Kuvendit Komunal i Komunës së Preshevës sot ka mbajtur seancën e IX, e cila filloi nga ora 12:00.

Në këtë seancë ishin të pranishëm 36 këshilltar të kuvendit komunal, anëtarë të Këhillit Komunal dhe kryetari i Komunës z. Shqiprim Arifi.

Në këtë seancë ishin të parapara 12 pika të rendit të ditës, ku në fillim të seancës, kryetari i Kuvendit Komunal, z.Sami Salihu propozi që pika e katërt e rendit të ditës “Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit mbi miratimin e Strategjisë për zhvilimin e komunës së Preshevës”, të tërhiqet nga rendi i ditës.

Para miratimit të rendit të ditës, partitë opozitare kërkuan që disa pika të hiqen nga rendi i ditës si, pika mbi Plani Aksional dhe mbi taksat e komunës e që për këto pika të thirret një seancë e veçant, kërkesë që nuk u miratua nga të pranishmit, me 17 vota pro dhe 20 kundër.

Pas miratimit të rendit të ditës, pati mjaft debat sidomos nga opozita e cila më së shumti kishte mospajtime tek pika e buxhetit për vitin 2019 ku, sipas tyre kishte paqartësi rreth realizimit të parashikuar të këtij buxheti të fryrë për vitin 2019.

Seanca zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes dhe krejt në fund u votua buxheti i vitit 2019 me 21 vota pro 3 kundër dhe 2 apstenime.