Home » Lajme, Vendore » Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës themelon Asociacionin e Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës & video

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës themelon Asociacionin e Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës & video

Sot, 43 këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, pa prezencën e këshilltarëve nga Medvegja për shkak të humbjes së mandatit të këshilltarit dhe këshilltarëve të dy subjekteve politike të PVD-së së Riza Halimit dhe UDSH-së së Rahmi Zylfiut që përfaqësohen me rreth 1/3 e këshilltarëve të Kuvendeve Komunale në nivel të Luginës, miratuan me votë unanime Vendimin mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës.

Seanca e sotme kishte një interesim të jashtëzakonshëm nga shum media si nga shteti i Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë po edhe nga vendet tjera.

Vendimi:

Duke u bazuar në:

  • Deklaratën Univerzale për të Drejtat e Njeriut (1948) , Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe protokolet e sajë , Konventën për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
  • Referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992
  • Marrëveshjen e Konçulit të vitit 2001
  • Platformën Politike të Kuvendit të Kshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës datë 14 janar 2006
  • Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës datë 31 maj 2013 ,veçanërisht pikën 6
  • Mospërfshirjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetsuara nga faktori ndërkombëtar në Bruksel
  • Përkeqësimin e vazhdueshëm të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si në fushën e sigurisë dhe gjygjësi, lëminë e Arsimit dhe informimit, gjendjes ekonomiko sociale, përdorimit të simboleve kombëtare e të tjera
  • Mungesën e gadishmërisë së Beogradit për zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës sipas masave urgjente për afirmimin e e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës datë 9 mars 2013
  • Nënshkrimin e marveshjeve ne Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit në gusht 2015
  • Deklaratën e Kryeministrit shqiptarë pas takimit me homologun e tij serb lidhur me vendosjen e reciprocitetit ne mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe
  • Duke u bazuar në vendimet e gjertanishme të bisedimeve të qeverive të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit, në të cilat bisedime janë anashkaluar në tërësi problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku nuk janë marrë parasysh kërkesat tona legjitime mbi të drejtat tona kolektive dhe individuale

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës miraton këtë :

VENDIM
MBI THEMELIMIN E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SHQIPTARE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
I
Themelohet Asociacioni i Komunave Komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës.
II
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës ngarkon sekretarët e Kuvendeve Komunale për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës konform statutit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.
III
Asociacioni i Komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës do të ketë fuqinë e njejtë juridike me Asociacionin e kumunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës, duke u bazuar në parimin e reciprocitetit.
IV
Organet e Asociacionit do të themelohen mbi bazën e statutit që do të miratohet nga Asociacioni i Komunave me shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës.
V
Në rrethana të caktuara kombëtare e ndërkombëtare, nëse vie gjer te ndryshimi i statusit të serbëve në Republikën e Kosovës, gjithnjë dukë u bazuar në parimin e reciprocitetit, Kuvendi i Asociacionit të komunave me shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës do të merr vendimin për ndryshimin e statusit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës konform vullnetit të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit te vitit 1992.

Preshevë, 12.09.2015                          Kuvendi i Kshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës

Kryetarët e Kuvendeve:

_____________________________
/Jonuz Musliu, kryetar i K.K. Bujanoc/

_____________________________
/Dr. Ramiz Latifi, kryetar i K.K. Preshevë

Kuvendi Lugines foto 1Kuvendi Lugines foto MustafaKuvendi Lugines foto ArifiKuvendi Lugines foto MusliuKuvendi Lugines foto LatifiKuvendi Lugines foto DestaniKuvendi Lugines foto 2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch