Home » Lajme, Vendore » Lagja Kajoshajve në Miratoc me rrugë të asfaltuar & video

Lagja Kajoshajve në Miratoc me rrugë të asfaltuar & video

Fshatarët e bashkësisë lokale Miratoc tani më janë me infrastrukturë më të mirë rrugore. Gjatë këtyre ditëve po bëhet asfaltimi I rrugës në lagjen e kajoshve në gjatësi prej 340 metra e gjerësi katër metra.

Asfaltimi I kësaj rrugë u ka mundësuar fshatarëve qarkullim më komod me theks të veçantë gjatë periudhës së reshjeve të shiut, që herë pas here edhe kanë bllokuar qarkullimin normal të banorëve të kësaj ane. Asfaltimi e rrugës e kanë përshëndetur kryetari I kuvendit që vie nga ky fshat, Ramiz Latifi dhe kryetari I bashkësisë lokale Miratoc, Merxhan Memishi. Projekti për asfaltimin e rrugës në Miratoc ka vlerën e përgjithshme prej katër million dinarësh e kofinancuar nga Trupi Koordinues dhe buxheti I komunës së Preshevës. Asfaltimi I rrugës po bëhet përgjatë shtratit të lumit, ku punët në terren I ka inspektuar kryetari I komunës, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorët e tijë. Në kuadër të Planit Investiv gjatë vitit që lamë pas kjo bashkësi lokale ka gëzuar edhe realizimin e një projekti që kishte të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch