Home » Fakte politike, Lajme, Vendore » Kuvendi Komunal i Preshevës nxjerr konkluzione rreth Lapidarit para Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Preshevës nxjerr konkluzione rreth Lapidarit para Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Preshevës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 11.01.2013 nxjerr këto:

K O N K L U Z I O N E

1. Gjendja politike dhe e sigurisë e qytetarëve të Komunës së Preshevës është e lënduar dhe e rrezikuar nga deklaratat kërcënuese të krerëve më të lartë shtetërorë të Serbisë;

2. Në bazë të aktvendimit të Kuvendit Komunal 04 Nr.352-30 të datës 02.04.2007 mbi caktimin e emërtimit të Qendrës së qytetit të Preshevës “Sheshi i Dëshmorëve”, këshilltarët e Kuvendit Komunal mbështesin lokacionin e Lapidarit të Dëshmorëve të vendosur në këtë vend dhe i propozon shërbimeve të administratës komunale për përgatitjen e dokumentacionit përkatës;

3. Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës mbështesin përfaqësuesit politik për vazhdimin e dialogut të filluar me përfaqësuesit e Qeverisë serbe nën patronatin e faktorit Ndërkombëtarë.

Kryetari i Kuvendit

Dr. Ramiz Latifi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.