Home » Lajme, Politikë » Kuvendi i Kosovës, pas shumë përpjekjeve, u është kthyer seancave të rregullta, edhe përkundër bojkotit të LDK-së e VV-së

Kuvendi i Kosovës, pas shumë përpjekjeve, u është kthyer seancave të rregullta, edhe përkundër bojkotit të LDK-së e VV-së

Për seancën e sotme, e cila ka shqyrtuar 25 pika të mbetura nga seancat e kaluara, kuorumin e ka bërë PSD-ja.

Situata e sotme që pa PSD-në seanca nuk mund të fillonte, e ka bërë pak nervoz kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka akuzuar disa deputetë që nuk po marrin pjesë në seancë, duke thënë se nuk do të tolerojë që disa persona të përcaktojnë fatin e Kuvendit.

Veseli i ka thënë deputetit të Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, që le t’ia bëjë opozitës katër votat për të shkuar në zgjedhje. “Zafir, veç voto, katër vota i duhen opozitës, po të tregoj publikisht, ti edhe dy apo tre i ke atje, por po frikësohem se më së shumti frikësohen ata të shkohet në zgjedhje, bashkë me opozitën, kjo është ajo që nuk ndodh, se me pas burrni, po”, theksoi Veseli.

Deputetët në seancën e sotme kanë votuar disa projektligje. Ndërsa kanë votuar kundër projektligjit për konfiskimin të pasurisë, i propozuar nga Vetëvendosje.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch