Home » Lajme, Vendore » Kushtet klimatike –virusi sezonal prezent në vend

Kushtet klimatike –virusi sezonal prezent në vend

Kushtet klimatike kanë bërë që shumë pacientë të frekuentojnë shtëpinë e shëndetit për të marrë sugjerimet  parandaluese për virusin sezonal vjeshtor . E një numër i madh pacientëve është evidentuar në shërbimin e pediatrisë, që për 8 orë pune  janë shënuar 62 raste . 

Viruset sezonale shfaqen në sezonet vjeshtore madje  janë  infeksione akute virale me ç’rast  përcillen  direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes spërkatjeve gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyrë indirekte me prekjen e objekteve, ka deklaruar kështu Ramiz Latifi pediatër në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.  Është e vërtetë prezenca e virusit sezonal dhe shtimi i numrit të pacientëve ka  thënë ai. Frekuentimi i  pacientëve  të fëmijëve dhe moshës së shtyre evidentohen  edhe në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë, potencon mjeku Shenasi Abduli.

Mjekët në fjalë sugjerojnë pacientët të respektojnë këshillimet e tyre me përshkrimet e barnave.  Viruset sezonale manifestohen me temperatura të lartë, lodhje, rrjedhje hundësh, kollitje e të ngjashme ka thënë kështu mjekët në fjalë.

Rtv presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch