Home » Lajme » Kuvendi komunal në Preshevë ka mbajtur sot mblerdhjen e vetë të rregullt

Kuvendi komunal në Preshevë ka mbajtur sot mblerdhjen e vetë të rregullt

Kuvendi komunal ka vazhduar me seancën e dytë për këtë vitë, me c’rast për rend dite ishin paraparë 24 pika ku vetëm 5 prej tyre sot janë miratuar. Kjo seancë shënon edhe rikthimin e opozitës ,e cila qëndroi për një kohë të gjatë jasht kuvendit. Seanca si gjithë filloi me debate në mes këshiltarëve të pozitës dhe opozitës. Pas këtyre replikave dhe propozimeve u votua edhe rendi i ditës me plotësim ndryshime. Ndërkaq pika e parë ishte vendimi mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2010 , ku nuk munguan debatet dhe replikat, mirëpo pas sqarimeve nga ana e kryeshefit për ekonomi dhe financa Fatmir Azizi kjo pikë gjeti mirpëkuptimin dhe u miratua me shumica votash.Edhe pika e dytë ajo mbi përcaktimin e lartësis së shkallës së tatimit në pronë kaloi me shumicë me shumic votash.Këshilltarët e kuvendit komunal po ashtu kanë miratuar plotësim ndryshimin e statutit të NIP “Presheva”.
Pas një pauze këshilltarët përsëri kanë vazhduar me rendin e ditës gjegjësishtë me shqyrtimin dhe miratimin e raportit të punës dhe atij financiarë për vitin 2010 të shtëpis së shëndetit Presheva. Pas kritikave nga ana e këshilltarëve në foltore është paraqitur dejtori i shtëpis së shëndetit Bujar Zulfiu ka dhënë siqarime për raportin e punës për vitin 2010,numrin e punëtorëve,pastja mbindërtimi i shtëpis së shëndëetit,pastaj materniteti,aftësimi i kuadrove dhe shume cështje të tjera.Pas kësaj me shumicë votash u miratua edhe kjo pikë e rendit të ditës.Ndërkaq kur u kalua tek miratimi i programit të punës dhe atij financiarë për vitin 2011,kryetari i grupit të këshilltarëve të PVD-së Nadër Sadiku ka kërkuar që materniteti të bëhet në aneks shtesë dhe shërbimi i praksës së përgjithëshme të mbetet i pa prekur. Ndërkaq kryetari Mustafa tha se merita për maternitetin i takon gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës.Merita tjetër u takon gjitha partive politike pas kanë kërkuar maternitetin si domosdoshëri , edhe politika në Bujanoc ka pas rolin e vetë pasi janë pajtuar që materniteti të jetë në Preshevë tha kryetari Mustafa në senacën e sotme.Ai po ashtu ka potencuar se maternitet nuk është meritë e kryetari të komunës por e ambasadorit amerikan,i cili kishte kërkuar ti që të bëhet trysni në qeverin e serbisë dhe me urgjencë të filloj ky projekt.Pas kësaj trysnie nga ambasadori amerikan ,menjëherë qeveria këtë gjë e ka transmetuar tek ministria e shëndetësis e që më pas trupi koordinues ka ndarë mjetet për ndarjen e mjeteve për dokumentacionin teknik.Po ashtu kreu i komunës foli për rikthimin e dokumentacionit teknik , për të cilin kryetari Mustafa kishte kërkuar aneks shtesë për maternitetin.Deri sa nuk definohen hapësirat dhe nuk krijohen kushte e domosdoshme nuk do të lejojm që të fillojnë punimet. Është një joseriozitet e ministrisë së shëndetësis e cila nga shuma 700 mijë euro ka ndarë vetëm 200 mijë.Jo serioziteti më i ashpër nga ministria e shëndetësis është fakti i vënies së kushteve ndaj ofertuesve ka theksuar kreu i komunës Ragmi Mustafa.Kryetari Mustafa bëri apel që politika të bashkohet pasi kjo nuk do të mbetet meritë e PDSH por e gjithë strukturave politike, jepni propozime për daljen nga kjo situatë sidomos punëtorët shëndetësorë që janë këshilltarë ishin fjalët e kryetarit Mustaf gjatë sencanës sotme.Ndërkaq kryetari i kuvendit komunal Besim Abduli konsideroi se politika por dhe mantilat e bardha duhet të jenë unik dhe të reflektojnë pozitivishtë sa i përket cështjes së maternitetit.U morë qëndrim që të krijohet një komision i cili do të kërkonte aneks e jo adaptim të objektit për maternitet.Kryetari grupit të këshilltarëve të PDSH -së Mitat Saqipi tha të propozohet takim për të marrë qëndrime konkrete.Ndërkaq pas disktumeve me shumica votash ka kaluar edhe programi i punës dhe ai fianciarë i shtëpisë së shëndetit për vitin 2011.Seaca e radhës pritet të thirret javën e ardhme për tu diskutar edhe me 19 pika tjera të rendit të ditës.

RTV Presheva

 

So that homeworkhelper.net/ day, I learned about wait/think time

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch