Home » Lajme » Kuzhe, po ose jo në kombëtare, vendimi pritet sot

Kuzhe, po ose jo në kombëtare, vendimi pritet sot

Trajneri kroat dhe presidenti i FSHF-së sot do të ulen kokë më kokë për rinovimin e kontratës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar dje se brenda kësaj jave do të vendoset për të ardhmen e Kuzhes në krye të pankinës kuqezi. Kreu i institucionit të futbollit i ka shmangur komentet mbi prononcimin e Kuzhes në mediat kroate, i cili zbulonte që Duka i kishte kërkuar rinovimin. “Kuzhe do të vijë këtë javë dhe ne do të ulemi të bisedojmë për rinovimin e mundshëm të kontratës, më pas do të vendosim për hapat e mëtejshëm.

Gjithsesi, mund të them që brenda kësaj jave gjithçka do të jetë e sqaruar sa i përket Kuzhes. Mund të ketë prishje të njëanshme, me konsensus, apo rinovim: një vendim do të merret. Ndërsa për emra të tjerë është e kotë të flasim, pasi, logjikisht, pa përfunduar bisedimet me Kuzhen, nuk mund të hyjmë në tratativa me të tjerë. Vetëm kaq mund të them, sepse realisht nuk ka asgjë më tepër. Kontrata e tij përfundon në fund të dhjetorit,” – është shprehur dje Duka.

Kuzhe, i etur për para Ndonëse presidenti i FSHF-së nuk thotë nëse i ka ofruar rinovimin kroatit (vetë Kuzhe ka pranuar pak ditë më parë në mediat kroate që presidenti Duka i ka kërkuar të rinovojë), fakti që ka hyrë në bisedime e vërteton këtë. Në të kundërt, palët do të kishin shtrënguar duart qysh pas ndeshjes me Rumaninë.

Burime pranë FSHF-së konfirmojnë që kroati është gati të rinovojë, por kërkon një kontratë më të majme, çka Duka vështirë se do t’ia ofrojë.Pak ditë më parë, sekretari Prodani deklaroi se “as që bëhet fjalë për rritje rroge” në kushtet kur të ardhurat e FSHF-së nga shitja e të drejtës televizive të ndeshjeve të kombëtares do të jenë shumëfish më të ulëta.

Pa një skuadër të madhe në Grupin E eliminator për Botërorin 2014” (Shqipëria ka rënë me Norvegjinë, Zvicrën, Slloveninë, Islandën dhe Qipron), FSHF do ta ketë të vështirë të përfitojë qoftë 1 milionë euro (nga rreth 5.5 milionë që përfitoi edicionin që sapo u mbyll) nga e drejta televizive, çka do të thotë që do të jetë edhe më e kursyer në shpenzimet për kombëtaren. Josip Kuzhe ka përfituar mbi 250 mijë euro për 2 vjet e gjysmë, pa llogaritur këtu shpenzimet për akomodimin e tij apo bonuset e tjera. Nëse do të rinovojë, kontrata e tij do të jetë të paktën 2-vjeçare, pasi eliminatoret e ardhshme përfundojnë në vjeshtë të 2013-ës.

24 Ndeshje e ka drejtuar trajneri Josip Kuzhe kombëtaren kuqezi, përfshi këtu ato zyrtare dhe miqësore.

6-1 Eshtë fitorja më të thellë nën drejtimin e trajnerit Kuzhe, kur kuqezinjtë mundën Qipron në “Qemal Stafa”, në një ndeshje miqësore.

 4 Humbje radhazi ka pësuar Shqipëria në ndeshjet kualifikuese të Euro 2012, ndër të cilat më zhgënjyesja ajo në Luksemburg, me rezultatin 2-1.

Liz garden and mike mastrullo do a great job of this by presenting a consistent tone in their writing, staying on topic with a theme, and organizing their posts and blogs in a way that appeals http://writemyessay4me.org to the school community

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch