Home » Lajme » Kuvendi i Kosovës ka votuar Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 i cili do të jetë mbi 2.3 miliardë euro

Kuvendi i Kosovës ka votuar Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 i cili do të jetë mbi 2.3 miliardë euro

Pro ligjit kanë votuar 65 deputetë.

Ndryshe të hyrat e përgjithshme buxhetore në vitin 2019, pritet të jenë në shumën 2,370 milionë euro (dy miliardë e treqind e shtatëdhjetë milionë euro), ndërsa shpenzimet në vlerë 2,365 milionë euro (dy miliardë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë euro), raporton RTKlive

Në Projektligj parashihet rritje e pensioneve bazë prej 20 përqind si dhe atyre të kontributdhënësve prej 15 përqind, kurse do të rritet buxheti për prioritetet e Qeverisë për vitin 2019, siç janë mbrojtja, rendi, shëndetësia, arsimi dhe mjedisi.

Për votimin e buxhetit PSD kishte vënë disa kushte, ku përfshihej edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë që bë gjatë së shtunës.

Buxheti i vitit 2019 këtë vit është votuar shumë vonë dhe kjo ka bërë që të ketë edhe Propozim-vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Autor: RTKlive

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch