Home » Lajme » KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS: DEKLARATË POLITIKE

KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS: DEKLARATË POLITIKE


KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS

 

Duke rikonfirmuar përkrahjen për Platformën Politike të këtij Kuvendi të datës 14 janar 2006, veçmas dispozitën e saj përfundimtare me të cilën rikonfirmohet vullneti i popullatës për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm territorial-kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Planit të presidentit Ahtisari, lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkangjitjen e Luginës së Presheëvs me Kosovën;

Të brengosur me përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si pasojë e:

–          Situatës së rëndë socio-ekonomike dhe politike, që po shkakton migrim të vazhdueshëm të shqiptarëve vendor;

–          Diskriminimit sistematik në sferën e arsimit, kulturës, informimit, shëndetësisë, sigurisë, jurisprudencës, lëvizjes së lirë, që janë rezultat e mosrespektimit të Konventave të Këshillit të Evropës që garantojnë të drejtat individuale dhe kolektive;

–          Injorimit të kërkesave të institucioneve legjitime dhe legale të dalura nga vota e lirë e qytetarëve të Luginës së Preshevës;

–          Mosjetësimit të obligimeve të qeverisë republikane të marra nga bashkësia ndërkombëtare për Luginën e Preshevës dhe obligimeve të saj që burojnë nga Marrëveshja e Konçulit;

–          Militarizimit të vazhdueshëm në të tri komunat;

 

 

KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTAR MIRATON KËTË

 

DEKLARATË POLITIKE

 

Kuvendi vlerëson se situata në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e rëndë me tendencë të përkeqësimit të mëtutjeshëm si rezultat i shkaqeve të sipërmendura.

Kuvendi shpreh brengosjen lidhur me  migrimin e vazhdueshëm masiv të shqiptarëve që rrezikon seriozisht ndryshimin demografik të rajonit, si dhe me mungesën e vullnetit politik të qeverisë serbe për veprime konkrete për kthimin e popullatës shqiptare të dëbuar nga ky rajon më 1999.

Kuvendi kërkon ndëprerjen e praktikave të përndjekjeve politike të qytetarëve, aktivistëve dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc;

 

Në përputhje me respektimin e parimit të reciprocitetit, Kuvendi kërkon, harmonizimin  e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me të drejtat e serbëve në Kosovë.

 

Kuvendi konstaton dështimin e realizimit të Planit dhe Programit qeveritar në objektivat e tij kryesore,  që po zhvillohet në këtë rajon në periudhën 2001-2011 dhe si rrjedhojë, Kuvendi fton NATO-n, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në ta vlerësojnë vijueshmërinë e deritanishme të procesit politik 2001-2011 në Luginën e Preshevës të inkurajojnë palët në hartimin e një Plani dhe Programi të veçantë për Luginën e Preshevës;

Kuvendi kërkon përfshirjen e problemeve jetësore të Luginës së Preshevës në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit;

Kuvendi fton institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë që në kuadër të veprimeve për bashkëpunim rajonal, të angazhohen në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës;

 

PËR REALIZIMIN E KËRKESAVE TË MËSIPËRME, KUVENDI KËRKON NJË QASJE MË AKTIVE NGA TË GJITHA SUBJEKTET (A)POLITIKE VENDORE NË PËRPUTHJE ME METODAT DEMOKRATIKE TË VEPRIMIT POLITIK DHE QYTETAR.

Preshevë, 03 shtator 2011

 

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë

Showyou is a tool and mobile app that allows you to writing help discover great videos and browse through the amazing videos your pln is sharing on twitter and facebook

One Response

  1. Sherifaliu thotë:

    uUvendi i sërbis një koh të gjat aprovojke dhe bjerke rezoluta dhe deklarata për Kosovën por kushi nuk ja ndojke veshin, askend ato deklarata dhe rezoluta nuk e obligojshin, dikur më von u diktu se ato veprime të kuvendit të sërbis ishin pas kon për konsum të mbrendshëm dhe fushata parazgjedhore. Njejt osht tu vepru edhe Kuvendi i këshilltarve Shqiptar me kto deklarata boshe. Kryetari i Kuvendit të Preshevës dje në Seanc deklaroi: Ka ardh koha që të ja lirojm vendin udhëheqsve e pasardhsve tan të ri, ne e dëshmuam se nuk dim të udhëheqim kët popull, Zgjedhjet e ardhshme ju mshojn fshis këtyre politikanve manipulue me popullin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch