Home » Lajme, Vendore » KUVENDI VOTON PROJEKT – REZOLUTËN PËR PROCESIN E DIALOGUT

KUVENDI VOTON PROJEKT – REZOLUTËN PËR PROCESIN E DIALOGUT

Një projekt-rezolutë e propozuar nga Partia Socialedemokratike dhe NISMA Socialdemokrate ka marrë votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga 61 deputetë të pranishëm në sallë, 59 votuar kanë votuar PËR dhe dy kanë abstenuar.

Në këtë projekt-rezolutë thuhet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë me: Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në proces; anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB); zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO.

Rezoluta e përkufizon qartë se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.

Kështu, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj nga NISMA do të jenë bashkëkryesues të delegacionit shtetëror për dialogim, ndërsa anëtarë do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga kabineti i kryeministrit, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Jagxhillar nga 6+, Dardan Gashi zëvendëskryeministër, një përfaqësues i shoqërisë civile, emri i të cilit do të  bëhet i ditur më vonë, dy vendet e hapura për LDK-në dhe Vetëvendosjen, do zëvendësohen përkohësisht nga Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch