Home » Opinione » Kushtrim Aliu – Kelmendi ( In memoriam) (1961-2017)

Kushtrim Aliu – Kelmendi ( In memoriam) (1961-2017)

Larg nga vendlindja e tij, Presheva, ditën e martë, më 18 korrik 2017, ndërroi jetë Kushtrim Aliu – Kelmendi.

Ngushëllime familjes, mbarë farefisit, miqëve, shokëve dhe dashamirëve për vdekjen e herëshme dhe humbjen e parakohëshme të Kushtrimit Aliut – Kelmendi.

Kushtrimi lindi para 56 vjetësh në Preshevë dhe rrjedh nga një familje me tradita patriotike që i dha shumë kauzës kombëtare të shqiptarve të Preshevës dhe mbarë kombit shqiptar, me shumë sakrifica dhe vuajtje të pafund.

Nëna e Kushtrimit ishte një heroinë e vërtetë, e cila me stoicizëm të pashoq dhe me përkushtim e devotshmëri epike u ballafaqua me sfidat e shumëta në jetë,

Kurse, babai Fehmi Kelmendi ishte atdhetar i flakët dhe intelektual i devotshëm, i cili një jetë të tërë ia përkushtoi si profesor i historisë, edukimit të brezave të shumtë duke i frymëzuar e mësuar për historinë tonë kombëtare dhe për historinë botërore të popujve të civilizuar e me kulturë të gjërë. Veprimtarinë e tij patriotike e intelektuale e vazhdoi edhe në diasporë, deri në moshën 85 vjeçare, që u shua me nderë, nam e dinjitet para dy vitesh, në mërgim.

Kushtrimin e kisha nxënës në klasën e III-të dhe të IV-të në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, gjatë viteve 1978-1980 dhe ishte nxënës i shkëlqyer, i zoti dhe jashtëzakonisht dinamik. Por, mbi të gjithat, ishte i dashur dhe simpatik.

Kushtrimi ishte një djalë i ri kur mori rrugën e gurbetit në Europë, në Francë, ku edhe ndërroi jetë, sot më 18 korrik 2017, me mall të pashuar për familjen, vendlindjen dhe kombin.

Me këtë rast të dhëmbjes së pafund, familjes së tij dhe farefisit, miqëve e shokëve dhe dashamirëve të shumtë i shprehë pikëllimin tim të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta.

I lehtë i qoftë dheu i vendlindjes, Preshevës së tij të dashur!

Zoti i Madhëruar e shpërbleftë me Xhenet!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch