Home » Lajme, Vendore » Kush po tenton ta prishë traditën Shqipëtare në Bujanoc !!?? Përkrahjen e kujt e kanë ata, a duhet të ndëgjohet zëri i popullit !!?? Kujt kjo punë po i duket hajgare !!??

Kush po tenton ta prishë traditën Shqipëtare në Bujanoc !!?? Përkrahjen e kujt e kanë ata, a duhet të ndëgjohet zëri i popullit !!?? Kujt kjo punë po i duket hajgare !!??

Në Ansmblenë komunale të Shqipëtarëve të Bujanocit që nga viti 2002 e këndej, sikur sytë e ballit e ruajmë një traditë e cila me gjak është fituar. Traditën e ruajmë  jo prej qejfit por prej zorit, sepse shumë mirë e dimë se me kënd kemi punë dhe pse dhe kur na duhet shumica Shqiptare.

 

Shumicën në Ansamblenë e vitit 2002, 2006, 2008  e kontrollonim ne Shqipëtarët.

Zgjedhjet e 6 Majit edhe më shumë na sollën komoditet ta ruajmë këtë shumicë. Shqipëtarët në Ansamblenë Komunale të Bujanocit i fituam 30 Këshilltarë.

Por ky rezultat i zgjedhjeve dhe kjo fitore ndaj armikut tonë të përbetuar nuk erdhi vetëvetiu nga qielli, ja bëri hyzmetin kësaj pune dikush, disa të afërmit të mi poashtu edhe tuajt edhe nga Zvicra e Gjermania erdhën për të votuar, ata e dinë më mirë se ne se çka do të thotë kur vendlindja thërret për ndihmë.

Partia Demokratike e Nagip Arifit u shpall fituese e zgjedhjeve të 6 Majit.

Por udhëheqësit e këtij Subjekti më të ri në Luginë të Preshevës në asnjë moment nuk e lejuam që të na kaploje gëzimi i tepruar, menjëherë pa u hamendur vendosëm që ti dërgojmë ftesën subjekteve tjera PVD, LPD dhe UDSH-s për t’i filluar bisedimet për formimin e pushtetit me shumicë Shqipëtare.

Ftesa e PD-s edhe më tej po vazhdon të hase në vesh të shurdhër tek ata të cilët kanë filluar të shushulliten me Subjektet serbe për ta përjashtuar PD-n nga pushteti duke harruar se PD tani më ka fituar legjitimitetin nga Shqipëtarët e Komunës së Bujanocit. Numrat për shumicë Shqiptare në K.K. të Bujanocit vetëm me PD-n përputhen.

 

PD edhe disa herë do të i’a përsërise ftesën PVD-s LPD-s dhe UDSH-s. Do t’i dalim hakut deri në fund, e pasandej do të shohim se si do të vendosim. Çka din ata, ne dimë edhe më mirë, çka munden ata, ne mundemi edhe më shumë.

Interesat personale do t’i lëmë anash. Sistemin e veprimit “Për inati të rejës inshalla më vdes djali” do ta gjejmë mënyrën se si do të i’a sqarojmë dhe demaskojmë opinionit..

 

Partia Demokratike nuk është më Parti e Lagjes por është Parti fituese e zgjedhjeve të 6 Majit, kështu e vendosi popullata Shqiptare e Komunës së Bujanocit dhe këtë duhen ta kenë parasyshë të gjithë.

 

Nexhat Behluli – udhëheqës i shërbimit për informim i Partisë Demokratike Bujanoc.

4 Responses

  1. driloni thotë:

    o sa mire me qen shqiptar me Jonuzin Kryetar!

  2. rexhep thotë:

    Eselamu alejkum
    Urime ju qoftë fitorja, këtë fitore e keni merituar me plotë siguri, por ama edhe mos e teproni shumë. Tani, përgjegjësia bie padyshim mbi supet e juaja, ju jeni ata që të kërkoni modalitetet e bashkëpunimit me subjektet tjera. Urime edhe njiherë dhe ju priftë e mbara inshaAllah.

    Ue selam

  3. O ju të Partis Demokratike, leni kta patriotat ne ta formojn pushtetin me shkije edhe e kryn karieren, e ne zgjedhjet e ardhshme e keni terenin paster, vet i fitoni komplet zgjedhjet, shpejt shkojn 4 vjet, cka po gajloni edhe ju ac shum, cka keni me bo ju nese ata nuk dojn me juve, ju a nuk pe dina hala hujin edhe inatin e shaip kamberit a.

  4. Iubirea thotë:

    ismaj kadare ka qen nje sumthkra shum i njoher dhe ka shkruar shum perzi te ndryshme pershemball princesh arghiro ne kete tregim autori e preshkruna vete nu kajetuar ne ghirokaste me pas shkoi ne paris ismaj kadare lindime 28 janar1938 ne ghirokast ku perfundoi edhe aesimiume jam 7 vjesh dhe quhem ardenita tashollia0

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch