Home » Lajme, Vendore » Kushtet klimatike momentale ndikojnë negativisht në zhvillimin e kulturave bujqësore

Kushtet klimatike momentale ndikojnë negativisht në zhvillimin e kulturave bujqësore

Kushtet klimatike nuk po I shkojnë për shtati të mbjellurave vjeshtore. Për të pasur bujqit rendimente të mira në këtë vit kalendarik preferohet që kulturat vjeshtore të kenë temperature të ulëta nën zero gradë celsius të shoqëruara me bore sepse në të kundërtën po ndikojnë negativisht thotë Agronomi Qenan Daliu.

 

Kulturat  vjeshtore  këtë vit kalendarik janë në ngecje të zhvillimit të tyre si shkaktar  kushtet klimatike . Temperaturat e larta që po I ngjajnë klimës bregdetare janë shkaktar të pa zakontë në zhvillimin e kësaj faze të kulturave bujqësore, ka theksuar veç tjerash agronomi Qenan Daliu njohës I mire I kulturave bujqësore. Sipas tij  për zhvillimin e mbjelljeve vjeshtore kusht elementare duhet të jetë temperatura nën zero gradë celsius për të kaluar të gjitha fazat e zhvillimit normal të bimës.Janë kushtet klimatike mbi zero gradë ato të cilat  ndikojnë negativisht në zhvillimin e grurit mbase për zhvillim normal duhet të mbrohet nga bora thotë ai. Kultivuesit e këtyre kulturave bujqësore në këto temperatura të lartë siç po mbretërojnë tani, në muajin mars preferohet të fillojnë me përdorimin e plehrave adekuate për ti mbrojtur nga sëmundjet eventuale. Kushtet momentale klimatike që po mbretërojnë në vend ndikojnë në zhvillim jot ë rregullt edhe në rendimente të tjera ka potencuar agronomi në fjalë./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch