?)”Fakte” ,”fakte” të atilla që edhe historianin më të kujdesshëm Europian  e çojnë në drejtim të gabuar.

“ Muhamedan në gjysmën e shekullit XIX-të ia arrijtën të i muslimanizojnë  Serbet Katolik (?) në rrethin e Prizrenit ,Gjakovës dhe në disa vende të Kosovës,si dhe Serbet ortodoks që u shqiparizuan dhe u muslimanizuan në shekullin e XVIII-të. Një shkrim i gazetës “ Novine Çitalishta Beogradskog” nr.12.12 Mars 1848 shkruan:” Peshteri dhe Biori janë dy vende të vogla në mes të  Shkodrës, Bijelo Poljes dhe Novi Pazarit ,vende ku nuk ka pushtet ,por vetëm me anë të forces së fiseve jetojnë ,ka shtëpi ku janë  nese janë dy vëllezër njëri beson në Krisht e tjetri në Muhamed,njëri falet e tjetri kryqohet. Në disa shtëpi janë nga tre vëllezër dhe që të tretë mbahen për turqë,kurse babën e kanë Serb.dhe kështu djemtë falën karsi i ati kryqohet “.  Procesi i muslimanizimit të Serbëve ortodoks paska pas filluar vonë në këto anë dhe në kushte shumë të vështira

E vërejtë mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por sot ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por e dijnë edhe bashkëbiseduesit e serbëve, të cilët vetëm se pohojnë me krye  duke i dëgjuar çpifjet serbe të cilat ende  janë aktuale për botën.

E ne ,a mundemi që me ndërgjegje të plotë të dalim para botës e të themi :jo,nukështë e vërtetë se çka thonë serbet për ne.? Ku po e dijmë se çka po thonë serbët për ne?Posi me qenë aty:,sjelljet tona flasin dhe dokumentojnë dhe s`ka nevojë të jemi aty.

Fahri Xharra

27 mars 2012   00.20 min.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch