Home » Lajme » “La Gazzetta dello Sport”: Cana është lojtar i Lazios

“La Gazzetta dello Sport”: Cana është lojtar i Lazios

Ylli i Shqipërisë, Lorik Cana, nuk është ende zyrtarisht një futbollist i Lazios, por do të jetë i tillë brenda kësaj jave. Gazeta më e madhe sportive në Itali dhe një nga më të besueshmet në botë “La Gazzetta dello Sport”, shkruante të hënën në edicionin e vet të printuar, se klubi i Galatasarayit, që zotëron kartonin e lojtarit, ka vendosur më në fund që t’ia shesë lojtarin shqiptar Lazios.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mbetet të përcaktohet vetëm forma e transferimit. Nëse portieri uruguaian i Lazios, Fernando Muslera, do të pranojë të kalojë te Galatasaray, Cana do të jetë pjesë e shkëmbimit (Lazio do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë), ndërsa nëse portieri nuk do të pranojë këtë destinacion, atëherë klubi italian do të paguajë rreth 8 milionë euro për shërbimet e shqiptarit.

“Lazio dhe Galatasaray kanë rënë dakord për transferimin e Canës, sido që të ndodhë. Lojtari do të vishet bardhekaltër sezonin e ardhshëm edhe nëse Muslera nuk do të pranojë të shkojë në Stamboll. Tash për tash zyrtarizimi varet vetëm nga përgjigjja e portierit uruguaian, e cila duhet të vijë në 48 orët e ardhshme, ose në rastin më të keq përpara fillimit të Kupës së Amerikës më 2 korrik. Nëse Muslera do të pranojë, Lazio dhe Galatasaray do të formalizojnë marrëveshjen e arritur që para rreth 10 ditësh. Ajo parashikon që dy lojtarët të “kryqëzojnë rrugët” mes tyre dhe Lazio të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë”, ka shkruar “La Gazzetta dello Sport” të hënën.

Kjo gazetë, i ka kushtuar pak vëmendje edhe faktit që futbollisti shqiptar nuk është i lumtur me kontratën financiare që i ofron Lazio. Sidoqoftë, diferencat prej rreth 800 mijë eurosh në vit mes ofertës dhe rrogës aktuale të shqiptarit, sipas gazetës, janë “limuar” me ndërmjetësimin e drejtorit sportiv të klubit italian dhe mikut të Canës, Igli Tare. Ish-kapiteni i Kombëtares, Tare, në një intervistë për gazetën “Il Messagero”, ka deklaruar se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për “telenovelën Cana”.

Turn up usually means that there is a party, so don’t be surprised if your child breaks http://www.spying.ninja out into a dance the next time you ask them to turn up the volume

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch