Home » Fakte politike, Lajme, Vendore » Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës: “MASAT URGJENTE për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës” dhe Rregullorja e Kuvendit

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës: “MASAT URGJENTE për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës” dhe Rregullorja e Kuvendit

Një orë me vonesë filloi mbledhja e seancës së këshilltarëve të tri kuvendeve shqiptare- arsye harmonizimi I dokumenteve. Askush nuk dinte cili do të jetë rendi I ditës dhe për cfarë do të diskutohet. Në fillim të punës së kuvendit filluan diskutimet ku në foltoren e kuvendit doli këshilltari I Rilindjes Demokratike, Mustafë Hasani që nga drejtuesit e politikës shqiptare kërkoi dorëheqjen e tyre për shkak të dështimit të politikës vendëse. Sipas tijë liderët politik po realizojnë vetëm interesat e familjeve I cili njëherit në mënyrë demonstrative lëshoi edhe sallën e kuvendit. Më në fund ky organ u bë me rregullore të punës së kuvendit të këshilltarëve shqiptarë, dokument ky që I ka munguar kuvendit të përbashkët. Ky institucion do të formalizohet dhe do të ketë rolin juridik dhe politik për zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës. Kryesia e përgjithshme e kuvendit të këshilltarëve shqiptarë do të jetë në përbërje prej 11 anëtarëve pjesë e së cilës do të jenë kryetarët e partive politike, deputeti popullorë, ose zëvendës kryetari në mungesë të kryetarit. Kryetari I kryesisë udhëheq me rotacion në gjashtë muaj sipas rregullores së kuvendit, Kryesia që kryeson punën e kuvendit do të jenë ata që kanë mandat të këshilltarëve ku vendimet brenda kuvendit merren me 2 të tretat e pjesmarrësve në seancë. Në mbledhjen e sotme u aprovua edhe dokumenti i masave urgjente për biseda me bashkësinë ndërkombeëare dhe Qeverinë e Serbisë. Ky dokument është gjithëpërfshirës ku është bërë vështrim I përgjithshëm si Integrimi I plotë I shqiptarëve, realizimi I sigurisë së plotë, zhvillimi ekonomik, përdorimi zyrtar I gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimi në gjyqësi, arsimi, kultura dhe mediat, mbrojtja sociale dhe shëndetësore dhe dispozitat përfundimtare.
—————————————————————————-

MASAT   URGJENTE

për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës                     

 

shkurt, 2013

PVD; PDSH; PD; UDSH; LPD; BDL; RD

 

Vështrim i përgjithshëm

 

LUGINA E PRESHEVËS  (PRESHEVA, MEDVEGJA DHE BUJANOCI)

 

Lugina e Preshevës është një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Gjeopolitikisht, ky rajon paraqet qendrën e komunitetit shqiptar në Serbi, me popullsi shqiptare 54.6% në Bujanoc dhe 89% në Preshevë (si dhe 26% në Medvegjë).  Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë,  dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë.

 

Në gjuhën shqipe rajoni njihet si „Lugina e Preshevës“ ose thjeshtë „Lugina“. Shqiptarët shpesh e thërrasin këtë rajon dhe si Kosovë Lindore, gjë që i referohet shkëputjes së këtij rajoni nga Kosova dhe inkorporimit të tij në Serbi pas vitit 1948.

Gjeografikisht, Lugina e Preshevës kufizohet brenda pellgut (bazenit) të lumit të Moravicës së Preshevës, që nga burimi në afërsi të qytetit të Preshevës e deri të grykëderdhja e Moravës së Jugut në Bujanoc.  Ajo është pjesë e rrugës trans-Ballkanike Moravë-Vardar Veri-Jug, e cila ndjek rrjedhat e Moravës së Madhe dhe Moravës së Jugut nëpër Serbi. Kjo rrugë mbartë Korridorin Pan-Europian X dhe E75.

Në vitin 1938 gjatë kolonizimit të Kosovës, Presheva ishte caktuar në bazë të Traktatit Turko-Jugosllav si një nga rajonet popullsia e së cilës do të detyrohej të migronte në Turqi.

Deri në fund të LIIB rajoni i përkiste Kosovës. Duke dashur të mbanin nën sundimin serb rrugët automobilistike dhe hekurudhore, që kalonin nëpër këtë rajon, si dhe të „kontrollonin nacionalistët shqiptarë“, qeveria jugosllave ndau Luginën nga Kosova dhe e përfshiu në Serbi.

Gjatë Luftës së Kosovës gjashtë deri në tetë mijë shqiptarë etnikë u larguan nga rajoni. Refugjatët raportuan pas largimit se ata po rekrutoheshin dhe se paramilitarët serbë po tentonin t’i detyronin të futeshin në kazerma ushtarake.

Në Vitin 2001, pas Luftës së Kosovës, u raportuan përleshje në mes të forcave jugosllave të sigurisë dhe forcave të shqiptarëve të UÇPMB-së.  Lufta në Luginën e Preshevës mbaroi pas ndërhyrjes ndërkombëtare që rezultoi me një marrëveshje paqeje „Deklaratës së Konçulit“,, sipas së cilës duhej të çmilitarizohej rajoni, amnestohet UÇPMB-në dhe iu lejua hyrja Ushtrisë jugosllave në rajon me miratimin e NATO-së.

Shqiptarët e rajonit janë të përfaqësuar politikisht në parlament nga Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës, i cili ka fituar një karrige prej Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2007

Përfaqësuesit politikë të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë miratuar në gusht të vitit 2006 një Platformë politike, ku kanë kërkuar formimin e „Rajonit të Luginës së Preshevës“.

Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që do të përfshinte Luginën dhe Veriun e Kosovës, është një temë e shpeshtë në media dhe deklaratat jozyrtare „testuese“, por të gjitha palët e përfshira në procesin zyrtar kanë refuzuar deri më tani çdo mundësi për ndryshim kufijsh në rajon.

 

Tensionet e reja

Kriza e shkaktuar rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, largimi i tij i dhunshëm dhe statusi i pazgjidhur i shqiptarëve të LP,  kanë treguar brishtësinë e situatës politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës. Mundësia e shpërndarjes së krizës edhe jashtë kufijve të këtyre komunave, shtron domosdoshmërinë e përkujdesjes me vetë shkaktarin e tensioneve,  lidhur me të drejtat e shqiptarëve të këtij rajoni, respektivisht nevojën e realizimit të Programit, dhe atyre kërkesave politike të shqiptarëve që rezultojnë nga Platforma.

Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës, nuk është vetëm çështje e sigurisë, ajo në radhë të parë paraqet çështje të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve, por, edhe kriter i integrimeve europiane të Serbisë.

Konsiderojmë se çdo administrim demokratik duhet t’i shërbejë nevojave dhe interesave të popullatës së gjithmbarshme, përfshirë edhe pakicat nacionale. Në këtë kontekst do të numërojmë vetëm disa nga dokumente të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët rëndësi të posaçme në “ruajtjen e paqes dhe sigurisë” i kushtojnë çështjeve të pakicave.

Të përkujtojmë se me aktin final të Helsinkit nga 1975 shtetët pjesëmarrëse të OSBE-së potencojnë lidhjen e ngushtë mes respektimit të interesave legjitime të pjesëtarëev të pakicave me ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Kjo lidhshmëri, më vonë, është shprehur edhe në dokumentet tjera: Dokumenti final i Madridit më 1983, Dokumenti final i Vjenës më 1989, Karta e Parisit për Evropën e Re e 1990, Dokumenti i Lisbonës nga 1996, Deklarata e OKB për të drejtat e personave që i përkasin pakicave. Pas aprovimit të Kartës së Parisit për Evropën e Re gjithë shtetet anëtare të OSBE-së janë orientuar për mënyrën demokratike të qeverisjes.

Me Paragrafin 26 të dokumentit të Helsinkit shtetet anëtare të OSBE-së janë obliguar që “të nxisin çështjet e pakicave në mënyrë konstruktive, me mjete paqësore dhe me dialog të të gjitha palëve sipas parimeve dhe obligimeve të KEBS-it”.

Por edhe përkundër këtyre obligimeve ndërkombëtarisht të marra dhe obligimeve që sjell e drejta e brendshme në raport me të drejtat e pakicave, konsiderojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tej i nënshtrohen diskriminimit shtetëror.

KOMUNA Nr. populls/ %  Alb    %   Serbs   % Roma    %   Other.

%

Presheva

34.904

100

31.098

89.10

2.984

8.55

322

0.92

 500

1.43

Bujanoci

43.302

100

23.681

54.69

14.782

34.13

3.867

8.99

 972

2.19

Medvegja

10.760

100

 2.813

26.17

7.163

66.57

108

1.01

 673

6.25

All

88.966

100

57.595

64.74

24.929

28.02

4.297

4.83

2.145

2.41

 

Përmirësimi i situatës aktuale mund të arrihet me ndërmarrjen e masave afirmative në këto sfera:

  • Integrimin e plotë të shqiptarëve;
  • Revitalizimin ekonomik;
  • Realizimin e të drejtës në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit dhe simboleve nacionale;
  • Decentralizimin në gjyqësi;
  • Arritjen e sigurisë së plotë në rajon;
  • Arsim, kulturë dhe informim;
  • Masat në shëndetësi dhe sigurim social;

Në realizimin e këtyre masave është e domosdoshme kyçja e Bashkësisë ndërkombëtare në formatin OSBE, Ambasada SHBA, Ambasada e Britanisë së Madhe, Ambasada e Gjermanisë, dhe ambasadat e tjera nga formati “Miqtë e jugut”, përfaqësuesit institucional dhe politik të shqiptarëve dhe Qeveria e Beogradit.

 

  1. I.         INTEGRIMI i PLOTË

Me nenin 21 të Ligjit shprehimisht parashihet: “Në rastin e punësimit në shërbimet publike dhe polici, duhet patur kujdes strukturën nacionale  të popullsisë, participimin adekuat dhe njohjen e gjuhës e cila flitet në territorin e organit apo shërbimit. Ky obligim, më vonë, është future edhe në Kushtetutën R. Serbisë, e poashtu, parashihet edhe  me nen.15 të Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave.

Të dhënat për numrin e të punësuarëve në institucionet e vetëadministrimit lokal:

Municipality Nr of employ. Albanian    Serbs   Roma               Other
Presheva

484

306

64

2

/

Bujanoci

848

339

473

30

6

Medvegja

280

15

259

3

3

All

1.612

660

796

35

9

 

Të dhënat e numrit të të punësuarëve në institucionet shtetërore të nivelit lokal:

Municipality Nr of employ. Albanian    Serbs   Roma               Other
Presheva

446

212

225

8

1

Bujanoci

764

160

597

4

3

Medvegja

386

15

366

5

/

All

1.596

387

1.188

17

4

Percent

100%

24.25%

74.44%

1.06%

0.25%

 

Konventa Kornizë obligon shtetet anëtare që të “aprovojnë, ku është kjo e nevojshme, masat adekuate për afirmimin, në gjitha sferat e jetës ekonomike, sociale, politike dhe kulturore, barazisë së plotë efektive në mes pjesëtarëve të pakicave dhe atyre që i përkasin shumicës”.

Bazuar në këto detyrime ligjore është e domosdoshme ndërmarrja e masave që përshpejtojnë harmonizimin e participimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore me pjesëmarrjen e tyre në popullatën e përgjithshme të këtyre komunave:

  • Policia lokale dhe kufitare;
  • Inspekcionet republikane;
  • Shërbimi kadastral i paluejtshmërive;
  • Shërbimin e të ardhurave publike;
  • Institucionet e gjyqësisë;
  • PTT, Telekom, Elektroekonomi dhe gjithë ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti,
  • Institucionet e mbrojtjes sociale,
  • Krijimin e mundësisë që në institucionet regjionalisht të dekoncentruara (e të cilat mbulojnë kompetencat jashtë kompetencave të qeverisjes lokale dhe KNSH)   përfshirjen adekuate të shqiptarëve;
  • Meqë zgjidhjet aktuale ligjore nuk japin garanci të mjaftueshme për përfshierjen e pakicave në parlamentin republikan, është e nevojshme, që përmes masave të diskriminimit pozitiv, të sigurohet participimi i garantuar i pakicave në këtë institucion përfaqësues;

 

  1. II.       REALIZIMI i SIGURISË SË PLOTË

Me Planin dhe Programin e zgjidhjes së krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (Qeveria e SRJ dhe Qeveria e RS) nga viti 2001, Aneksi 5b al.2 p. 2 parasheh që rivendosja e paqes në rajon nënkupton edhe “tërheqjen e gjithë forcave speciale policore dhe ushtarake dhe formimi i policisë multietnike “.

Por, 12 vjet  pas aprovimit të Programit, Lugina e Preshevës mbetet i vetmi rajon në serbi në të cilin pa ndërprerë janë të angazhuara forcat special të sigurisë në rajon. Ato kufizojnë lirinë e qarkullimit, ndërkohë që me krijimin e imazhit të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme paraqesin edhe faktor kufizues në vullnetin e investitorëve potencial.

Veç kësaj, ato, duke qenë shumë herë të kyçura në arrestimin, bastisjen dhe keqtrajtimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë në ngritjen e tensioneve dhe pakënaqësinë e popullatës lokale.

Ndikim negative në zhvillimin e ngjarjeve në rajon paraqet edhe gjuha e urrejtjes dhe akuzuese e funkcionerëve shtetërorë të cilën e përdorin  ndaj shqiptarëve. Përdorimi i termit “terrorist”, së fundmi edhe krahasimi me  „al-Qaeda-om“, ka ndikim të drejtpërdrejt jo vetëm në disponimin e popullatës, por paraqet edhe faktor pengese  për bashkëpunim me institucionet. Krijohet përshtypja se gjuha e forcës paraqet metodën e vetme të komunikimit të Beogradit zyrtar me shqiptarët.

Arrestimet e shpeshta dhe spektakolare të ish luftëtarëve, lirimi i tyre i mëvonshëm në mungesë fakteve, paraqet shkelje drastike të Ligjit për Amnistinë e pjesëtareve të UÇPMB-së, dhe krijon prezumimin  e pasigurisë juridike të personit, që me vete sjell edhe valë të refugjatëve në drejtim të BE-së.

Në interës të vendosjes së paqes afatgjate dhe sigurisë në rajon, është e nevojshëm:

  • Respektimi i plotë i Ligjit për Amnisti nga viti 2001, respektimi i gjithë marrëveshjeve të arritura nga koha e konfliktit dhe ndërprerjen e çfarëdo ndjekje penale politikisht të motivuar, lirimi it ë burgosurve politik i ashtq. “grupi Gjilanit”;
  •  Zhvendosja e forcave special të sigurisë nga rajoni.
  • Sigurohet që policia multietnike të jetë forca e vetme e sigurisë që kujdeset për rendin dhe qetësinë në këto komuna, me respektimin e plotë të Parimeve të krijimit të policisë multietnike;
  • Sigurimin e  lirës së plotë të qarkullimit me heqjen e taksave të imponuara, hapjen e vendkalimeve të reja kufitare me Maqedoninë dhei Kosovën;
  • Procesuimin e rasteve të vrasjeve dhe kidnapimeve të shqiptarëve  në periudhën 1999-2001;
  • Aplikimin e masave efektive për kthimin e popullatës së zhvendosur me sigurimin e fondeve të veçanta;
  • Sigurimin e të drejtës për dokumentet personale të banorëve të këtyre komunave të zhvendosur më 1999-2000;
  • Garantimi i lirisë së plotë për shënimin e të drejtës së Festave kombëtare dhe datave tjera me rëndësi, sepse kjo e drejtë konsiderohet  “liri e shprehjes” (nen.10 Konventës europiane për të drejtat e njeriut) dhe sit ë tillë duhet trajtuar.
  • Largimi i memorialit të xhandarmerisë nga fsh. Lluçan në interes të stabilitetit,
  • Kthimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së;
  • Ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes dhe mospërdorimi i termit „terroristët shqiptarë“ ;

 

  1. III.      ZHVILLIMI EKONOMIK

Lugina E Preshevës paraqet rajonin më të pazhvilluar në Serbi. Presheva, psh., komunë me mbi 90% shqiptarë, është komuna më e pazhvilluar me vetëm 200 Euro për kokë banori, ose, me bruto të ardhura  prej vetëm 14,8% të GDP, me shkallë rekorde të papunësisë prej 70%. Parametra të ngjashëm vlejnë edhe për Bujanocin. Kjo gjendje e rëndë, është një ndër shkaktarët e largimit masiv të të rinjve nga ky rajon.

Arsyet e ekzistimit të kësaj gjendje duhet këkruar:

– shkatërrimin e ndërmarrjeve shoqërore;

– privatizimin e pasuksesshëm;

– mungesës së strategjisë shtetërore për zhvillim ekonomik;

 

Edhe program i 2001 parasheh obligimin e shtetit për zhvillimin ekonomik të rajonit. Një obligim i këtillë rrjedh edhe nga Program i nxitjes së barabartë të zhvillimit regjional, të qeverisë së Serbisë, por, për 12 vjet të zhvillimit të procesit politik vetëm 350.000 euro subvencione janë dhënë për veprimtaritë ekonomike të këtij rajoni.

 

Masat aktive të zhvillimit ekonomik që duhen ndërmarrë:

 

  • Ngritjen e stimulimeve  për biznesin lokal (sigurimi i subvencioneve dhe kredive të volitshme);
  • Stimulimi i investitorëve të huaj për investim në këto komuna;
  • Investime në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritja e Zonave industriale;
  • Hapja e vendkalimeve të vogla kufitare dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkufitar,
  • Krijimi i Zonës së lirë doganore;
  • Vendosja e fondeve  IPA të BE (bashkëpunim ndërkufitar);
  • Përfundimi i Korridorit 10, traseja nëpër Bujanoc dhe Preshevë;
  • Gjatë 2013 të sigurohen mjete të veçanta nga Buxheti për hapjen e vendeve të reja të punës;
  • Të hetohen dhe anulohen gjithë privatizimet e dyshimta dhe të përfundohet procesi i shtetëzimit të disa ndërmarrjeve dhe kthimi i pronësisë mbi to komunave;
  • Të themelohet Fond i veçantë për zhvillimin e  këtyre komunave nga Buxheti, pjesës së doganës që mblidhet në këto komuna, donacioneve ndërkombëtare me pjesëmarrjen e Kosovës dhe Shqipërisë;

 

  1. IV.      PËRDORIMI ZYRTAR i GJUHËS, SHKRIMIT DHE SIMBOLEVE

E DREJTA PËR PËRDORIM ZYRTAR TË GJUHËS DHE SHKRIMIT  është garantuar me nen. 10 dhe 11 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, nen. 79 të Kushtetutës së RS, dhe nen. 10 të Konventës Kornizë. Nen. 11 i Ligjit në mënyrë detale rregullon se kur dhe si përdoret zyrtarisht gjuha e pakicave, ndërkohë që Konventa, në nen.10 “obligon shtetet anëtare të njohin të drejtën e secilit pjesëtarë të pakicës për përdorim, lirisht dhe pa pengesa, gjuhën e vet amtare, privat dhe publikisht, me shkrim apo me gojë“.

Duke konsiderfuar se shoqëria e vërtetë demokratike duhet të respektojë identitetin gjuhësor të pjesëtarëve të pakicave, duhet të ndërmerren masat e barazisë efektive  para ligjit  në këtë lëmi dhe të eliminohen gjitha pengesat të cilat pengojnë përdorimin publik të gjuhës shqipe në territorin e këtyre komunave:

 

–       Në procedurën administrative dhe gjuhësore dhe udhëheqjen e procedurës administrative dhe gjuhësore,

–       Në komunikimin e organeve me autorizime publike me qytetarët,

–       Dhënien e dokumenteve publike dhe udhëheqjen e evidencave zyrtare , regjistrat e të dhënave personale dhe pranimin e këtyre dokumenteve sit ë plotfuqishme.

Të eliminohen pengesat ligjore për përdorim publik të simboleve kombëtare;

  1. V.        DECENTRALIZIMI NË GJYQËSI

Në kushtet demokratike procesi i marrjes së vendimeve është njësoj i rëndësishëm ashtu si përmbajtja e vendimeve, kështu që pasi që administrimi i mirë nënkupton se po bëhet për popullin, ky proces i vendimarrjes duhet të përfshijë  ata me të cilët kanë të bëjnë vendimet. Këtë nevojë e parasheh edhe nen.4 (3) Kartës europiane për administrim lokal e cila këtë qëllim e shpreh: “Përgjegjësinë publike duhet ta ushtrojë ai pushtet që është më i afërt me qytetarin”.

Në bazë të këtyre pikëpamjeve të dokumenteve ndërkombëtare, në fazën e reformës së gjyqësisë më 2009 se shuarja e Gjykatave komunale, prokurorive komunale dhe Gjykatave komunale për kundërvajtje në këto komuna seriozisht rrezikon të drejtat e shqiptarëve në:

  • Përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit – këto institucione në Vranjë nuk kanë kapacitete për garantimin e kësaj të drejte;
  • Participim adekuat në punën e tyre – reforma nuk ka sjellë participim adekuat të shqiptarëve në institucionet e gjyqësisë;
  • Në procedurë po krijohen shpenzime të mëdha dhe të panevojshëm – palët në procedurë duhet të bëjnë udhëtime mbi 50 km deri në selinë e këtyre institucioneve;
  • Mosbesimi i qytetarëve në institucionet gjyqësore është rritur edhe më tepër;

 

Bazuar në këtë duhet ndërmarrë masa që në komunën e Bujanocit dhe Preshevës:

– të rikthehen Gjykatat themelore dhe Prokuroritë themelore,

– të rikthehet Gjykata komunale për kundërvajtje në (Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve me Kosovën ndikon në rritjen e numrit të lënëve në Bujanoc).

 

Për decentralizim në frymën e standardeve europiane dhe realizimit të parimit që “përgjegjësinë publike ta ushtrojnë ato autoritete që janë më afër qytetarit”, me qëllim të krijimit të vetëadministrimit për çështjet specifike duhet hartuar një dokument më gjithëpërfshirës të decentralizimit, me respektimin e parimit të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.

 

  1. VI.      ARSIMI, KULTURA DHE MEDIAT

Arsimi është sfera me më shumë problem. Mosnjohja e diplomave dhe probelmet në procesin e nostrifikimit , mungesa e teksteve shkollore kualitative nevoja e hapjes së institucioneve të arsimit të lartë janë vetëm disa nga çështjet e rëndësishme.

 

Këshilli Nacional paraqet institucionin i cili sipas Ligjit për Këshillat nacionale,  ka autorizime në sferën e përdorimit zyrtar të gjuhës  dhe simboleve, arsimit, kulturës  dhe informimit.

Duhet njohur të drejtat e KN në këto sfera dhe zhvilluar bashkëpunimin e tij me ministritë përkatëse. KN duhet të ketë rolin kyç në sjelljen e teksteve nga Kosova, Shqipëria, përmes autorëve lokal apo përkthimeve.

Si masa për përmirësimin e gjendjes në këtë sferë propozojmë:

–       Njohjen e diplomave nga të gjitha institucionet arsimore nga Kosova, eliminimin e problemeve në nostrifikimin e atyre nga Shqipëria;

–       Hapja e institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc në gjuhën shqipe;

–       Të zgjidhet problem me mungesën e teksteve shkollore,

–       Të zgjidhet çështja me provimet profesionale;

Shteti duhet, jo vetëm të njohë, por edhe të pranojë rolin e KN në sferat për të cilat ai ka kompetencat ligjore.

 

 

  1. VII.    MBROJTJA SOCIALE DHE SHËNDETËSORE

 

Shëndetësia primare e cila është në kompetencën e komunave po përballet me vështirësi për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore. Nëpër shtëpitë e shëndetit nuk ekzistojnë stacionaret për sëmundjet interne.

Barnatorja në Preshevë edhe më tej është pjesë e barnatores së Vranjës.  Shëndetësia sekondare nuk ekziston. Spitali më se i nevojshëm i lindjeve ende nuk është hapur në Preshevë.

Është i domosdoshëm themelimi i institucionit për shëndetësi sekondare (spitalit) për këto komuna;

Nuk ekziston asfarë institucioni që merret me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar. Banorët e këtyre komunave janë në pamundësi të shfrytëzojnë mjetet e Ministrisë për çështje sociale.

 

 

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE:

 

  • Duke  rikonfirmuar  vullnetin e shprehur në Referendumin e vitit 1992,
  • Në përkrahje të “Marrëveshjes së Konçulit”,
  • Bazuar në Platformën politike të vitit 2006,

 

Kuvendi, në afatin më të shpejtë, do të aprovojë Programin e veçantë për zgjidhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës.

 

            Ky Kuvend përcjell realizimin e masave të propozuara në këtë dokument. Në rast të mosrealizimit të tyre Kuvendi do të ryshqyrtojë raportet me institucionet shtetërore dhe do të angazhohet për realizimin e kërkesave në Referendumin e vitit 1992

     

Mars, 2013,

———————————————————————————–

 

 

Kuvendi i  këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në seancën e mbajtur më 9 mars 2013 në Preshevë, aprovon këtë:

 

RREGULLORE TË PUNËS

 

  1. I.                    Dispozitat e përgjithshme

 

Neni 1.

Me këtë Rregullore rregullohet konstituimi, organizimi dhe puna e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës (në tekstin e mëtejmë Kuvendi) (të tre kuvendeve – kuvendit komunal të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) dhe mënyra e realizimit të drejtave dhe detyrimeve të këshilltarëve (në tekstin në vijim: Rregullorja).

 

Neni 2.

Në Kuvend marrin pjesë këshilltarët nga kuvendet komunale Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në punën e Kuvendit, pa të drejtë vote, marrin pjesë edhe: deputeti popullor, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, kryetari i Këshillit kombëtar, kryetarët e subjekteve politike që kanë këshilltarë në Kuvend, kryetari i KDNJ-së dhe OVL.

Kuvendi ka Kryesinë nga 11 anëtarë tjerë.

Në përbërje të kryesisë hyjnë deputeti popullorë, kryetarët e komunave, kryetarët Kuvendeve ose nënkryetari Kuvendit, Këshilli kombëtarë dhe kryetarët e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Kryesia zgjidhet me mandat po aq sa edhe mandati i Kuvendeve Komunale.

Kryesia e punës së Kuvendit zgjidhet nga përbërja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, me mandat këshilltari, në afat 6 mujor. Kryesimi bëhet sipas parimit të rotacionit në bazë të forcës politike.

Kryetari i kryesisë zgjidhet me rotacion, duke filluar nga përfaqësimi i partisë më të madhe në afat gjashtëmujor.

 

Neni 3.

Puna e Kuvendit dhe e trupave punuese është publike.

Në rastet e parapara me këtë Rregullore mund të përjashtohet publiku.

 

 

  1. II.                  Konstituimi i Kuvendit
    1. 1.       Mbledhja konstitutive

Neni 4.

Mbledhjen konstitutive të Kuvendit e fton dhe e udhëheq Kryetari i kryesisë së Kuvendit nga përbërja e kaluar në afat prej 30 ditësh pas konstituimit të tre kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që konstituohen pas zgjedhjeve lokale.

 

  1. 2.       Verifikimi i mandatit

Neni 5.

                Këshilltarët i fitojnë të drejtat dhe detyrimet e këshilltarit në Kuvend ditën e verifikimit të mandateve në kuvendet përkatëse komunale.

 

Neni 6.

Votimi, pas arritjes së konsensusit në mes partive politike, bëhet në mënyrë publike, përveç nëse Kuvendi vendos që votimi të bëhet në votim të fshehtë

 

  1. 3.       Caktimi i  sekretarit

Neni 7.

Kuvendi ka Sekretarët të cilët i zgjedh Kuvendi, me mandat sa edhe mandati i Kuvendeve Komunale. Sekretarët e Kuvendeve komunale janë njëkohësisht edhe sekretar të Kuvendit të përbashktët Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

 

 

  1. III.                Shkarkimet dhe dorëheqjet

Neni 8.

                Kryetari, Kryesia e Kuvendit dhe Sekretari mund të shkarkohen para skadimit të mandatit në të cilin janë zgjedhur apo në rast të dorëheqjes.

  1. IV.                ORGANIZIMI I KUVENDIT
  2. 1.       Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit

 

Neni 9.

                Kryetari i Kryesisë së Kuvendit: organizon punën e Kuvendit, cakton seancat, propozon rendin e ditës, kryeson seancat, kujdeset për zbatimin e Rregullores së punës, kujdeset për publicitetin e punës së Kuvendit, nënshkruan aktet të cilat i miraton Kuvendi, si dhe kryen punë tjera të caktuar me këtë Rregullore.

 

Neni 10.

                Në rast se mungon, apo ka pengesa në ushtrimin e detyrës, kryetarin e Kryesisë së Kuvendit e zëvendëson njëri nga anëtarët e Kryesisë, sipas radhës së kryesimit.

Gjuha zyrtare e Kuvendit  është gjuha dhe shkrimi shqip.

Dokumentet e Kuvendit, përveçse në gjuhën shqipe,  mund të përpilohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze dhe të njëjtit ruhen në arkivin e Kuvendit.

Seancat e Kuvendit mbahen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

  1. 2.       Grupet e këshilltarëve

 

Neni 11.

                Këshilltarët e Kuvendit kanë të drejtën e formimit të grupeve të këshilltarëve.

Grupin e këshilltarëve mund ta formojnë këshilltarët me më së paku 5 këshilltarë.

Këshilltari ka të drejtë të jetë anëtar vetëm i një grupi të këshilltarëve.

 

  1. 3.       Trupat punuese të Kuvendit

Neni 12.

                Sipas nevojës për shqyrtimin e çështjeve të caktuara nga kompetenca e Kuvendit dhe për kryerjen e punëve tjera në pajtim me këtë Rregullore Kuvendi formon Komisione apo trupa tjera punuese.

Kuvendi, me vendim për themelimin e tyre cakton edhe fushëveprimin dhe detyrat e këtyre trupave.

  1. V.                  SEANCAT E KUVENDIT
  2. 1.        Caktimi i seancave

Neni 13.

                Seancat e Kuvendit mbahen sipas nevojës, e së paku një herë në çdo gjashtë muaj.

Kryetari i kryesisë së Kuvendit kujdeset për përgatitjen e seancës, me ndihmën e sekretarit të Kuvendit.

Seancat i fton Kryetari i kryesisë së Kuvendit me vetiniciativë apo me propozim të një të tretës së këshilltarëve të Kuvendit.

Kryetari i kryesisë së Kuvendit mund ta shtyjë seancën të cilën e ka caktuar vetëm në rast kur nuk ekziston kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje. Për rastet tjera për shtyrjen e seancës vendos Kuvendi.

 

Neni 14.

                Seancat ftohen në formën me shkrim.

Ftesa për seancë përmban informacionin për ditën, orën dhe vendin e mbajtjes së seancës dhe propozimin e rendit të ditës.

Ftesa për seancë i dërgohet këshilltarëve më së voni 3 ditë para mbajtjes së seancës me materialin i cili ka të bëjë me rendin e ditës dhe procesverbali nga mbledhja e mëparshme.

Kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme (në raste urgjente), seanca nga kryetari i kryesisë së Kuvendit mund të caktohet edhe në afatin më të shkurtër se 3 ditë, me ç’rast është i obliguar që në fillim të seancës të arsyetojë këtë veprim. Rendi i ditës për këtë seancë propozohet në vetë seancën.

  1. VI.                Rendi i ditës dhe udhëheqja e seancës

 

Neni 15.

                Rendin e ditës e propozon Kryetari, pas konsultimeve me kryetarët e grupeve të këshilltarëve (partitë politike që kanë këshilltarë) në Kuvend.

  1. VII.              Rrjedha e seancës

Neni 16.

Kryetari e hapë seancën e Kuvendit dhe, në bazë të evidencës zyrtare për prezencën e këshilltarëve, konstaton se a ekziston numri i mjaftueshëm i këshilltarëve për vendimmarrje të ligjshme.

Për vendimmarrje të ligjshme nevojitet kuorumi, e nëse ai nuk ekziston, atëherë seanca shtyhet, kurse këshilltarët njoftohen për ditën dhe orën e mbajtjes së seancës.

 

Neni 17.

                Në fillim të seancës, pas përfundimit të diskutimit mbi rendin e ditës, Kuvendi e cakton rendin e ditës.

Këshilltarët në mënyrë të veçantë deklarohen së pari për çdo propozim për ndryshimin dhe plotësimin e rendit të ditës të propozuar edhe atë ashtu siç janë bërë propozimet me radhë, e pastaj për rendin e ditës së propozuar në tërësi.

Rendi i ditës aprovohet me shumicën e votave të këshilltarëve prezentë.

 

Neni 18.

                Për punën e seancës mbahet procesverbal i cili i dërgohet këshilltarëve para seancës së radhës, së bashku me rendin e ditës dhe me materialin.

 

Neni 19.

                Pas aprovimit të rendit të ditës kalohet në diskutim për pikat e rendit të ditës për të cilat diskutohet deri sa të ketë diskutues të paraqitur.

Pas përfundimit të diskutimit për pikën e caktuar propozuesi, ka të drejtën në fjalën përfundimtare, ndërsa diskutimi për të njëjtën pikë nuk mund të hapet përsëri.

 

Neni 20.

                Në seancën e Kuvendit çdo këshilltar ka të drejtën të diskutojë pasi që për këtë të kërkojë fjalën dhe atë ta merr nga Kryetari.

Kryetari i jep fjalën këshilltarëve në seancë sipas radhës së paraqitjes, ndërsa këshilltari i cili dëshiron që të paraqitet për herë të dytë për të njëjtën çështje mund ta merr fjalën pasi që të shteret lista e këshilltarëve të cilët flasin për herë të parë.

Këshilltari për të njëjtën çështje mund të flas më së shumti dy herë.

Kryetari mundet që jashtë radhës t’ia jep fjalën përfaqësuesit të propozuesit, deputetit popullor dhe kryetarëve të komunave, nëse e kërkojnë.

Kuvendi, me propozim të këshilltarit mund të vendosë që të kufizohet koha e diskutimit.

Nuk mund t’i kufizohet koha e diskutimit deputetit popullor, kryetarëve të komunave, propozuesit të autorizuar.

Neni 21.

                Këshilltarët janë të detyruar që ta respektojnë dinjitetin e Kuvendit.

Këshilltarët janë të detyruar që ndaj njëri tjetrit t’i drejtohen me respekt.

Nuk lejohet përdorimi i shprehjeve fyese, e as paraqitja e fakteve dhe vlerësimeve që kanë të bëjnë me jetën private të personave tjerë.

 

Neni 22.

                Nëse këshilltari në diskutimin e tij në seancën e Kuvendit shprehet në mënyrë fyese ndaj këshilltarit tjetër apo personit tjetër i cili merr pjesë në seancë, duke përmendur emrin apo funksionin e tij, gjegjësisht gabimisht e interpreton diskutimin tij, këshilltari, respektivisht personi për të cilin diskutimi ka të bëjë ka të drejtë në replikë.

Nëse shprehjet fyese kanë të bëjnë me grupin e këshilltarëve, apo partinë politike cilës i takon grupi i këshilltarëve, në emër të grupit të këshilltarëve të drejtën në replikë e ka kryetari i grupit të këshilltarëve.

Kryetari ka të drejtën e shkurtimit të drejtës në replikë nëse nuk janë plotësuar kushtet nga alineja 1 dhe 2 e këtij neni.

Neni 23.

                Këshilltarit i cili kërkon të flas për shkeljen e kësaj Rregulloreje kryetari ia jep fjalën menjëherë pas përfundimit të diskutimit të diskutuesit të mëparshëm.

Këshilltari është i obliguar që ta theksojë se cila dispozitë e kësaj Rregulloreje është shkelur sipas mendimit të tij, duhet atë ta citojë dhe ta arsyetojë shkeljen.

Kryetari është i obliguar të jap sqarimin lidhur me vërejtjen e bërë.

Nëse këshilltari nuk është i kënaqur me sqarimin e Kryetarit, Kryetari fton këshilltarët që të deklarohen se a ekziston shkelja e kësaj Rregulloreje, përmes votimit.

 

Neni 24.

                Këshilltari mund të flas vetëm për pikën e cila është në rend të ditës.

Nëse folësi shmanget nga rendi i ditës, Kryetari ia tërheq vërejtjen dhe e fton që t’i përmbahet rendit të ditës. Nëse këshilltari edhe përkundër vërejtjes vazhdon të flas, Kryetari ia merr fjalën.

Folësin mund ta ndërprerë apo t’ia tërheq vërejtjen vetëm Kryetari.

Nuk lejohet pengimi i folësit gjatë diskutimit përmes komenteve apo në forma tjera me të cilën pengohet liria e të shprehurit.

  1. VIII.            Marrja e vendimeve

Neni 25.

                Kuvendi për çdo propozim i cili është futur në rendin e ditës vendosë pas diskutimit, përveç në rastet kur me këtë Rregullore është caktuar që vendimet  të merren pa diskutim.

Para dhe pas diskutimit Kuvendi mund të vendosë që ndonjëra nga pikat të hiqet na rendi i ditës apo t’i kthehet trupit punues përkatës për plotësim apo ndryshim.

 

Neni 26.

                Pas përfundimit të diskutimit kalohet në votim të propozimit. Për propozimin votohet në tërësi.

Nëse është paraqitur amendament, së pari votohet për të, e pastaj për propozimin në tërësi.

Kuvendi vendosë me më së paku 2/3 e votave të këshilltarëve prezentë.

Neni 27.

                Votimi në Kuvend është publik, përveç nëse me këtë rregullore nuk është caktuar votimi i fshehtë, apo kur për këtë vendosë Kuvendi.

Këshilltarët votojnë për propozimin duke u deklaruar “për”, duke votuar “kundër” apo duke u “përmbajtur”.

Votimi i hapur bëhet duke ngritur dorën apo duke u ftuar secili me emër.

Kuvendi mund të vendosë që votimi të bëhet i fshehtë.

Me procesin e votimit të fshehtë udhëheqë kryetari, ndërsa i ndihmon sekretari i Kuvendit  dhe nga një këshilltarë nga dy grupet më  të mëdha të këshilltarëve.

Pas përfundimit të votimit Kryetari konstaton rezultatet e votimit dhe shpall se a është aprovuar apo refuzuar propozimi.

Propozimi është i miratuar nëse për të kanë votuar më së paku 2/3 e këshilltarëve prezent.

 

  1. IX.                 Mbajtja e rendit në seancë

 

Neni 28.

                Për rendin në kuvend kujdeset Kryetari.

Për shkelje të rendit në seancë Kryetari mund të shqiptojë masën e vërejtjes apo marrjen e fjalës.

Kuvendi me propozim të Kryetarit mund të shqiptojë edhe masën e largimit nga seanca.

 

Neni 29.

                Masa e marrjes së fjalës i shqiptohet këshilltarit i cili me fjalimin e tij e prish rendin në seancë apo shkelë dispozitat e kësaj Rregulloreje, kurse në atë seancë dy herë iu është shqiptuar masa e vërejtjes.

  1. X.                   Kohëzgjatja e seancës

Neni 30.

                Puna e seancës së Kuvendit kufizohet në tetë orë nga fillimi i seancës.

Nëse nuk përfundon rendi i ditës në kohën e paraparë nga alineja 1 e këtij neni seanca ndërpritet, ndërsa termini për vazhdimin caktohet me propozim të Kryetarit, me pëlqim të këshilltarëve.

Seanca mund të vazhdojë punën edhe pas orarit të paraparë në alinenë 1 të këtij neni nëse për këtë vendosin këshilltarët.

 

  1. XI.                 PROCEDURA E NXJERRJES SË VENDIMEVE DHE AKTEVE TJERA NË KUVEND
  2. 1.       Aktet të cilat i nxjerr Kuvendi

Neni 31.

                Kuvendi nxjerr Rezoluta, Deklarata, Rekomandime dhe akte tjera, në përputhje me këtë Rregullore.

Aktet  e këtij Kuvendi janë obliguese për këshilltarët dhe partitë e tyre politike.

 

  1. 2.       Propozimi i akteve

Neni 32.

                Propozimin e aktit mund ta paraqesë Kryesia dhe shefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit.

Propozimi bëhet në formën në të cilën aprovohet vendimi dhe duhet të jetë i arsyetuar dhe njëjti paraprakisht i dërgohet trupit punues  i cili jep rekomandimin e tij.

Neni 33.

                Propozuesi i aktit, gjegjësisht përfaqësuesi i autorizuar mundet, në fillim të diskutimit të paraqes arsyetimin plotësues të propozimit.

Pas përfundimit të diskutimit, propozuesi, gjegjësisht përfaqësuesi i autorizuar ka të drejtën në fjalën përfundimtare.

Neni 34.

                Propozuesi i aktit ka të drejtën e tërheqjes së propozim aktit deri në momentin e votimit.

 

  1. 3.       Amendamenti

Neni 35.

                Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e akteve paraqitet përmes amendamentit.

Amendamentin mund ta paraqes Kryesia e Kuvendit, grupet e këshilltarëve, deputeti popullor dhe kryetarët e komunave.

Amendamenti i  paraqitet kryetarit, më së voni një ditë para mbajtjes së seancës, ndërsa, nëse seanca është ftuar  urgjentisht atëherë mund të paraqitet në seancë.

Neni 36.

                Nëse amendamentet pranohen nga Kuvendi, atëherë bëhen pjesë të aktit.

 

  1. 4.       Interpretimi autentik

Neni 37.

 Interpretimin autentik të vendimeve dhe akteve tjera të Kuvendit e bënë Kuvendi.

                Propozimin për të bërë interpretimin autentik të vendimeve dhe akteve tjera të Kuvendit mund ta paraqes çdo person fizik dhe juridik.

Propozimi nga alineja 2 e këtij neni bëhet në formën e shkruar.

 

  1. 5.       Nënshkrimi i akteve.

Neni 38.

                Aktet të miratuara në Kuvend i nënshkruan Kryetari i Kuvendit.

Aktet e Kuvendit janë obliguese për subjektet pjesëmarrëse.

 

  1. XII.               PUBLICITETI I PUNËS

Neni 39.

                Seancat janë publike.

Për publicitetin e punës së Kuvendit kujdeset Kryetari.

Neni 40.

                Me vendim të Kuvendit mund të përjashtohet publiku.

Shkaqet për përjashtim të publikut mund të jenë të natyrës së sigurisë dhe për shkaqe për të cilët vendos Kuvendi.

Neni 41.

                Konferencën për shtyp, për pikat të cilat i shqyrton Kuvendi, mund ta mbajë Kryesia e Kuvendit dhe personi i cili autorizohet nga kjo Kryesi.

 

  1. XIII.             TË DREJTAT DHE DETYRIMET E KËSHILLTARËVE

 

Neni 42.

                Këshilltari është i obliguar që të marr pjesë në punën e Kuvendit dhe të trupave të punës anëtarë i të cilave është.

Këshilltari nuk mund të përgjigjet për mendimin e dhënë në seancë apo për shkak të votimit të tij.

Këshilltari ka të drejtë të informohet për të gjitha çështjet të cilat i shërbejnë për ta ushtruar funksionin e këshilltarit.

  1. XIV.             DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 43.

                Kjo rregullore hyn në fuqi ditën e aprovimit.

 

 

Në Preshevë,

9 mars, 2013.                                                                                                                                               Kryesuesi i KKSHLP

                                                                                                                                                                              _______________
/RTV Presheva/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress