Home » Opinione » KUSH PO E MASHTRON DHE PAJTON POPULLATËN SHQIPTARE NË KOSOVËN LINDORE ME XHELATËT NGA BEOGRADI?

KUSH PO E MASHTRON DHE PAJTON POPULLATËN SHQIPTARE NË KOSOVËN LINDORE ME XHELATËT NGA BEOGRADI?

Shkruan: Reshat AVDIU    Preshevë, 14 mars 2013.

 

KUSH PO E MASHTRON DHE PAJTON POPULLATËN SHQIPTARE NË  KOSOVËN LINDORE ME XHELATËT NGA BEOGRADI?

 

       Fillimisht edhe kësaj pranverë bijtë e lirisë së UÇPMB-së, që na e patën dhënë fjalën se do të “vijnë” me bajrak të kuq ndër këto malet tona që të hedhin me ne “valle” të ribashkimit tonë kombëtarë! Me “Kosovë, Toplicë e Çamëri Shqipëria është një”  nuk “erdhën” edhe kësaj pranvere.                                              Thelbi i mos “ardhjes” të dëshmorëve të kombit tonë është  teza e rreme që po propagandohet sot nga tria kuvendet në Kosovës Lindore me këshillin e tyre nacional të shqiptarëve, për mos bashkim me nji shtet dhe etnitet të përbashkët të tyre se po i prishkam punë Exhnebijës (Evropës) dhe Serbisë. E që është krejt e qartë si drita e diellit, po tentohet të krijohet përshtypja e rreme ndër shqiptarët e Kosovës Lindore, se me këtë këshill nacional dhe me marrëveshjen e tria kuvendeve komunale duke mbetur edhe më tutje nën Serbi ne mund të fitojmë diçka. Po motra dhe vëllezër, ne mund të fitojmë atë ma të keqën dhe ma të zezën të mbetjes tonë edhe më tutje nën kolonializmin dhe hegjemonizmin serb. Ne more mjeran të politikës ditore në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegje, nuk jemi komb hibrid  të ardhur nga Uralet dhe prapa Karpateve të Rusisë, por autoktonin si shqiptarë në këtë pjesë të  Dardanisë Lindore e mbajmë qysh nga Troja e lashtë e pellazgëve tonë të vjetër! Për më tepër vjetërsinë tonë si shqiptarë autokton e kemi që me diellin more kameleon. Edhe Maxhar pasha, i rrymës, pro sulltane në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, me qëndrimin e vet të qenunit lojal ndaj Portës së Lartë të Stambollit vepronte si ju sot. Porse koka e tij do t’i përfundonte e prerë dhe e ngulur në hu gardhi nga bijtë e memleqetit, që ju kishin rrasë thellë në derë të haremit atje në Gjakovë në kullat e Abdullah Pashë Drenit! Njiherë një plak i urtë nga Kosova pat thanë: “Serbia gjithmonë dhe çdo herë parinë e shqiptarëve e ka ble si dele dhe lopë të gjalla në pranverë, i ka mjelë gjatë verës, në vjeshtë i ka qethë, e në dimër i ka pre që të gjitha”.                         Edhe nga Kosova, para luftës së fundit kishte shqiptarë të ndershëm (pošteni albanci), që e kishin marrë dhe martuar nga një shkinulkë si ndonjë motër bijë apo teze të ndonjë funksionari të lartë serb. Shkonin pastaj ata faqezi rrinin në Beograd hanin mish thiu pinin ujë të Savës, dhe as në mend që s’u shkonte se haraçin e padrejtësive dhe vazhdimin e robërisë e paguante vetë populli i përvuajtur i Kosovës. Të njëjtat praktika sot po i vazhdon Serbia  edhe në Kosovën Lindore, duke i privilegjuar, korruptuar dhe ranguar si dragulët (margaritarët) e saj, disa krerë partiak këtu tek ne. Këtë e bënë Serbia, me të vetmin qëllim që këtë pjesë të Kosovës ta mbaj akoma nën diktatin e vet, dhe fundi i këtyre zotërinjve do të jetë i turpshëm dhe tragjik se vet Serbia, një ditë këta sejmenët e vet do t’i flakë si lecka të pavlera në shportën e mbeturinave të kohës serbe.                                                                                                                   E Kosova! Kosova Lindore, kalaja jonë dardane, ndër shekuj është si gjithëmon e kallur në flakë e djegur në barot nga Veneciani e Car Dushani, dhe Turk Sulltani! Sërish nga varret e saj tmerrshëm kanë filluar të “thërrasin” dëshmorët e Kombit, bini vëllezër serbit dhe bobratimave të tyre bini, tokat tona te Shqipërisë së Vjetër Juglindore, mos ja lini. Se ata bashkërisht kanë filluar ta mbrehin thikën e tyre çetnike në farkë që nga mëngjesi e deri në darkë! Për të na eliminuar kësaj radhe përfundimisht neve shqiptarëve të Kosovës Lindore si qenie biologjike nga trojet tona etnike të Preshevës, Bujanocës e të Medvegjes sonë. Edhe ne  sot si kolektivitet etnik kemi filluar pakë se ta humbasim arsyen tonë kombëtare dhe harrojmë gjakun e dëshmorëve të derdhur lum për lirinë e Mëmëdheut, është rrezik që historia prapë të na përsëritet!                                     Serbia sot motra dhe vëllezër! Duke e parë këtë mos unitet të faktorit politik shqiptarë karshi çështjes sonë kombëtare, po i vazhdon planet e veta drejt qëllimit të  realizimit të elaborateve të saj, për shfarosjen e shqiptarëve si etnikum në vet-vete në Kosovën Lindore. Edhe në Kosovë, gjatë vitit 1999, u desh ama të kriste pushka dhe të derdhej gjaku lum për t’u prishur jarania dhe kumbaria me Serbinë e të fitohej pas një shekulli e sa liria dhe mëvetësia e saj.     Trimat e nënave shqiptare që po mbahen sot padrejtësisht nëpër burgjet e Kosovës, Nishit dhe të CZ së Beogradit, tash së fundi edhe në Kosovë nga EULESH-i, i mallkuar u janë ngritur aktakuza me insinuata të pabazuara  nga Gjykata e Gjilanit. Këtë paturpësi ndaj neve shqiptarëve sot po e bënë “Evropa kurva e motit që gjithmon e shkele amonin e besen e Zotit duke i ndajtë tokat e Shqipërisë me i mbajtë gjall klyshët e Rusisi” siç thoshte i madhi ynë At Gjergj Fishta. Këtë nuk do ta pranojmë ne të përvuajturit e kombit as edhe familjet e dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe as veteranët e saj, që as edhe një pëllëmbë tokë shqiptare të hidhet në ankand apo këmbehet as të mbetet nën pushtimin e kolonializmit dhe hegjemonizmit serbo-sllavo-maqedonas. Se mjaft më Serbia qe 135 vjet po na i mban të suprimuara padrejtësisht mbi 720 katunde shqiptare nga rrethi i Pllanës së Madhe, Nishit, Toplicës, Pirotit, Zajçarit, Negotinit, Smederevës, Qyprisë, Leskocit dhe tërë Kazanë e Vrajës. Tash së fundi muhaxhirët e Preshevës, Bujanocës dhe të Medvegjes, të organizuar dhe të lidhur rreth Shoqatës së tyre, ia kanë hekur kapakun vullkanit të mbyllur tash e sa vjet nga fuqitë e mëdha të vendosjes atëbotë dhe se i njëjti ka filluar të tymoj dhe nxjerr llavën e së vërtetës  shqiptare mbi sipërfaqe.              

          Edhe   deklaratat e  kreut më të lartë serb nga Beogradi se nuk do të bëjnë largimin e njësive te armatosura të MUP-it dhe grupeve tjera paramilitare serbe nga veri të Mitrovices. Flet mjaft qartë për ëndrrën e më tutjeshme për një Serbie të madhe.  Ne në Kosovën Lindore  kërkojmë nga faktori i jashtëm dhe ai i brendshëm:                                                                                                          1).Të lirohen urgjentisht të gjithë çlirimtarët tonë të pafajshëm që po mbahen padrejtësisht nëpër burgjet serbe dhe nëpër ato të Kosovës.                        2). T’i jepet fund njëherë e përgjithmonë situatës së krijuar kaotike në Kosovën Lindore.                                                                                                    3). Të demilitarizohet, urgjentisht Lugina e Preshevës nga njësitë e xhandarmërisë, ushtrisë dhe forcave tjera paramilitare çetnike serbe.                               4). Të zbatohet deri në fund marrëveshja e Konçulit, nëse është ratifikuar në mënyrë të drejtë nga palët nënshkruese. Pastaj të miret për bazë REFERENDUMI i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.                                                                   Se neve shqiptarëve po na kërcënohet ardhmëria jonë etnike! Mund ta pësojmë shumë keq, në të njëjtën mënyrë si vëllezërit tanë muhaxhirë të cilët u zhvendosën barbarisht, nga ushtria serbe nga trojet e veta stërgjyshore të Nishit, Toplicës dhe Kazasë së Vrajës të cilët nuk u kthyen më asnjëherë atje.                          Popull! Liridashës i Kosovës Lindore; sa herë që të fillojnë mbi ty të fryjnë uragane të fuqishme dhe kurdisen komplote mbi fatin tendë tragjik dhe dramatik! Si feniks nga hiri ngjallemi ne bijtë t’u, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit tënd demografik.                                                                     Të gjithë çlirimtarëve që ranë në altarin e lirisë së Mëmëdheut tonë të dashur, u qoftë e lehtë stina e moti, dhe lavdi e përmotçme.

* ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch