Qyqet janë mbrojtëse të armiqve djallzorë, të cilët vrasin e djegin gjithçka që ndeshin në rrugën e tyre. Qyqja, ky zog i llahtarshëm me ngjyra të çelta që e mbështjellin pjesën më të madhe të trupit të saj, me fytyrën e saj në formë zemreje, me sytë e saj të mprehtë gjatë natës, me aftësinë e saj të rrotullimin të kokes për 270 shkallë pa e lëvizur trupin, me krihët e saj pa fishkullimë gjatë fluturimit, gjuan vetëm kur bie muzgu i natës, këto aftësi e bëjnë zogun më të frikshëm të natës. Qyqet e kanë një veti shumë të rrezikshme,ato i lëshojnë vetë në foletë e zogjve tjerë.
Të huajt që kaluan mbi ne, i lëshuan vetë e qyqes në foletë e shqiponjave . Kur ata ikën,zogjtë e qyqeve shpëtuan falë jozgjuarësisë së shqiponjave. Ato punonin dhe ende punojnë; por jo për të mirën shqiponjës.
Por sidoqoft edhe unë e “ndërrova” bindjen time dhe duke u nisur nga ajo se çka po shoh e po lexoj vendosa ta qes vetën në ankand ,dhe të përfitoj edhe unë nga kjo situate që edhe unë krijoj pak “pasuri”, “prestigj” shoqëror dhe helbete ndonjë vend në suazat e politikës ditore.
Ç`farë kënaqësie do të ndienin qyqet, apo thënë ndryshe a do ta shihte misionin e tyre të përfunduar sikur unë të shkruaja por me kusht se kush më” paguan më shumë”:
-“ shkencëtarisht të “vërtetoj të pranoj” se shqiptaret janë popull pa prejardhje”,
-“ “të dokumentoj “se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën
kohë me sllavët këtu ku janë ose pas tyre (si të doni)“,
-“ të shkruaj” vazhdimisht që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekërit, e civilizimi ka filluar me ta ,atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhëshem që prishnin qetësinë e civilizimeve”,
-“ të them e të shkruaj “se tokat e banuara nga sllavët u populluan me një racë
shqiptare ,të cilet i sollën nga turkunga Azia,për baraspeshë për të pushtuarit sllavë”,
-“ sikur të dokumentoj “që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre ,kundër turkut”,
– “sikur Lidhjen e Prizrenit ta” quaj ”si lojë turke vetem për t`i kënaqur do apetite falso”,
-“ të shkruaj “se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,
-“sikur plejadën e Rilindasve ”të shpalli” si renegatë të perendimit ,pa qëllime konkrete
”
-“ sikur Nënën e Madhe Terezë , “të shpalli e të pranoj” botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë,apo bijë vllehësh”,
– “ që duhet pa tjetë të” shpallej” nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja, e formuar nga disa nën dialekte të saj”,
-“ që të shkruaj vazhdimisht që lindja e një shteti të ri të shoqërohet me lindjen e një kombi të ri,kombit kosovar ,që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”,
-“ sikur GJND-ja të thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”,
-“ sikur të kërkoja qështeti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “,
– “ sikur të ”kërkoja” që KFOR-i duhet të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave të ushtrisë serbe “,
-“sikur të”shkruaja ” se shqiptarët ishin ”vrasësit” më të medhenj të hebrenjve”,
-“ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”,
-“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,?
Po i ceki vetëm disa çmenduri antikombëtare të qyqeve :por që të sjellin para , që të sjellin mirëqenje. Nëse qyqet konsiderojnë se Nëna Tereze nuk perfaqëson popullin shqiptar, sepse sipas tyre, njeriu është prodhim i kultures, një sistemi vlerash, besimi dhe traditash, që në rastin e Nënës Tereze nuk kanë të bëjnë aspak me vlerat, traditen dhe besimin e popullit shqiptar e pse mos të ”shkruaj” edhe unë dhe të fitoj ,të fitoj ,të fitoj..
Sa i përket Skënderbeut, të them ( nëse me paguani shumë , aq sa merr edhe O.J.Shmiti) se shqiptaret e kanë edhe një problem para se të të aftësohen ta ndajnë të vërtetën nga fantazia, të vërtetën nga miti. Të them që Serbofobia është origjina e nacionalizmit të shqiptarit të sotëm. Të shkruaj e të të them që ”Skenderbeu i tradhëtoi turqit në Nish, Skenderbeu preferoi të mos i sulmon serbet dhe u këthye në vendlindje.”
Qyqet e humbura në gjithësinë e tyre të turbullirave i thonë edhe këto: , e unë do t`i shkruaja që: – “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia,siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb.”
.
Po sikur të thoshja:“ Midis miteve kryesore janë ata që mburrin lashtësinë e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si një nga me të vjetrat.” , athua sa do të më paguenin?
Me të gjitha këto “ të vërteta shkencore”, athua do të shterroja përfundimisht ”burimet” për ”krenarinë fallso të shqiptarëve? Kush më paguan më shumë?
Por jo , as në ëndërr që isha që ta shof veten ne këtë rol ; por më gufoi zemra nga mllefi !
Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bumbullima, s’është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhëtive nga më të ndryshmet. Tradhëtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjëve tanë.
Nga qarqet më antishqiptare, nga kuzhinat e tyre po përgatitën meny të ndryshme me anën e të cilave po mundohen të na krijojnë historinë tonë pa heronj.
Si duket, programet vijnë të gatshme, bile edhe në gjuhën shqipe, se si të mohohet e tërë e kaluara e jonë. Qyqet nuk po kanë të ndalur në mohimin e çdoçkaje shqiptare. E duan popullin tonë pa histori, pa heronj, pa ardhmëri.
Retë e zeza, vijnë e do të shkojnë përkundër zhurmës shurdhuese që e kanë, përkundër dritës friguese qe e lëshojnë. S`do të ketë mohim të së kaluarës sonë.
Krenaria shqiptare në të njejtën kohë edhe krenarija Europiane, përkundër asaj që i pengon aziatët, flamuri i tij do të valojë edhe në shekujt e ardhshem të ardhmerisë sonë.
Nëse ne i kemi tmerruar mehmetfatihët ne kohën e tyre, duhet ti tmerrojmë edhe sot fatihët e rinj, që duan t’i shtrinjë rrënjët e tyre të thara edhe një herë në këtë tokë të përgjakur.
. Ne duhet të ndalojmë kukamat e qyqeve ndjellakeqe para se lakuriqët e natës, çakejtë dhe hienat të kërkojnë gjakun dhe tokën e shqiponjave, e kjo ditë duhet të vij pa tjetër.
Pra mallkue qoft aj bir shqiptari, që dhuratën historike të perëndisë, kombin shqiptar , që nuk e ka në gji, dhe si hajmali mbrojtëse t`a përcjellë gjithë jetën.
Iu themi të gjithëve, larg duart nga historia e jonë, largë duart nga çerdhet e shqiponjave.
Fahri Xharra
25.03.13